Author: tirana

Lesya dhe Valeri, dy pjesëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës vendosën të shkëmbejnë unazat e martesës, në një pikë kontrolli në Kiev. “Tani mund të luftoni përkrah nuses”, ishte ky miratimi i kryebashkiakut dhe më tej një trokitje gotash për paqen, jetën e bukur dhe shpresën. “Duhet të jetojmë të tashmen, shumë njerëz e thonë këtë por janë të pakët ata që e jetojnë. Le të marrim nga jeta sa më shumë të mundemi dhe të jem shpresëplotë.” Edhe në qytetin perëndimor të Lviv, që prej 12 ditësh ka parë një fluks të jashtëzakonshëm të njerëzve që i largohen…

Read More

Nga Michelangelo Freyrie “Linkiesta” Mediat sociale janë të mbushura me foto dhe video që tregojnë përgatitjet për mbrojtjen e Kievit. Pas rënies së qytetit Kherson (280.000 banorë para luftës) dhe fillimit të rrethimit të Mariupol-it (444.000 banorë), ushtria ruse do të duhet të vendosë nëse do t’i përqendrojë burimet e saj në përparimin në jug të vendit, apo do të nisë një sulm vendimtar ndaj dy objektivave më prestigjioze në aspektin politik: Kiev dhe Kharkiv. Dy metropolet, me popullsi përkatësisht 2.8 dhe 1.4 milionë banorë, do të kërkojnë një përpjekje shumë më të madhe për t’u pushtuar për shkak të…

Read More

Rubla ruse është zhytur edhe më tej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord, teksa bisedimet për sanksione të mundshme kundër energjisë ruse po shtohen.Aktualisht 1 dollarë vlen 155 rubla, shkruan CNN. Para luftës një dollar kishte vlerë 70 me 80 rubla ruse. Rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.Rubla është zhytur pasi Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike.

Read More

Në të gjithë territorin e Republikës gjatë vitit 2020 qarkullonin 628 mijë mjete rrugore, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nga një përllogaritje që ka bërë “Scan Intelligence Unit”, rezulton se çdo automjet në vend konsumon mesatarisht rreth 1033 litra karburant në vit, ose 2.83 litra në ditë. Ndërkohë, çmimi mesatar i një litri naftë apo benzinë gjatë vitit të kaluar fiksohet në rreth 170 letë për litër, që përkthehet në rreth 481 lekë konsum mesatar ditor për çdo shofer. Me rritjen e çmimit të naftës në 230 lekë për litër, ky konsum mesatar…

Read More

Forcat ruse kanë sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila thotë se dënon ashpër sulmin rus, duke thene se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. “Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise, e cila ka publikuar edhe fotot.

Read More

Mes situatës së rënduar të Ukrainës, gazetari Blendi Fevziu përdori me humor në rrjetet sociale një foto të modifikuar të tij ku shfaqet si i zënë rob.“Më në fund mora vesh nga lajmet që jam zënë rob në Ukrainë. Siç e shihni, barku nuk lë fare vend për performancë ushtarake. Pa llogaritur mungesën e flokëve që bën të të thajë koka nga i ftohti”, shkruan me humor Fevziu, ndërsa më tej shpreh kundërshtimin ndaj luftës. Blendi Fevziu: Ishte shumë e bukur. S’e di kush e kishte bërë, e kishin postuar në Facebook, por m’u duk shumë interesante sepse ki parasysh që…

Read More

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës përfundojnë raundin e tretë të negociatave për luftën, thotë ambasada ruse. Sipas The Guardian takimi ka përfunduar me “zhvillime të vogla pozitive” në lidhje me korridoret e mundshme humanitare. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla. Bëhet fjalë për negociatorin Mykhailo Podolyak i cili tha se bisedimet nuk “përmirësuan ndjeshëm situatën” në tërësi. Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj. Civilë, duke…

Read More

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron Presidentin rus Vladimir Putin “tiranin më të rrezikshëm të të gjitha kohërave”. Gjatë fjalimit të tij në Parlament për miratimin e një rezolute të Shqipërisë që dënon agresionin rus në Ukrainë, Berisha tha se ajo që po ndodh në shtetin ukrainas është de facto fillimi i luftës së tretë. Por rezolutën e hartuar nga dy grupet parlamentare, Berisha e konsideron “si të shkruar nga një vend i Oqeanisë” dhe jo nga një vend evropian. Sali Berisha shprehet se ambiciet e Presidentit rus Putin janë Deti Adriatik dhe Dardanelet për të dominuar Mesdheun. “Ambiciet e Rusisë…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 3 mars të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Sokol Tona dhe ti ndalojë atij rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15-vitet e ardhshme pasi ka dalë në pension të parakohshëm pleqërie, duke shmangur kështu dhe procesin e rivlerësimit të filluar ndaj tij rreth dy vjet më parë. Megjithëse Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ e ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Tona për daljen në pension të parakohshëm pleqërie duke e konsideruar si shkak për mbarimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi, Komisioni e konsideron si dorëheqje veprimin…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë replikuar së bashku në Kuvend. Balla tha se të gjithë deputetët në bllok duhet të votojnë rezolutën që dënon agresionin rus mbi Ukrainën. Nga ana tjetër, Berisha thotë se deputetët nuk kanë thënë asgjë për rezolutën e PE, që citon mes të tjerash se Rusia ka tentuar të destabilizojë qetësinë në Ballkan dhe të dëmtojë demokracinë. Balla: Fatkeqësi shumë e madhe që në kushtet e një plage të madhe mu në mes të Evropës të çohet dikush që ka qenë president e të fyej viktimat, familjet që…

Read More

Një politikan i djathtë nga Brazili është kritikuar ashpër nga mediat perëndimore pasi gjatë një udhëtimi në Ukrainë i ka quajtur “perëndesha” dhe “femra të thjeshta” gratë e atjeshme që rrinin në radhë për t’u larguar nga vendi. Kongresmeni 35-vjeçar nga São Paulo, Arthur do Val, bëri komentet diskriminuese gjatë një misioni diplomatik të javës së shkuar për të parë personalisht dëmet e shkatuara nga lufta dhe ndërgjegjësuar për gjendjen e vështirë të ukrainasve. Por Do Val u përball me zemërim kur mediat braziliane publikuar regjistrimin e fshehtë ku ai diskutonte udhëtimin e tij në terma vulgare, aq sa ka…

Read More

Policia ka arrestuar në Klos të Matit Ajet Lleshin i cili sot plagosi me thikë mamanë e tij. Lleshi ka pohuar se qëlloi ndaj nënës së tij sepse ajo vite më parë i vrau me armë babain. Safie Sina kishte ardhur te nëna e saj në rrugën “Jusuf Gervalla”, pasi jeton në Kavajë. Mësohet se ajo duke ikur për te nëna e saj në Institut është ndeshur me të birin në rrugë. Ky i fundit e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Safia ka vrarë burrin e saj, babanë e Ajetit para 10…

Read More