Ambasadori rus në Hagë, Alexander Shulgin ka deklaruar se Rusia nuk do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ku Ukraina po bën thirrje për ndalimin e pushtimit. Ai u shpreh se qeveria ruse nuk do të ishte e pranishme në këto procedura. Nga ana tjetër, kryegjyqtarja e gjykatës më të lartë të OKB-së tha se ndjen keqardhje për mosparaqitjen e Federatës Ruse. Edhe përfaqësuesi i Ukrainës në Hagë, Anton Korynevych tha në gjykatë: “Fakti që vendet ruse janë bosh flet shumë, ata nuk janë këtu, ata janë në fushën e betejës”. Ai akuzoi…
Author: tirana
Nëse i përkisni klubit të femrave që zakonisht nuk i pëlqejnë shoqet e mikeshave tuaja, ndërkohë që ju vetë konsideroni se jeni shpirti i shoqërisë dhe personi më i ëmbël në tokë, ne kemi një lajm për ju. Mund të mos keni faj që dukeni të papëlqyer, por nëse njerëzit që njihni nuk ju pëlqejnë, është një fenomen i zakonshëm, do të thotë se po bëni diçka të gabuar në mënyrën se si shpreheni në takime shoqërore. Nëse ky fakt ju mërzit dhe ju mbyll në një imazh fals, ne do t’ju prezantojmë me dy elementë që mund t’i keni…
Aktorja e humorit, Delinda Disha ka ndarë lajmin më të ëmbël ndonjëherë. Ajo është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të dytë. Delinda ka zgjedhur që këtë moment ta zbulojë përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa bashkëshorti dhe i biri i pikturojnë disa zemra. “Faleminderit Zot per gjithçka”, ka shkruar aktorja krahas fotos, duke marrë urime të pafundme. View this post on Instagram A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)
Në daljen më të fundit publike, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një tjetër mesazh për ndërkombtarët. Zelensky bëri thirrje që të vendosen edhe më shumë sanksione kundër Rusisë duke theksuar “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”. Gjatë konferencës së tij ditore për mediat, presidenti i Ukrainës deklaroi se pushtimi nga Putin tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”, prandaj, vijoi Zelensky, “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”. Ai shton se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”.
Ukraina nuk po gjen qetësi nga luftimet e ashpra dhe bombardimet e rusëve. Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë një tjetër lajm të hidhur. Mësohet se trupat rusë kanë vrarë sot kryebashkiakun e qytetit të Hostomel i cili ndodhet pranë Kievit. Ky informacion është konfirmuar edhe nga autoritetet lokale në Ukrainë. “Kryetari i komunës Gostomel, Yuri Illich Prylypko, vdiq duke shpërndarë ushqime për popullatën e uritur. Ai vdiq për popullin e tij, vdiq si hero”. kanë shkruar ata në faqen e komunës në Facebook.
Janë bërë publike 3 kushtet e forta që Rusia i ka vënë Ukrainës për të përfunduar luftën. Ato janë publikuar nga bashkëthemeluesi i platformës së njohur “Bellingcat”, Christo Grozev, ku mësohet se kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara. Kushti i dytë është së Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura. Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku…
Është mbyllur me sukses procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Durrësit, ku fituese u shpall kandidatja e Partisë Socialiste, Emirjana Sako. Sako la pas 2 kandidatët e opozitës, ku ndjekësi më i afërt i saj ishte kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka dhe pas tij vinte ai i Partisë Demokratike, Luan Hoti. Kujtojmë që Partia Socialiste korri një fitore të kënaqshme në këto zgjedhje të pjesshme lokale. Në 6 bashki të cilat kishin mbetur pa kryetar, socialistët fituan 5 prej tyre me rezultat të thellë, ndërsa vetëm në Bashkinë e Shkodrës avantazhi mbahet nga kandidati i…
Pas humbjes në 6 Bashki, Basha mbledh në 16:30 grupin e deputetëve në seli.
Muaji mars do të jetë jo pak vendimtar për fatet e sezonit të Interit. Ndeshja më e afërt është ajo në Champions League kundër Liverpool në mesjavë, ku zikaltrit duken se kanë shumë pak shanse për të kaluar në turnin tjetër pas humbjes 0-2 në shtëpi në ndeshjen e parë. Megjithatë, të besuarit e Inzaghit do të provojnë mrekullinë në “Anfeild”, ku do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të kthyer më pas vëmendjen në Serie A, aty ku janë në garë me kohë të plotë për të fituar titullin kampion. Në kampionat, Torino duket pika kyçe e këtij muaji…
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka bërë të ditur së ajo që kaloi ishte një natë e mirë për forcat vendase. Siç thuhet në një postim të bërë në Facebook, forcat ukrainase shkatërruan 30 helikopterë të armikut. Po ashtu bëhet e ditur se janë shkatërruar 3 kolona të armikut në një zonë drejt Nikolaev-it. POSTIMI “Natën, ushtarët ukrainas mbuluan aeroportin Chornobaivka pranë Kherson-it. Pushtuesit vendosën të vendosin pjesërisht flotën e tyre atje. Shkatërrohen 30 helikopterë të armikut, si dhe fuqi punëtore dhe pajisje. Ditën e kaluar, 3 kolona të armikut u shkatërruan në afërsi të Nikolaev, mbrojtësit ukrainas siguruan…
Edhe pse po korr humbje të njëpasnjëshme, këmbëngulja prej “Don Kishoti” e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nuk ka humbur dhe se do vijojë betejën e tij mbizotëron akoma. Ai ende parapëlqen të fshihet pas realitetit dhe mohon me bindje çdo disfatë që ka pësuar deri tani. “Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur me masakrën zgjedhore”, u shpreh Basha pasi u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, duke qenë se po humbiste garën edhe në bashkinë e Shkodrës. Pas kësaj deklarate nuk mund të mungonin komentet sarkastike dhe tallëse në rrjetet sociale, ku…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë të Tiranës. Policia bën me dije se një person ka goditur me thikë nënën e tij, e cila ka përfunduar në spital me plagë në trup. Për fat të mira, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i biri është në prangat e policisë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po…