Author: tirana

“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat. Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në Facebook, i cili i kërkon llogari për rritjen e çmimit të naftës. Teksa kryeministri postoi foto nga Golemi mbi përfundimin e procesit të rindërtimit, komentuesi i shkruan që të lerë ndërtimin dhe të shohë çmimin e naftës “O shih çmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta, nuk punojmë të gjithë si ju pushtetarët, kemi fatura që i paguajmë me rrogë, a e di se ça është rroga o meer…”, i shkruan komentuesi. E drejtpërdrejtë ishte përgjigjja e Ramës i cili shkruan se rritjen apo uljen e çmimeve e dikton…

Read More

Edhe pse gjykata e dënoi sot me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë një rol në këtë ngjarje të rëndë që tronditi vendin në shtatorin e vitit 1998 duke çuar edhe në grushtin e shtetit të 14 shtatorit. Kujtojmë këtu dhe intervistën e Ajshe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve të vrarë Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Halkajt, e cila pak kohë më parë ka treguar se çfarë ajo di për ekzekutimin e Azem Hajdarit. Ajo sjell detaje se përse, ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha për këtë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2948 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 531 qytetarë. Nga testet rezulton se shpërndarja e të prekurve me Covid-19 është në këto bashki: 220 në Tiranë, 30 në Fier, 26 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Shkodër, 19 në Vlorë, 18 në Gjirokastër, 17 në Durrës, 15 në Lushnje, 13 në Elbasan, 11 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Delvinë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Poliçan, nga 4 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, Libohovë, Himarë, Krujë, nga 3 qytetarë në…

Read More

Dashi Parashikohet një ditë e komplikuar për të lindurit e kësaj shenje. Duhet bërë kujdes, pasi mund të shmangen disa debate të kota. As puna dhe as dashuria nuk do ju kënaqin gjatë kësaj dite. Do të jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të ndryshimeve. Demi Kjo e shtunë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Ka disa aspekte të jetës që janë shumë interesante. Do të ndjeni dëshirën për rikuperim. Po ashtu mund të merrni rezultantet e pritura brenda një kohe të shkurtër. Binjakët Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur…

Read More

Nga Simon Tisdall “The Guardian” Nëse siç po duket si gjithmonë e më e mundshme, Rusia vendos të mos nisë një pushtim të gjithanshëm të Ukrainës, politikanët amerikanë dhe britanikë, të cilët i kanë kaluar javët e fundit duke e trembur publikun me Apokalipsin e afërt, do të kenë disa shpjegime për të bërë. Grumbullimi i trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën nga ana e Vladimir Putin, është diçka reale. Por po rritet dyshimi se kërcënimi aktual, i krahasuar me kërcënimin hipotetik të një sulmi konvencional në shkallë të gjerë po keq-lexohet, keq-interpretohet, po mbivlerësohet ose po ekzagjerohet qëllimisht…

Read More

Lufta në Ukrainë mund të shpërthejë nga momenti në moment. Ndaj Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina. “Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani! Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha të botës. Situata është shumë më ndryshe nga çka qenë, ndaj mund të precipitojë shumë shpejt”, tha ai. Thirrja e Biden vjen pasi situata përreth kufijve të Ukrainës po tensionohet dita-ditës, teksa të Enjten nisi edhe stërvitja e madhe e përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë. Frika perëndimore vjen edhe pas kërcënimit të frikshëm për luftë bërthamore që lëshoi…

Read More

Një ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut, presidenti Ilir Meta është zotuar se do të angazhohet fuqishëm në politikë. Përmes një postimi në profilin zyrtar Meta thekson se ky veprim i tij do të ndërmerret si një nismë për të kthyer sovranitetin në mënyrë që të sipas tij mos bëhen ndryshime në Kushtetutë pa u bërë më parë një referendum popullor. ‘E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë. Shumë më fort se në dhjetor 1990. Të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar dhe tradhtuar. T’i japim vlerën…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me kryepeshkopin e ri të Tiranës dhe Durrësit Arian Dodaj. Kim ka ndarë edhe një fotot në rrjetet sociale ku e uron për detyrën e re Dodajn. “Ishte një nder të vizitoja Imzot Arian Dodaj për të përgëzuar emërimin e tij si Kryepeshkop në Tiranë-Durrës. Zoti ju bekoftë me urtësi dhe guxim në detyrën tuaj”, shkruan ambasadorja Yuri Kim krahas fotos.

Read More

Një shtetas që ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë ka ndërruar jetë në spital. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë orëve të natës, Bejkolli ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë. Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve të kultit si Kishë e xhami në Korçë. Trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Read More

Einxhel Shkira dhe aktori i njohur i humorit Donald Veshaj kanë pasur disa herë përplasje gjatë qëndrimit të tyre në “BB Vip”. Ajo është shprehur se është zhgënjyer dy herë nga Donaldi. Sipas saj, hera e parë ishte kur ajo moderonte tek emisioni “Binjakët Show” nga Romeo dhe Donaldi dhe këta të fundit nuk e kanë paguar atë, ndërsa e dyta herë lidhet me Dagz, pasi aktori nuk e zgjodhi në zinxhirin e shpëtimit. Gjatë një bisede me Monikën, Einxhel është shprehur se Donaldi e ka provokuar duke e prekur në plagën e saj më të thellë. “Kemi rënë dakord,…

Read More

Një operacion i madh anti-kanabis po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Mësohet se uniformat e Policisë së Shtetit po ushtrojnë kontroll në të gjithë territorin në vendin tonë, kryesisht në Tiranë, Elbasan e Fushë Krujë. Prioritet kanë ambientet e mbyllura, magazinat e tunelet e vendit që dyshohet se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike. Gjithashtu mësohet se kërkohet për persona me rrezikshmëri të lartë, që lëvizin të armatosur e të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Read More