Author: tirana

Ukrinform njofton se 9 persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në rajonin e Zhytomyr gjatë 24 orëve të fundit. Mes viktimave ishin edhe 3 fëmijë. “Gjatë 24 orëve të fundit, nëntë persona janë vrarë nga sulmet ajrore në rajonin Zhytomyr: katër ushtarë dhe pesë civilë. Dy foshnja dhe një i mitur janë në mesin e 5 civëleve të vrarë,”  deklaroi kreu i Administratës Ushtarake Zhytomyr Vitaliy.

Read More

Nga portet e Detit të Veriut të Gjermanisë deri në Rivierën Franceze, po shënjestrohen mjetet luksoze të lundrimit. Në të gjithë Evropën, autoritetet po gjurmojnë jahte luksoze të lidhura me oligarkët rusë në përpjekje për t’i shkaktuar probleme aleatëve të Presidentit Vladimir Putin. Në Marina di Carrara, një qytet i vogël italian në bregdetin toskan, një nga superjahtet më të mëdha, më të reja dhe më të shtrenjta në botë, i quajtur Scheherazade është nën vëzhgim nga policia italiane. Sipas New York Times , ai është një nga jahtet më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në botë. Anija luksoze quhet…

Read More

Skynews njofton se Kremlini ka hedhur akuza të reja ndaj SHBA-së. Teksa një zëdhënës i Kremlinit u pyet për armët biologjike në Ukrainë, ai tha se bota duhet të dijë të vërtetën për atë që po ndodh. Ky pohim u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakhorava, e cila deklaroi këtë mëngjes se SHBA po kryen programe biologjike në Ukrainë, megjithatë ajo nuk dha prova për këtë pretendim. Zëdhënësja ruse komentoi gjithashtu sanksionet perëndimore kundër Rusisë, duke thënë: “Rusia do të mbrojë interesat e saj”. Ndërkaq, e pyetur për një kompromis të mundshëm me Ukrainën, Kremlini…

Read More

Qeveria greke ka ndërmarrë një program për të mbështetur qytetarët, prodhuesit dhe fermerët pas shtrenjtimit të papritur të çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri grek Mitsotakis i bëri thirrje tregtarëve të karburanteve që të mos spekulojnë në këtë periudhë të vështirë për vendin duke rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme. “Armiku ynë nuk është vetëm lufta, por spekulimet në tregun e gazit dhe naftës”, tha kryeministri para kabinetit qeveritar mesditën e sotme sipas Protothema. “Është koha që politikanët europianë, në rrethana ekstreme – theksoj në rrethana ekstreme, siç po përjetojmë tani – duhet të…

Read More

Edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën aktuale në vend ku rritjet e çmimeve po shqetësojnë shumë qytetarët. Meta deklaroi se babëzia me justifikim luftën është e papranueshme dhe se rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë! Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, presidenti sjell shifrat e çmimit të naftës në disa vende europiane, ku shihet qartë që është më lirë se në Shqipëri. POSTIMI I PLOTË🛢️📈🇦🇱 Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.Edhe sipas raportit të “Global Petrol…

Read More

“Reuters” raportoi sot se, nga Rusia kanë ardhur lajme që thonë se kjo e fundit do të preferonte të arrinte qëllimet e saj në Ukrainë përmes bisedimeve dhe nuk planifikon të përmbysë qeverinë atje. Kjo deklaratë e rusëve sjell një kthesë të madhe krahasuar me atë se çfarë ata kërkonin në fillim të pushtimit të vendit fqinj. Burime nga autoritetet ruse thonë se rreth 140,000 ukrainas kanë ikur në Rusi dhe se veprimet e saj në Ukrainë po ndjekin rreptësisht planin e saj. Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se qëllimi i Rusisë është që Ukraina të…

Read More

Lideri bullgar Kostandin Kostandinov, i cili është kreu i partisë së ekstremiste të djathtë “Rilindja Nacionaliste” është shpallur person “non grata” nga Ukraina Kostandinov që mban postin e kryetarit të partisë më të vogël parlamentare në parlamentin bullgar vizitoi Ukrainën dhe Moldavinë këtë fundjavë në zonat e banuara me minoritet bullgar. Ai u shpreh se kishte kaluar pa hasur asnjë problem kufirin moldavo – ukrainas , por më vonë zbuloi se ishte në kërkim nga autoritetet ukrainase, të cilët e arrestuan, i konfiskuan pasaportën dhe e ndaluan. Konstantinov më vonë depërtua me akuzën se ishte lider i një partie pro-ruse…

Read More

Një aktor 33-vjeçar ukrainas është vrarë nga bombardimet, teksa forcat ruse po pushtonin qytetin Irpin. Aktori iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij nga sulmet ruse. Ai kishte shpërndarë në profilin e tij në Instagram foto i veshur me uniform ushtarake. Ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës nëpërmjet një postimi në Facebook.

Read More

Partia Demokratike ndodhet në një vështirësi politike që është thelluar akoma më shumë pas daljes forcë e tretë në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit. Në selinë blu vazhdojnë debatet për situatën në të cilën ndodhet partia demokratike. pasi kryetari Basha nuk e pranoi si humbke. Në kuadër të kësaj situate , një pjesë te deputeteve të kësaj force politike, kërkojnë përgjegjësinë të kryetari duke kërkuar largimin e tij dhe hapjen e zgjedhjeve të reja në parti. Mësohet se Basha pas marrjes së mbrojtjes nga kryetarët e degëve të PD-së, këtë të mërkurë ka paralajmëruar mbledhjen e kryesisë.

Read More

Qeveritë e Bashkimit Evropian po përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Paketa e re përfshin ndalim të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve për rreth 100 rusë. Një vendim për sanksionet e reja do të merret gjatë ditës së sotme, tha kryediplomati i BE-së. “Shtetet anëtare po punojnë për një paketë sanksionesh, rreth 100 persona përgjegjës në nivele të ndryshme të qeverisjes,” tha Josep Borrell në Parlamentin Evropian në Strasburg. Ai shtoi se shpreson për marrëveshje “deri në fund të kësaj seance të sotme”, pa dhënë më shumë detaje.

Read More

Qeveria e Kosovës ka ngritur menjëheë një grup pune ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Kryeministri i saj, Albin Kurti ka prezantuar sot objektivat e këtij grupi. Shumë mendojnë se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut është një nevojë urgjente dhe duhet të bëhet sa më parë. Kryeministri Kurti u shpreh ndër të tjera se me themelimin e këtij grupi synohet avancimi i procesit të integrimit të Kosovës na NATO si dhe Kartën e Adriatikut A5. “Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Duke pasur parasysh prioritetin e…

Read More