Author: tirana

Përmes një njoftimi zyrtar, Qendra Kombëtare e Biznesit u ka bërë me dije kompanive se ka hyrë në fuqi Ligji për Pronarët përfitues, dhe se ato duhet te respektojne detyrimin për depozitimin në kohë të të dhënave. “-Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 7/2022, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale si dhe moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme brenda afateve të parashikuara nga ky ligj”, thekson në njoftim Qendra e Biznesit. Një seri ndryshimesh…

Read More

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë për shtyp, ku thekson se rritja e çmimit të naftës nuk varet nga qeveria jonë. Rama u shpreh se nëse nafta sot shitet me çmime rekord në Shqipëri, kjo nuk ndodh për fajin tone. Ajo ka ardhur si ndikim nga tregu jashtë dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë. Gjithashtu, kryeministri shtoi se Europa sot është në luftë dhe për rrjedhojë, ata duhet të jenë të përgatitur për çdo skenar. Megjitjatë në përpjekje për ta përballuar në mënyrë sa më të lehtë këtë situatë, Rama tha se kanë ngritur edhe komitetin special.…

Read More

Forcat ukrainase i kanë dhënë një tjetër goditje të rëndë pushtuesit të tyre. Bëhet e ditur se gjatë luftimeve pranë qytetit Kharkiv është vrarë një tjetër komandant i lartë i ushtrisë ruse. Lajmin e konfirmon vetë Shërbimi i Inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë. Sipas deklaratës së bërë prej ministrisë ukrainase, Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendëskomandant i parë i Ushtrisë së 41 të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë. Inteligjenca Ukrainase deklaron se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri, si dhe kishte marrë medalje “për kthimin…

Read More

Me anë të një dekreti të nënshkruar, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bën thirrje forcave ushtarake ukrainase që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës, të kthehen në Ukrainë për të luftuar agresionin rus. Mes ushtarëve që ndodhen jashtë vendit me këtë mision janë edhe 40 ushtarët që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Dekreti i nënshkruar nga Zelensky u bë publik nga zëvendës shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga. “Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit Ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë “Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u…

Read More

Me shumë mundësi Paulo Dybala do ta mbyllë sivjet aventurën në Torino pas 7 sezonesh. Kjo pasi ai akoma nuk e ka rinovuar kontratën me klubin aktual të Juventusit dhe kjo të bën të dyshosh shumë për një largim të tij në fund të sezonit. Të ndodhur në këtë situatë, sipas asaj që raporton “TodoFichajes”, Interi është duke negociuar me agjentin e lojtarit. Klubi lombard duhet të inkorporojë talentin pas një viti tranzicioni dhe transferimi i argjentinasit do të përshtatej në mënyrë perfekte me nevojat ekonomike të entitetit pasi nuk do të ishte e nevojshme të paguhej një shifër për…

Read More

Mbledhja e grupit parlamentar të PD që u zhvillua ditën e djeshme menjëherë pas zbardhjes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve ka patur debate mjaft të forta. Shumë deputetë kanë kërkuar nga kryetari Lulzim Basha që ky i fundit të japë dorëheqjen, por kishte dhe nga ata që e mbështetën. Një nga ato deputetë që nuk e përkrahu dorëheqjen e Bashës ishte edhe Oriola Pampuri, e cila ka dekaruar se nuk duhet ta kerkojme fajin dhe pergjegjesine vetem te Basha. “Ne e dinim qe do dilnim keshtu se ishin zgjedhje kurth po normale te bashkohemi me demokratet po ne terren. Mos…

Read More

Kryeministri Edi Rama në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, ka kujtuar nënën e tij në qiell, e cila e ka humbur jetën 2 vjet më parë. Përveç nënës ai ka uruar edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë. “Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë.”, shkruan ai.

Read More

Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani nëse Perëndimi ndalon naftën ruse, shkruan BBC Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se një veprim i tillë do të çonte në “pasoja katastrofike” për furnizimin global dhe do të çonte në dyfishimin e çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi. SHBA-ja diskutoi mundësinë me aleatët e saj si një mënyrë për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës por Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin.

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, si qendër masazhesh ku ushtrohej prostictucion, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Camouflage”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit: – A. D., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh…

Read More

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. 8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën, madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Në Shqipëri kjo festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim…

Read More