Kryeministri Edi Rama reagoi për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku kandidatët e Partisë Socialiste arritën të fitonin në pesë bashku, nga gjashtë në të cilat po zhvilloheshin zgjedhjet në total. Rama nuk u ndal vetëm te ky sukses, por shtoi se duhet hedhur një vështrim nga situata në Ukrainë që ka stabilizuar qetësinë botërore. Në hapësirën e komenteve, ka reaguar një qytetar, i quajtur Selim Hoxha. Ai i thotë kryeministrit se është një shqetësim pjesëmarrja e ulët në votime e kjo do të thotë se qytetarët kanë humbur besimin. Kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti me fjalët se kudo…
Author: tirana
Fifi dhe Donaldi po sjellin një surprizë së bashku. Ose të paktën kështu ka lënë Fifi të kuptohet. Në një nga koncertet e saj të fundit këngëtarja së bashku me të pranishmit fillojnë të bërtasin në kor “Filoqyl” e më pas Fifi thotë: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.” Videoja nuk u ka shpëtuar fansave që e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke aluduar se çfarë po përgatit dyshja. Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në…
Një kamion i madh është përplasur në portat e ambasadës ruse në Dublin. Lajmi është bërë i ditur nga media SkyNews. Si rrjedhojë njoftohet se një person ka rënë në prangat e policisë. Policia irlandeze tha se kamioni goditi portat e ambasadës në rrugën Orwell në jug të Dublinit, ditën e sotme. Ambasada ka qenë vend i protestave ditët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ish-kandidati i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha pas humbjes së PD në zgjedhjet e pjesshme vendore, i cili e justifikoi humbjen e tij duke thënë se qytetarët e braktisën procesin zgjedhor. Postimi: EDHE FITUESI DUHET TA MENDOJË NJË DITË HUMBJEN Domethënë këta që nuk kanë shkuar të votojnë dje qenkan të gjithë me PD-në zyrtare. Që i bie fitore publicitare me mbi 70 përqind. Ashtu duhet të jetë, në fakt, se ndryshe nuk do të dilte para të gjithëve Lulzim Basha që të përshëndeste zgjedhësit e vet për suksesin. Me sa duket e ka harruar që…
Ka nisur para pak momentesh raundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë. Takimi po zhvillohet në Bjellorusi dhe pritet që palët të arrijnë në një marrëveshje pas dështimit në dy takimet e mëparshme. Më herët u bënë publike dhe kushtet që Rusia ka vendosur ndaj Ukrainës për të ndaluar luftimet. Sipas medieve të huaja, kushti i parë është që në Ukrainë të vendoset një kryeministër pro-rus. Në kushtin e Rusisë thuhet se Zelensky do vijojë të jetë president, por me kompetenca më të kufizuara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër. Kushti i dytë është që Ukraina…
Alex Crawford, një prej korrespondenteve speciale të Sky News gjendet momentalisht në kryeqytetin ukrainas të Kievit. Ajo po raporton që atje zonat e banuara të cilat janë shkatërruar nga bombardimet e rusëve. Gjatë raportimit, korrespondentja ka përshkruar tmerrin e atyre që për fat të mirë u mbijetuan këtyre sulmeve. “Kishte rreth tetë shtëpi këtu që janë rrafshuar, rrafshuar plotësisht”, thotë Crawford. Më pas, vijon: “Këtu kanë vdekur nga një familje rreth gjashtë veta, tre fëmijë, njëri rreth 12 vjeç, tjetri më duket adoleshent më i madh”. “Në mënyrë të pabesueshme, disa civilë mbijetuan. Njerëzit me të cilët kemi biseduar thonë…
Sali Berisha ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit ku Partia Socialiste arriti të fitojë thellë pjesën më të madhe të bashkive në garë. Ish kryeministri shprehet përmes grupit të rithemelimit se rëndësi ka që u pati më shumë vota se Lulzim Basha. Sipas tij ky është një tregues se populli e do atë. “Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falenderon me mirënjohje të thellë, të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 Marsit. Një falenderim për Shkodrën dhe qytetarët e saj të cilët me…
Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë ndoshta një ndër çiftet më simpatikë në Shqipëri. Megjithatë, ata nuk preferojnë shumë të ekspozohen dhe qëndrojnë diskretë për lidhjen e tyre. Por së fundmi, çifti festoi 6-vjetorin e lidhjes së tyre duke na treguar dashurinë e fortë që ata kanë për njëri-tjetrin. Në një postim të bërë nga këngëtarja e famshme, kemi mësuar përvjetorin e tyre. Në foton në fjalë, Çiljeta shihet bashkë me futbollistin e Partizanit duke festuar ditën e shënuar të historisë së tyre dashurore. Si ç’thamë, çifti bëri 6 vjet që janë së bashku dhe nëpërmjet një fotoje të postuar…
Një 32-vjçar gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kishte menduar se do të kalonte lehtë kufirin nëse do paraqitej me pasaportë të falsifikuar si ukrainas, por plani i tij nuk eci siç kishte menduar. I riu gjerman me inicialet S.D u arrestua sot në Rinas, teksa u paraqit si një 31-vjeçar nga Ukraina me inicialet R.F. 32 vjeçari gjerman është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. Ai u arrestua sot për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave…
Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë hyrë sot në ditën e 12-të të tyre. Që nga dita e parë kur filloi ofensiva ruse në 24 shkurt e deri më sot, në 7 mars kanë ndodhur shumë zhvillime. Nga ç’bëjnë me dije zyrtarët ukrainas, raundi i tretë i bisedimeve do të mbahet midis negociatorëve ukrainas dhe atyre rusë nga ora 16:00 me kohën e Kievit (14:00 GMT).Rusia hodhi në lojë një plan të ri për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë që lejon civilët të hyjnë në korridore të caktuara humanitare është kritikuar – me Britaninë që e quajti atë “cinike…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka falenderuar votuesit për fitoren në Bashkinë e Lushnjës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se votëbesimi i qytetarëve është një detyrim për të vijuar me punët e bëra. “Qytetarët e Lushnjes vendosën që Eriselda Sefa të vijojë drejtimin e Bashkisë. Votëbesimi i tyre është obligim i shtuar për të çuar deri në fund punët e nisura”, tha Gjiknuri.
“Më shumë se 1.7 milion njerëz janë larguar nga Ukraina si pasojë e luftës”, raporton Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Shifrat e eksodit po rriten ndjeshëm dita-ditës pasi vetëm një ditë më parë, kjo shifër ishte 1.5 milion. Nga sa raporton UNHCR, gati tri të pestat e totalit – afro 1.03 milion – kanë arritiur në Poloni. Më shumë se 180,000 ukrainas kanë shkuar në Hungari dhe 128,000 të tjerë në Sllovaki. Ndërkohë sot, para pak minutash, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell paralajmëroi se rreth pesë milionë ukrainas pritet të ikin nga…