Author: tirana

Portieri shqiptar Thomas Strakosha flitet se mund të qëndrojë me Lazion. Skuadra nga Roma është në kërkim të një portieri i cili do garantonte sigurinë e portës dhe gardiani i kombëtares shqiptare mund të rinovojë nëse tekniku Sarri i jep disa garanci. Strakosha kërkon nga klubi një kontratë trevjeçare nga e cila të përfitojë 2 milionë euro në sezon dhe 2,5 milion euro bonuse nënshkrimi. Situata për Strakoshën ka disa kohë që nuk është shumë e mirë tek Lazio. Reina i ka zënë disa herë vendin e titullarit dhe para disa muajsh Strakosha kërkonte largimin nga klubi.

Read More

Për herë të parë në 30 vite, Partisë Demokratike, forcë e cila ka drejtuar historikisht Bashkinë e Shkodrës që pas rrëzimit të komunizmit, nuk ka arritur të sigurojë qoftë edhe një votë në qendrën e votimit numër 118, në njësinë administrative Shalë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, asnjë qytetar në këtë qendër nuk i besoi votën kandidatit demokrat, Xhemal Bushati. Në këtë bashki, gara kryesohet nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia, ndërsa e dyta renditet socialistja Majlinda Angoni.

Read More

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur zyrtarisht vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg. Pas zbardhjes së vendimit tashmë pritet që ai t’i komunikohet palëve të cilat do të vendosin nëse do bëjnë apo jo rekurs në Gjykatën e Lartë. Tahiri, priste vetëm zbardhjen e vendimit për t’ju drejtuar Gjykatës së Lartë, ndërsa SPAK pret të njihet me argumentet e Apelit, për të vendosur nëse do…

Read More

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka publikuar raportin më të fundit të luftës në Ukrainë, ku deklarohen më shumë se 400 civilë të vrarë gjatë sulmeve në Ukrainë. Por për fat të keq, OKB thekson se numri i viktimave pritet të jetë më i lartë se sa është raportuar. Numri ekzakt i civilëve që kanë rënë vikima të luftës është 406 ku mes tyre janë edhe 27 fëmijë, ndërsa janë plagosur 801 persona që nga dita e parë e fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Read More

Reporterët e “BBC News Ukrainian” kanë zhvilluar një intervistë me mjekun Oleg Revko, i cili u vu nën zjarr të fortë nga trupat ruse në qytetin verior të Chernihiv. Mjeku tregon bombardimet e rusëve në spital duke hedhur poshtë pretendimet e rusëve që thonë se nuk kanë shënjestruar civilë. “Spitalet sulmohen si çdo gjë tjetër, nuk u intereson”, thotë Oleg. Mjeku shprehet se nuk ka ndërmend të lëvizë nga spitali dhe se do të qëndrojë në krye të detyrës së tij humane për aq kohë sa të mundet.“Do të jem në spital deri në fund. Është detyra ime. Nuk e…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas humbjes së 6 bashkive të pjesshme vendore të 6 marsit. Gjekmarkaj në reagimin e tij i ka konsideruar humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Gjekmarkaj ndër të tjera thotë se PD nuk mund të akuzojë askënd pos vetes, ndërsa thekson se çdo justifikim është i papranueshëm. Deputeti demokrat bën thirrje që PD duhet të mbledhë me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ato që çuan në këtë katastrofë elektorale, ku ka paralajmëruar dorëheqjen duke shtuar se është i gatshëm që të mbaje përgjegjësi. “Në zgjedhjet e pjesshme…

Read More

Tek Tirana e kanë kaluar lehtë barazimin në derbi. Ata vinin nga dy fitore radhazi dhe ajo pikë e marrë përballë Partizanit në një ndeshje aq delikate si ç’është derbi nuk është për t’u nënvlerësuar. Aktualisht kryeqytetasit qëndrojnë të qetë në krye, të bindur se fati i titullit është vetëm në dorën e tyre. Megjithatë, garancia për këtë objektiv do të shihet në tre sfidat e radhës të bardhebluve. Provën e parë të vështirë e kanë këtë javë teksa udhëtojnë në transfertë përballë Vllaznisë. Shkodranët janë një rival shumë cilësorë, për më tepër në Loro Boriçi. Në dy përballjet e…

Read More

“Ukrinform” njofton se forcat ukrainase kanë mundur të rimarrin kontrollin e aeroportit në Mykolaiv pas 3 ditësh luftimesh të vazhdueshme. “Aeroporti është sërish në duart tona! Pushtuesit u mundën. Nuk dihen  ende se kur do të rinisin fluturimet por gjëja më e rëndësishme është që kemi marrë sërish kontrollin e aeroportit”, ishin fjalët e kreut të administratës rajonale në Mykolaiv, Vitaly Kim.

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh në ditët në vijim. Lajmi u dha nga kryetari i samiteve të BE-së Charles Michel në një postim në Twitter të hënën. “Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në ditët në vijim”, tha ai. Udhëheqësit e BE-së janë planifikuar të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe ofertën e vendit për t’u bashkuar me BE-në në një samit jozyrtar në Paris të enjten.

Read More

Himarë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatorët”, për goditjen e veprimtarisë së mbajtjes së lëndëve eksplozive. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë. Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës. Vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”. Në kuadër të…

Read More

Rrethrrotullimi përballë ambasadës së Ukrainës në Madrid, do të emërtohet me emrin “Volodymyr Zelenskyy. Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari bashkisë së kryeqytetit spanjoll, Jose Luis Martinez-Almeida. ”Ky emërtim i dedikohet popullit ukrainas dhe presidentit të tij, Zelensky. Shpreh gjithë mbështetjen e qytetit tonë për liderin e Ukrainës”, deklaroi Almeida duke e konsideruar presidentin si ”fanar të lirisë”. Për kryebashkiakun e Madridit, Martinez-Almeida, presidenti po ushtron detyrën ”heroikisht” kundër pushtimit rus.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ishte sot e pranishme dhe përshëndeti takimin “Nxënësit për Mësuesit”, kushtuar 7 Marsit, Festës së Mësuesit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Parlamentit të Nxënësve, mësuese e mësues nga të gjitha qarqet e vendit, deputetë, përfaqësues të institucioneve të arsimit, drejtues shkollash etj. Ishte gjithashtu e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Kryetarja e parlamentit të nxënësve, Ester Ndreka, e cila hapi këtë takim, u uroi mësueseve e mësuesve festën e 7 Marsit dhe shprehu mirënjohjen e të gjithë nxënësve…

Read More