Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Rama shkruan se zgjedhjet i dhanë PS, Socialiste as më shumë e as më pak se sa socialistët prisnin. Por ndërsa uron fituesit, dhe falenderon ata që u angazhuan në këtë garë, Rama shkruan se lufta në Ukrainë e bën të pamundur shijen legjitime të kësaj fitoreje, ndaj shkruan ai sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë. “Ia dolëm me…
Author: tirana
Sot luhen 3 ndeshje për llogari të javës së 24-të të Abissnet Superiore, ku spikat Laçi-Kastrioti, takim ky i cili do të luhet në Kamëz ora 13:45. Kjo pritet të jetë një përballje interesante mes dy skuadrave. Kurbinasit nga ana e tyre do të kërkojnë fitoren që i’u mungon prej dy ndeshjesh, ndërsa synojnë t’i afrohen edhe Tiranës kryesuese pas barazimit që kjo e fundit bëri në derbin e kryeqytetit me Partizanin. Ndërkohë nga kampi tjetër, krutanët e Emiliano Çelës do të tentojnë 3 pikët e mbijetesës të cilat do të peshojnë shumë në fund të sezonin në llogaritë për…
Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë sot raundin tretë të bisedimeve, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë. Më herët ishte vendosur që bisedimet mes vendeve të zhvilloheshin në orën 13:00, ndërsa aktualisht është njoftuar se është shtyrë orari i bisedimeve të cilat pritet të mbahen në orën 16:00. Një delegacion rus ka mbërritur në qytetin bjellorus të Brest për bisedime me negociatorët ukrainas, teksa lufta ka hyrë këtë të hënë në ditën e 12-të. Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret. “Rundi i…
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe një sërë vende të tjera perëndimore i bënë thirrje Interpol-it që ta pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit. Sipas asaj që deklaroi sekretarja e brendshme britanike, Priti Patel, shtete si: Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kërkuan njëzëri “pezullimin e menjëhershëm të qasjes së Rusisë” në sistemet e Interpol-it. “Veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”, tha Patel. Grupi i kërkoi komitetit ekzekutiv të Interpol-it që të marrë një…
Media skynews njofton se forcat ruse kanë qëlluar një gazetar zviceran, i cili ishte duke raportuar informacionet më të fundit për luftën në Ukrainë. Gazetari që ra pre e të shtënave ruse ishte Guillaume Briquet dhe aktualisht ndodhet në spital. Agjensia e lajmeve “Hromadske”, me bazë në Ukrainë bën me dije se ushtarët rusë qëlluan makinën e tij dhe më pas i konfiskuan paratë, pasaportën dhe laptopin. Ky është rasti më i fundit kur forcat ruse sulmojnë një gazetar, pasi kujtojmë se javën e kaluar ndodhi një tjetër situatë e ngjashme ku një ekip i Sky News u qëllua në…
Këtë të enjte, 2 shefat e diplomacisë ruse dhe ukrainase pritet të takohen së bashku. Sipas asaj që raporton “BBC”, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov do të ulet në bisedime me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Burimet thonë se takimi mes dy diplomatëve është caktuar të mbahet në Antalia të Turqisë. Ky takim mes Lavrov dhe Kuleba vjen në një moment kulminant të tensionit ndërmjet dy vendeve pasi kujtojmë se Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë. Ukraina deklaron se sulmet me raketa kanë vazhduar në shumë qytete dhe zona të banuara, si dhe shprehu frikën se…
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, këtë 7 Mars kanë suprizuar mësuesen e tyre të parë. Ka qenë Llatja i cili përmes një postimi në “Facebook”, krah urimit për mësuesen e parë ka zbuluar se ai dhe Nano kanë qenë shokë klase. “7 Marsi ynë i veçantë Së bashku me Gledisin vendosëm t’i bëjmë një surprizë mësueses sonë të klasës së parë, Liri Koburja. Kujtuam me nostalgji ndodhitë tona të fëmijërisë në shkollën “Naim Frashëri” dhe shprehëm gjithë mirënjohjen tonë për dashurinë, durimin e dijet që na…
Ditën e sotme, në puntatën e radhës të “Wake up” në ‘’Top Channel’’ Isli Islami dhe ish – banorja e ‘’Big Brother Vip’’, Einxhel Shkira kanë bashkëprezantuar emisionin e mëngjesit. Einxhel u bë pjesë e këtij emisioni pasi Ori Nebiaj ishte në një angazhim politik. Ndërkohë, e ftuar në emisionin e sotëm ka qënë edhe motra e DJ Dagz, Aurora Gumishta. Gjatë intervistës me të, Isli e ka pyetur se si është parë romanca e Einxhel dhe Dagz-it brenda shtëpisë dhe Aurora është shprehur se e ka ditur që nga fillimi se mes tyre do të kishte diçka. Ajo tha…
Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani 17,000 raketa antitank dhe 2,000 raketa anti-ajrore Stinger, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN. Edhe përpara se të fillonte pushtimi rus më 24 shkurt, qiejt mbi Evropë janë mbushur me avionë ushtarakë të ngarkesave të SHBA-së dhe të tjerëve, veçanërisht C-17, shtylla kurrizore e flotës ajrore amerikane. Fluturimet kanë ripozicionuar trupat përgjatë krahut lindor të NATO-s, por gjithashtu kanë lëvizur armët në pikat e transferimit ku ato mund të dorëzohen në Ukrainë. Dhe ritmi i fluturimeve vetëm është rritur. Sapo filloi pushtimi…
Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Dibrës. Kandidati i PS, Rahim Spahiu ka marrë gjithsej 13 995 vota duke kryesuar në këtë mënyrë nga kandidatët e tjerë. 1 nga nga kutitë është e pa numëruar pasi është e konstatuar se ka qenë e thyer. Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë ishin katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.Rezultatet: Kandidati i PS, Rahim Spahiu – 13 995 vota Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Premtim…
Qeveria ruse miratoi një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë. Në të bën pjesë dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesë e listës janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe të gjitha vendet e botës që vendosën sanksione ekonomike dhe masa të tjera ndëshkuese për të dënuar tentativën për pushtim të ushtrisë së Moskës në Ukrainë. Ky urdhër është përgatitur në kuadër të Dekretit të Presidentit Vladimir Putin,…
Nga sa raportojnë burimet e Pentagonit dhe ato në Ukrainë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shumë i sëmurë dhe “po vdes në agoni nga kanceri i zorrëve”. Sipas tyre, “fytyra e tij e fryrë” është një shenjë e qartë që tregon se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide. Ai nuk ka asnjë shenjë buzëqeshjeje në fytyre dhe kjo shprehi tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme, deklarojnë burimet amerikane. Rrjedhimisht kjo e ka bërë atë më agresiv dhe ai po e sulmon Ukrainën pasi e di që do të vdesë dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, shprehen…