Author: tirana

Nga protesta para kryeministrisë, një qytetar bëri thirrje që nesër në shenjë proteste të ndalojnë makinat e tyre dhe të bllokojnë rrugët ne shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Qytetari u bëri thirrje dhe socialistëve që të dalin në shesh dhe të protestojnë. “Socialistë mos rrini në shtëpi, çohuni! Dilni se do të keni më pak para nga xhepi. Po fitojnë vetëm drejtorët e Rilindjes, dhe lavatriçja në Bashki. Ju socialistë po varfëroheni, miqtë tuaj po varfërohen. Zgjohuni, fikini makinat nesër në mes të rrugës me justifikimin se nuk keni karburant; bllokoni rrugën”, tha protestuesi.

Read More

Zbardhet një pjesë e dëshmisë që ka dhënë në polici 61-vjeçari grek i cili vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në qytetin Andradiva disa ditë më parë. Shtypi grek raporton se 61-vjeçari ka thënë në polici që kishte shkuar te banesa e familjes Kocaj për të ushqyer qenin, por më pas u përlesh me ta. “Nuk u ktheva në shtëpi për të kërkuar paratë, por për t’i dhënë ushqim dhe ujë qenit tim”, është shprehur ai, duke pretenduar se ishte telefonuar nga nëna e tij që banonte një kat më sipër familjes shqiptare, e cila i ishte ankuar se po…

Read More

Uarda Koci tregoi për “Shqipëria Live” disa nga kërkesat që ka paraqitur këngëtari me famë botërore Maluma para koncertit në Shqipëri, më 14 mars. Kërkesat e paraqitura nga stafi i tij fillonin me një tavolinë ping-pongu në prapaskenë. Një detaj disi i çuditshëm por i domosdoshëm nga ana e këngëtarit. “Maluma është një djalë super solar dhe gjithë ky ndriçim, pozitivitet i tij përcillet tek stafi i jashtëzakonshëm”, tha Uarda, një nga organizatoret e koncertit. Disa nga kërkesat përfshinin kafenë, çajin dhe mjaltin.Një kërkesë tjetër po aq e domosdoshme janë çamçakëz pa sheqer, pasi në këtë mënyrë ai redukton stresin.…

Read More

Deputeti Erion Braçe reagon ndaj protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Braçe ironizon një prej folësve në protestë, duke thënë se flet kundër tatimit të dividentit ndërkohë që në të njëjtën kohë thërrasin “poshtë komunizmi”. “Sikur nuk shkojnë”, të dyja bashkë shkruan Braçe. Reagimi i Braçes: Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave? Ja kështu: Folësi flet kundër tatimit të ulet te DIVIDENTI, tatimit të KRAHUT TË PUNëS dhe, berishizmi i përgjigjet: POSHTË KOMUNIZMI! Edhe për tatim të dividentit, edhe Poshtë Komunizmi, nuk shkon! Populizmi do rrënojë vendin!

Read More

Nga Lutfi Dervishi Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen çdo ditë dhe çdo orë e më shumë në Shqipëri. “Çmimi i naftës nuk ndalet”- ulërasin titujt e parë të lajmeve a thua se kemi përballë një të marrë që askush nuk ka guximin dhe ngenë për t’u përballur. Çmimi në bursë sot ra në 120 usd, por këtu reflektohet menjëherë vetëm rritja e çmimit dhe jo ulja e tij. Arsyeja? Këtë radhë jemi në luftë. Nëse jemi në luftë, atëherë të mos bëjmë sikur luajmë luftash. Lufta ka rregullat e veta, ligjet e veta, ekonominë e…

Read More

Pasditen e sotme, qytetarët e Durrësit në përgjigjie të thirrjes për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë. Në rrugët kryesore të qytetit, drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke bllokuar qarkullimin. Mjaft qytetarë u grumbulluar dhe kanë bërë thirrje për ndërhyrje të qeverisë edhe në Gjirokastër.

Read More

Aktivizohet sot Task Forca e Forcave Speciale amerikane për Ballkanin, që do ta ketë vendndodhjen në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, ku e pranishme ishte edhe Ambasadorja Yuri Kim, e cila tha se për here të pare në histori, Shqipëria do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane. “Vitin e kaluar mikpritët Defender 21 duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të task forcës për Ballkanin për herë të parë në histori, Shqipëria, ndoshta për habi të të gjithëve, do të…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimit të naftës. Para kryeministrisë ai i ka bërë thirrje të rinjve që të mos rrinë në kafe apo në instagram, por të dalin të protestojnë. Sipas aktorit, nëse shqiptarët bashkohen ashtu sic rrëzuan diktaturën, ashtu edhe mund të ulin çmimin e naftës. Protesta u shpreh ai, fillon sot, por nuk duhet të përfundojë. “Ti tregojmë qytetarëve që nuk ulen çmimet duke qëndruar në kafe, nuk ulen çmimet duke bërë buzët dhe duke blerë klikime në instagram. I them të rinjve që nuk është instagrami atdheu…

Read More

Rritja e çmimit të karburantit në vendin tonë ka bërë që qytetarët të braktisin makinat dhe të preferojnë transportin me urban. Nga një vëzhgim në Tiranë shohim se rrugët janë boshatisur nga makinat. Sot qytetarët kanë dalë në një protestë para kryeministrisë, duke kërkuar uljen e çmimit të naftës, e cila ka shkuar deri 260 lekë për litër.

Read More

Nga Dashnor Sula Demokratët duhet të bashkohen!6 Marsi ishte një ditë e zymtë për Partinë Demokratike. Unë isha i deleguar në bashkinë e Rrogozhinës. Bëra maksimumin tim që kandidati ynë të dilte fitues. Nuk ia dolëm.Rezultati që morëm jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 bashkitë e tjera më imponon reflektim. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte 30%. Ndërkohë 70% e shqiptarëve që banonin në këto 6 bashki nuk shfaqën interes të drejtoheshin në kutitë e votimit.Në kushtet kur kundërshtari ynë politik (Partia Socialiste) ka të gjitha pushtetet dhe nxori për të votuar administratën dhe gjithë në votime të…

Read More