Author: tirana

Shqiptarët që jetojnë prej shekujsh në Ukrainë, por dhe ata që janë në qytetin e Kharkovit dhe 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes në Ukrainë, qytete që prej më shumë se një jave janë në qendër të sulmeve të ushtrisë ruse, nuk mund të evakuohen drejt Shqipërisë. Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazetasi.al pranë Ministrisë sonë të Jashtme, të cilët thonë se për shkak të numrit të madh të anëtarëve të familjeve shqiptare, shihet praktikisht e pamundur lëvizja e tyre. Deri më tani, thonë burimet, të vetmit që janë larguar janë 15 shqiptarë që punojnë në organizatat e…

Read More

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagon i alarmuar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, nga forcat ruse. Në një reagim urgjent, ministri Kuleba bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm, për të riparuar urgjentisht linjën e energjisë elektrike në termocentral. “Gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar termocentralin e Çornobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të magazinimit të karburantit bërthamor do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme”, ka shkruar ministri i Jashtëm ukrainas.

Read More

Një orkestër u mblodh në një akt sfide në një shesh të Kievit përpara një turme të vogël të mërkurën për të luajtur himnin kombëtar ndërsa forcat ruse përparonin drejt kryeqytetit. Orkestra Simfonike Klasike e Kievit luajti gjithashtu një fragment nga Ode To Joy të Beethoven-it, mbi të cilin bazohet himni i Bashkimit Evropian – një shenjë e dëshirës së qeverisë së Ukrainës për t’u afruar më shumë me Evropën dhe për t’u larguar nga orbita e Rusisë. Dhjetra njerëz u mblodhën për të parë në sheshin qendror Maidan, disa duke valëvitur flamujt ukrainas. Ata duartrokitën kur mbaroi himni kombëtar…

Read More

Momenti nga sherri i të martës i dy 15-vjeçarëve në Pogradec, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur me thikë, është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjimnazit “Gjergj Pekmezi”, ku shihet një numër i madh të rinjsh që po ecin në rrugë. Në një moment, dy grupe djemsh afrohen dhe pasi dy prej tyre shkëmbejnë fjalë, njëri nxjerr thikën dhe godet djalin tjetër në bark.

Read More

Në fshatin Nemishayevo në periferi të Kievit, banorët janë strehuar në shtëpitë e tyre ndërsa bombardimet ruse vazhdojnë rregullisht. Një vendase, Yaroslava Kaminska, thotë se ajo mbeti në Nemishajevo me familjen e saj – bashkëshortin, prindërit dhe gjyshen e saj – pas pushtimit rus të fshatit më 28 shkurt, dhe thotë se ata ishin “idiotë naivë” sepse fillimisht menduan se trupat ruse nuk do ta bënin këtë. Që nga pushtimi, ajo thotë se banorët kanë qenë të frikësuar të largohen nga shtëpitë e tyre. “Nëse dilni nga shtëpia juaj, duhet të qëndroni prapa shtëpisë që të mos dukeni dhe të…

Read More

Henry Cavill dhe këngëtarja e kthyer në aktore Dua Lipa afrohen me një kërcim në foton e parë nga filmi i ri thriller i Apple TV plus, i titulluar “Argylle”. Cavill postoi foton e parë në Instagram, megjithëse një video e shkurtër ngacmuese është shfaqur gjithashtu në rrjetet sociale që shfaq pjesët e para të pamjeve të aktorit Cavill, këngëtares Lipa dhe yllit të famshëm të “West Side Story”, Ariana DeBose. Fotoja paraqet një Cavill me një kostum jeshil, ndërsa kërcen afër me Lipën, të veshur me një fustan ari që vezullon. “Argylle dhe Lagrange. Duket krejtësisht paqësore, apo jo…”,…

Read More

Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së Daleep Singh u bëri thirrje prodhuesve të naftës që të rrisin furnizimin ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të godasin Rusinë me sanksione për pushtimin e saj në Ukrainë, duke thënë se “kjo është koha” për të hedhur rezervat. Singh vuri në dukje bisedën e fundit të presidentit amerikan Joe Biden me Mbretin Salman të Arabisë Saudite si një mënyrë që SHBA po kërkon të rrisë prodhimin. “Ne duam më shumë furnizim në botë, më shumë furnizim me naftë. E duam nga prodhuesit që kanë kapacitet të lirë. Ato janë rreth 3 deri në…

Read More

Marrëdhëniet mes çifteve ndryshojnë nga njëri çift tek tjetri dhe secili prej tyre ka edhe mënyrën e vet të komunikimit. Megjithatë, përvojat e ndryshme të jetës si dhe përvojat dhe shprehjet e fëmijërisë ndikojnë tek to duke i bërë marrëdhëniet më komplekse. Por nëse flasim për vitin 2022, një sondazh i bërë lidhur me problemet më të mëdha me të cilat përballen çiftet ka dalë në përfundimin e mëposhtëm. Sipas sondazhit në fjalë, 56% u përgjigjën për problemet e komunikimit , 37% folën për mungesën e kohës cilësore dhe 35% iu referuan çështjeve që lidhen me shëndetin mendor. Barrierat në…

Read More

Një grup qytetarësh nga Shkodra kanë bllokuar disa minuta rrugën në drejtim të Lezhës dhe Tiranës në shenjë proteste për shtrenjtimin e karburanteve dhe ushqimeve. “Priotesto! Buka, vaji, karburantet janë rritur” shkruanin ata në disa kuti kartoni të vendosura në mënyrë simbolike në rrugë duke dnërprerë për disa minuta lëvizjen e makinave. Shqipëria po përballet me një shtrenjtim të shpejtë të çmimit të ushqimeve dhe karburanteve, si asnjëherë më parë. Aktualisht një litër naftë ose benzinë shitet me 265 lekë në karburantet e vendit, situatë që duket se do të bllokojë ekonominë nëse vijon kështu. Sa i përket ushqimeve, ato…

Read More

Shumë klube si Man.City, PSG, Real Madrid por dhe Barcelona janë në garë për të rrëmbyer yllin norvegjez të Borussia Dortmund, Erling Haland. Për këtë arsye, blaugranasit duke parë konkurrencën e madhe nuk kanë dashur të humbin kohë për të bërë lëvizjen e tyre. Sipas Mundo Deportivo dhe Marca, Barcelona është e gatshme të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike, për të siguruar shërbimet e sulmuesit të B.Dortmund. Gjithmonë në bazë të asaj që raportojnë mediat spanjolle, ky operacion pritet të kushtojë rreth 250 milionë euro. Agjenti i sulmuesit norvegjez, Mino Raiola dëshiron që e ardhmja e Haaland të përcaktohet…

Read More

Grida Duma ka dhënë dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike. Vendimin, Duma e ka njoftuar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook. Demokratja thekson se PD është në ditët më të vështira dhe traumat nuk po rikuperohen pasi Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij. Duma shton më tej se megjithëse, personalisht nuk ka asnjë përgjegjësi në vendimarrje, ka vendsur të dorëhiqet nga posti që mbante prej disa muajsh. Ajo e mbyll duke thënë se “Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë…

Read More