Nga sa bën me dije agjencia e Gardës Kufitare polake, afro 1.33 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që pas nisjes së pushtimit të vendit nga Rusia. Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ditën e sotme, agjencia shprehet se njerëzit që kanë hyrë në Poloni, 93% janë shtetas ukrainas, 1% janë polakë dhe 6% janë qytetarë të pothuajse 100 kombeve të tjera. Agjencia thotë se vetëm të martën, 125,800 njerëz kaluan kufirin, nga rekordi ditor i së dielës prej 142,300. Deri në orën 06:00 (lokale) të mërkurën, 33,500 njerëz kaluan kufirin. Polonia është shndëruar në shtëpinë e re të…
Author: tirana
Eminem është tashmë artisti më i certifikuar në historinë e Shoqatës së Industrisë së Regjistrimit të Amerikës. Reperi i njohur amerikan arrin këtë rekord si askush tjetër. Lajmin u bë i ditur nga RIAA e cila njoftoi përmes një deklarate për shtyp këtë informacion, pasi Eminemi fitoi 73.5 milionë njësi të reja të certifikuara. Me certifikatat e reja të Programit Gold & Platinum, reperi tani ka fituar 227.5 milionë çmime RIAA në karrierën e tij, 166 milionë certifikime teke dhe 61.5 milionë certifikime albumesh. “Këto çmime njohin përkushtimin e palëkundur të Eminemit ndaj profesionit të tij dhe lidhjen e qëndrueshme…
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter koka, i cili pre 3 muajsh mbahet në qeli për aferën e inceneratorëve, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie. Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë, është regjistruar më datë 7 mars. Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan…
Revista gjermane SPIEGEL në tekstin me titull “Miqtë evropianë të Kremlinit” në edicionin e saj online, trajton demonstratat në Beograd në mbështetje të politikës së presidentit rus Vladimir Putin dhe kërkon një përgjigje për pyetjen: “Cilat janë arsyet për këtë?” Dhe çfarë loje luan këtu presidenti serb Aleksandar Vuçiq? Në fillim të tekstit autori Walter Mayr shkruan: “Sikur të kishte një çmim për një qytet në Evropë, që mund të ofrojë këto ditë spektaklin publik më bizar, Beogradi do të ishte me siguri në krye të listës. Së bashku me flamujt rusë, portretet e Putinit dhe kryqe druri, mijëra vetë marshuan të…
Policia e Sarandës ka arrestuar një 37-vjeçar i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim të municioneve luftarake. Uniformat blu njoftojnë se në cilësinë e provës materiale kanë gjetur dhe sekuestruar 7 kapsolla detonatorë. Njoftimi i policisë: A.G., 38 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar 7 kapsolla detonatore.
Studimi i botuar të hënën në revistën Nature, besohet të jetë më i madhi i këtij lloji. Ky studim zbuloi se truri i atyre që kishin Covid-19, kishte një humbje më të madhe të lëndës gri dhe anomali në indet e trurit, krahasuar me ata që nuk kishin COVID-19. Shumë nga ato ndryshime ishin në zonën e trurit të lidhura me shqisën e nuhatjes. “Ne ishim mjaft të befasuar kur pamë dallime të qarta në tru edhe me infeksion të butë,” i tha CNN në një email autori kryesor Gwenawlle Douaud, profesor i asociuar i neuroshkencave në Universitetin e Oksfordit.…
Leonora Jakupi ka treguar si qëndron raporti me të dashurin e saj pas thasheshemeve të fundit. Dje kudo në mediat rozë këngëtarja kosovare është përfolur se është ndarë nga i dashuri dhe ka festuar ditëlindjen e vetme. Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka mohuar lajmin duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë. Në një nga portalet kosovare ka marrë vëmendje komenti i Leonorës, e cila i ka replikuar një gruaje.
“CNN” njofton se për herë të parë në më shumë se një shekull, “New York Times”ka vendosur të tërheqë të gjithë korrespondentët e saj që kishte në Rusi. “Kjo është një ditë e trishtë për historinë e New York Times. Që nga viti 1921, me një ose dy ndërprerje të shkurtra për shkak të vizave, gazetarët kanë raportuar gjatë gjithës kohës në Moskë.” Gazeta njoftoi nëpërmjet një deklarate të dhënë martën, se do të tërhiqej zyrtarisht nga Rusia, duke cituar legjislacionin e ri që synon të kriminalizojë gazetarët që raportojnë për pushtimin e Moskës në Ukrainë. “Legjislacioni i ri i…
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, IAEA, u ka bërë thirrje forcave ruse që të lejojnë punonjësit që të pushojnë, shkruan BBC. Në një deklaratë, Rafael Grossi tha se një grup prej rreth 210 punonjësish kanë punuar gjatë dy javëve të fundit pa pushuar. Grossi tha se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën me të cilën po përballej personeli. Punonjësit duhet të jenë në gjendje të pushojnë dhe të punojnë në turne të rregullta, duke theksuar se kjo është thelbësore për sigurinë e përgjithshme bërthamore. Ushtarët rusë arritën të futeshin në Çernobil, vetëm disa orë pasi Moska filloi një pushtim në…
Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën për të lejuar civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Vereshchuk shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale. “I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes “korridoreve të gjelbra” në zonat e mëposhtme: Energodar-ZaporizhiaSumy-PoltavaMariupol-ZaporizhiaVolnovakha-PokrovskIzium-LozovaVorzel, Bucha,…
Këtë të enjte luhen ndeshjet e para të fazës së 1/16 të finales së Ligës së Evropës ku Sevilla pret West Ham United në shtëpinë e saj. Por, çdo tifoz i “Hammers” që dëshiron të jetë në stadium për të mbështetur ekipin e tij mund të jetë tronditur nga çmimet e biletave që arrijnë pothuajse 10,000 euro. Me koston e fluturimeve që është rritur në pothuajse 1,000 euro midis Londrës dhe Seviljes këtë javë dhe hoteleve dhe bujtinave që të gjitha rritin çmimet e tyre, mbështetësit e West Ham pa një biletë mund ta gjejnë veten jashtë stadiumit si dhe…
Ditët e fundit rritja e çmimeve nuk po njeh limite. Qytetarët nisur nga kjo që po ndodh në vendin tonë kanë lajmëruar që do të zhvillojnë një protestë ditën e sotme në orë 17:00 kundër kësaj rritje. Nafta ka shënuar një tjetër rekord. Një litër kushton 269 lekë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan sërish qytetarët që të nisnin kursimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.