Të gjithë sytë e botës janë kthyer nga Antalia e Turqisë, ku po mbahet një takim mes Rusisë dhe Ukrainës. Raportohet se takimi sapo ka nisur mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, i planifikuar për në orën 10:45 me orën lokale ose (08:45 me orën shqiptare). Takimi ka nisur me disa minuta vonesë. Ky takim do të zgjasë rreth 90 minuta. Takimi është pas dyerve të mbyllura, por të paktën njëqind gazetarë janë grumbulluar në sallën e pritjes.
Author: tirana
Enca Haxhia, këngëtarja e njohur shqiptare ka disa kohë që po qëndron e distancuar nga muzika. Kohët e fundit, ajo ka zgjedhur të relaksohet në Emiratet e Bashkuara Arabe duke kaluar disa ditë pushimi në Dubai. Megjithatë, Enca nuk nguron të ndajë me miqtë dhe ndjeksit e saj në rrjet foto të ndryshme nga destinacioni i preferuar. “Dubai. Sapo arrita në shtëpinë time të dytë”, ka publikuar këngëtarja e njohur në Instastory.
Në listën e sanksioneve të Britanisë së Madhe është shtuar edhe emri i manjatit rus të gazit dhe ish-presidentit të Chelsea-t, Roman Abramovich. Oligarku rus ka qenë në Britaninë e Madhe për dy dekada. Por tani, ai figuron në listën e ngrirjes së aseteve. Abramovich përballet me një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se nuk mund të ketë “strehime të sigurta për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës”. Roman Abramovich, oligarku rus më i…
Nga Mary Dejevsky Rusia është aktualisht po aq e izoluar nga bota sa ishte Bashkimi Sovjetik përpara se Mikail Gorbaçov të hidhte hapat e tij të parë drejt Glasnost–it më shumë se 40 vjet më parë. Gati i gjithë përparimi që kishte arritur Rusia post-sovjetike drejt shndërrimit në një vend “normal”,është zhbërë brenda 2 javëve të fundit. Trashëgimia e supozuar e Vladimir Putin, e stabilitetit, parashikueshmërisë dhe standardeve shumë të përmirësuara të jetesës për shumicën e rusëve, po zhduket para syve të tyre. Ditët e fundit, Netflix dhe TikTok i janë bashkuar asaj që ishte tashmë një bojkot masiv iPerëndimit…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Cërrik 2022”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga strukturat hetimore e operacionale të DVP Elbasan dhe Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunin me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH. Sekuestrohen 4 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, një sasi parash dhe sende të tjera të jashtëligjshme. Vihen në pranga 4 shtetasit që i posedonin. Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve dhe të Sektorit për Shërbime të Specializuara në DVP Elbasan, si dhe shërbimet policore të…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është thirrur në seancën e sotme në Kuvend në interpelancë nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa për çështjen e Maturës Shtetërore. Ndër të tjera gjatë fjalës së saj, ministrja tha se kanë marrë masa shtesë për rregulloren e Maturës. Kushi tha se këtë vit hartimi i pyetjeve do të bëhet në kushte të larta sigurie. Lexo edhe: Zhupa thërret në interpelancë Kushin: Këtë vit kemi maturën e pandemisë, ka shumë dilema “Kemi vendosur kritere të forta që vetëm mësuesit që kanë një përvojë të gjatë mund të jenë pjesë e këtyre proceseve. Duke qenë…
Gjatë një komunikimi për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në PD pas ka nisur një proces reflektimi pas zgjedhjeve të 6 marsit. Ai gjithashtu theksoi se është i gatshëm që të marrë çdo vendim që është në interes të demokratëve. Ndër të tjera, kreu i selisë blu ka theksuar se mësimi i 6 marsit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e PD-së e cila sipas tij tashmë do të dalë më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë. “Nëse unë tani parashikoj s“Reflektimi të bëhet ashtu siç duhet të respektojmë ata që kanë…
Presidenti Vlodymyr Zelensky paralajmëroi të mërkurën se ‘miliona’ ukrainas mund të vdesin nëse NATO dhe Perëndimi presin fillimin e Luftës së Tretë Botërore përpara se të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë për të ndaluar fushatën e bombardimeve të Vladimir Putin. Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia dëshiron që ukrainasit të ‘ndihen si kafshë’ ndërsa i kërkoi NATO-s dhe Perëndimit të veprojnë dy javë pasi Moska filloi një pushtim të gjithanshëm të atdheut të tij – dhe shtoi se Putini ‘po shkon drejtpërdrejt në ferr’. “Ata duan që ne të ndihemi si kafshë sepse bllokuan qytetet tona, qytetet më të mëdha…
Sot janë mbledhur sërish para Parlamentit banorët e lagjes ‘5 Maji’ dhe ata që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre. Banorët thonë se edhe pse kanë disa kohë që protestojnë parreshtur për kauzën e tyre, ata po përballen vetëm me heshtjen e qeverisë. “Kemi një problem me arrestimet që janë bërë mbrëmë. pasi ka një pjesë të qytetarëve që janë shoqëruar në komisariat, apo janë arrestuar. Dhe jemi shpërndarë disa qytetarë kanë shkuar atje, dhe disa kanë ardhur këtu. Ne jemi në paqe, me deputetët që kemi zgjedhur, që atje ne…
Annalena Baerbock do të ndalet edhe në Kosovë. Ajo aty do të takohet ndër të tjera edhe me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurti. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03) për një udhëtim në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, bëri të ditur të mërkurën në konferencën e shtypit të qeverisë, Andrea Sasse, zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Pas disa takimeve në Sarajevë, ajo do të takohet në Kosovë të enjten (10.03), ndër të tjera edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albani Kurti, si dhe komandën e KFOR-it. Të premten Ministrja e Jashtme e…
Një operacion anti-drogë i ndërmarrë nga policia gjermane ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafiku të drogës. Nga ky operacion, kanë rënë në pranga 13 persona mes të cilëve edhe disa shqiptarë. Mediat gjermane bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar për 8 muaj me radhë duke ndërhyrë në 12 zona të ndryshme të Krefeld dhe në një objekt në Viersen. Sipas mediave mësohet se hapat e para të bandës janë zbuluar nga autoritetet franceze, të cilët kanë dekriptuar programin Encrochat ku komunikonin trafikantët dhe pas 8 muaj hetimesh është bërë i mundur ndalimi i tyre. Gjithashtu nga ky operacion u…
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme ka lënë sot qelinë e burgut. Naqellari, e cila ka qenë ish-drejtoreshë e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara ishte dënuar me një vit burg. Ajo u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Brendshme dhe akuzoheshin për tenderin korruptiv të uniformave të Policisë së Shtetit. Plot nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u akuzuan nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.