Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas takimit me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është dukur tejet nervoz dhe ka bërë mimika që tregojnë gjendjen e tij aspak të qetë. Në fjalën e tij, Lavrov theksoi se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit, ndërsa e quajti veprim i rrezikshëm furnizimin e Ukrainës me armë. “NEXTA” ka shpërndarë një video të Lavrovit nga konferenca për shtyp, ku ai e zgjidh e më pas e mbështjell një kabllo të hollë. Lavrov visibly nervous at the press conference…
Author: tirana
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka sulmuar ashpër perëndimin teksa ka bërë një krahasim të asaj çka ndodhi në Krime me luftën në Kosovë. Ai u shpreh se shqiptarët e Kosovës u lejuan dhe u ndihmuan nga Perëndimi që të shpallnin pavarësi. Po qytetarëve të Krimesë pse nuk i’u lejohet?! “Sa i përket ambasadorëve tanë i kemi informuar për pozicionin tonë, bazuar me fakte që kanë të bëjnë me situatën mbi informacionet që kemi. Ata janë të gatshëm që të dërgojnë informacionet te liderët e vendeve përkatëse. S’do të shkojmë te secili vend që të bindë autoritetet. Ne jemi…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi për mediat, lidhur me rritjen e çmimeve në vend. Ndërsa bën një statistikë të shifrave, të familjeve me ndihmë ekonomike, të familjeve me pension familjar mujor apo pensionistëve, Meta shkruan se është koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë! “Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?! Koha për t’i mbështetur pa vonesë…
Beteja për Kievin tashmë është duke u zhvilluar teksa tanket ruse po shkojnë deri në vetëm disa milje larg periferisë së qytetit, thonë analistët dhe dëshmitarët. Sulmet fillestare në perëndim dhe lindje të kryeqytetit u zmbrapsën dje, ndërsa njerëzit e Putinit përballen me një kohë të gjatë dhe të përgjakshme, për marrjen e kryeqytetit. Trupat e Kremlinit filluan dy sulme të mërkurën në Kiev – një përmes qytetit perëndimor të rrethuar të Irpin dhe një tjetër përmes rrethit lindor të Brovary, me video që tregon se si një kolonë tankesh u bombardua me artileri në një pritë shkatërruese dhe u…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se përpara se të dilet në konkluzione, duhet të kryhet një analizë e thellë brenda PD-së. Kjo deklaratë e Gazment Bardhit vjen në një kohë ku shumica e grupit parlamentar të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, Bardhi tha se PD është në një reflektim të thellë. Sipas tij problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësisë, duke shtuar se nëse është e nevojshme dorëheqja e tij është shumë e thjeshtë që do ta bënte. “Mos më kërkoni mua çfarë do…
Gazment Bardhi u pyet sot nga gazetarët se a duhet që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike? Ndërkohë, përgjigjja e tij ishte se PD-ja ka nevojë për një analizë të thellë përpara se të dilet në konkluzione. Më tej, ai ka shtuar se beson se për PD-në nuk është askush i pazëvendësueshëm. Për rezultatin negativ në zgjedhjet e 6 marsit, Bardhi ka thënë se PD është në një krizë prej disa muajsh dhe kjo ka ndikuar ndaj sipas tij duhet analiza për atë çfarë ka ndodhur. “E kam thënë që ditën e parë pas 6 marsit…
Transporti urban në Tiranë është kthyer në një problem shumë shqetësues. Shoqata e transportit ka vendosur të reduktojë numrin e urbanëve për shkak se sipas tyre nuk janë plotësuar kërkesat nga bashkia e Tiranës. Një prej përfaqësuesve të shoqatës së Transportit Publik, Konstandin Foni, i ftuar në “ABC Live” ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimet më të fundit nga sektori i shërbimit të transportit urban në kryeqytet. Foni është shprehur se kërkesat dhe propozimet që u dakordësuam me bashkinë dhe që do të hynin në fuqi në janar akoma nuk ka asnjë shenje në lidhje me këtë. Sipas tij…
A është e mundur të kuptosh përmes shenjave psikike nëse dikush po mendon për ty? Ka shumë të ngjarë! E keni pasur ndonjëherë këtë dëshirë gjatë shijimit të momenteve të vetmisë ose gjatë kohës që jeni zhytur në punë, që të keni nevojë të shihni dikë apo edhe të keni pasur këtë mendim për të dhe nuk mund ta hiqni nga mendja? Ne të gjithë kemi këto momente të çuditshme që nuk mund t’i kuptojmë ndërsa ndodhin, veçanërisht nëse ky person është dikush me të cilin keni folur ose mendoni për një kohë të gjatë, ose ndonjë lidhje e vjetër që…
Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se të gjithë duhet të jenë në rrugën për një PD sa më të fortë. Ndër të tjera, Duma u pyet nga gazetarët edhe nëse do të bashkëpunonte me ish liderin e PD-së Berisha. Por përgjigjja e saj ishte se PD-ja duhet që të ecë përpara dhe jo të shkojë pas. “Basha duhet të dorëhiqet, duhet të bëjë një hap pas. Si çdo gjë në jetë ka etapa dhe zhvillime, situata tashmë është në maksimum, PD s’mund të mbahet kështu. Ne kemi menduar si grupim i Durrësit, se…
Në seancën e sotme plenarë në Kuvend, Jorida Tabaku kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët lexoi raportin përfundimatr të Partisë Demokraike. Gjatë fjalës së saj Tabaku theksoi se kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur kapacitetet financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve. Demokratja theksoi edhe njëherë se kjo aferë u kushtoi shqiptarëve 430 milion euro. Sipas Tabaku, qëllimi i këtij komisioni ishte që tu bëhej i qartë me prova qytetarëve kryerja e krimit shtetëror të vjedhjes së parave të shqiptarëve. Fjala e plotë e Tabakut në Kuvend: Në shkurtin e vitit 2018 në këtë sallë…
Sot është dita e 15-të e luftës Ukrainë- Rusi. Theksojmë se ukrainasit po tregojnë një rezistencë ndaj pushtuesve ruse duke bërë që përparimi rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm. Cilat janë zhvillimet deri më tani? –Një spital fëmijësh dhe një maternitet janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit. –Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan sulmin ndaj objektit një “krim lufte”. “Shkatërrimi është kolosal,” thotë këshilli i qytetit. –SHBA paralajmëron se Rusia mund të planifikojë një sulm kimik ose biologjik në Ukrainë. –Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një plan ndihme prej 13.6 miliardë dollarësh…
E ardhmja e Ukrainës si shtet është në fije të perit. Pushtimi rus s’duhet të kishte ndodhur asnjëherë. Ukraina është bërë viktima e rifillimit të politikës së Luftës së Ftohtë, për shkak të udhëheqjes së paaftë dhe vendimmarrjes së keqe. Duke bërë përgjegjës NATO-n dhe Rusinë për konfliktin aktual, ne duhet të bëjmë një hap pas, dhe të pyesim nëse mund ta kishim parandaluar këtë katastrofë të tmerrshme humanitare.Ukraina është shndërruar në një fushë-betejë të politikës së superfuqive. Që kur shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, janë fuqitë e mëdha botërore,ato që kanë vendosur mbi fatin e këtij…