Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Author: tirana
Shkrimtari i njohur i letërsisë shqipe, Bardhyl Londo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Është një prej miqve të tij, që ka ndarë lajmin përmes një postimi në facebook. Shkrimtari Andon Andoni shkruan se autori i dhjetra librave me poezi, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. “Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.”…
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Gjiroskastër ku një 32 vjeçar është munduar që të grabisë zyrën e Postës Shqiptare të qytetit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen e Pazarit, ku në pranga është vënë autori Armando K. 32 vjeç. 32 vjeçari nën kërcënimin e armës mësohet se ka hyrë në zyrën e Postës Shqiptare në Pazarin karakteristik të qytetit të Gjirokastrës, dhe ka marrë një pjesë ende të padeklaruara vlerë monetare tek sporteli ku po ndaheshin pensionet. I riu nga Vlora emigrant në Greqi pasi ka…
Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka “zbarkuar” në inceneratorin e Sharrës në Tiranë. Jorida Tabaku ka debatuar me përfaqësuesin e firmës. Ndër të tjera Tabaku theksoi se aty nuk bëhet incenerimi, por ka vetëm landfill. Sipas saj, ashtu si në Fier edhe inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Ndër të tjera, Tabaku e pyeti përfaqësuesin e firmës se ku ndodhen Klodian Zoto, Mërtiri dhe Stela Gugallja, ndërsa ky i fundit tha se nuk i njihte. I pyetur se përse nuk bëhet incenerimi i mbetjeve, ndërkohë që pagesat bëhen prej vitesh, përgjegjësi teknik tha se impianti po ndërtohet dhe se janë brenda afateve…
Modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot, sipas njoftimit zyrtar. Shqipëria është prekur rëndë nga goditjet ekonomike që pasuan tërmetin e vitit 2019, ashtu edhe pandeminë COVID-19. Pas qetësimit të situatës aktuale në sistemin shëndetsor, vendit do t’i duhet të rifokusohet në objektivat e tij ekonomike afatgjata, të cilat përfshijnë krijimin e një modeli të fortë dhe të qëndrueshëm të rritjes ekonomike për përmirësimin e standardeve…
Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 16.950 euro. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 16.950 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.…
E rëndë është ngjarja që sjell në vëmendje emisionin “Me Zemër të Hapur”. Motra e Violeta Gurraj ka rrëfyer momente të vështira të jetës së motrës së saj, 47-vjeçares që u gjet e pajetë në banesë me fyt të prerë. Motra e 47-vjeçares, u shpreh se dyshuese për nipin e saj, duke treguar se ai ka pasur një konflikt me nënën për çështje prone. Djali i Violeta Gurraj , Franc Gurraj kishte borxh 10 mirë euro dhe për këtë kërkonte tokën për ta shitur, por kjo gjë nuk është pranuar nga e ëma e tij. Motra e 47-vjeçares kërkon që…
Nga Nigel Jones “The Spectator” Lidhja midis një diktatori që vret mijëra apo miliona njerëz, dhe leximit apo shkrimit të librave është e habitshme, por s’ka asnjë padyshim që ajo ekziston. Kështu Mao Ce Duniishte një praktikues shumë i vlerësuar i poezisë tradicionale kineze. Libri kryesor i Hitlerit “Mein Kampf” (Lufta ime) lexohej gjerësisht, dhe ishte një adhurues i tregimeve të Karl Mej mbi Perëndimin e Egër (Wild West). Dhe Stalini, siç e tregon Xhefri Roberts në librin e tij të fundit, i merrte librat të paktën po aq seriozisht sa edhe spastrimin e armiqve të tij, realë dhe imagjinarë.…
Është arrestuar ditën e sotme 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar Gentian Deda. Policia e Durrësit bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Informacion -Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim…
Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë hodhi poshtë kërkesat për pezullim urgjent të ligjit për vaksinim me detyrim të disa grupeve të punonjësve. Procesi i shqyrtimit me procedurë të rregullt vazhdon. Akoma nuk janë marrë vendimet përfundimtare sipas kërkesave për kushtetutshmërinë në procedurat për vaksinimin me detyrim. Senati i Parë përgjegjës i drejtuar nga presidenti i Gjykatës Stephan Harbarth nuk e ka shqyrtuar ende në mënyrë gjithëpërfshirëse kërkesën për pezullimin e ligjit për vaksinim me detyrim, që do të futet në fuqi nga mesi i marsit. Edhe ky vendim do të merret me një procedurë, e cila duhet të trajtohet me prioritet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kantier ndërtimit. Raportohet se shoferi dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur rëndë nga aksidenti por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën në spital. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin…
Pasi u pezullua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, gjyqtari Ardian Hajdari është paraqitur sot në SPAK, ku është marrë edhe si i pandehur. Gjyqtari është paraqitur në prokurorinë e posaçme mesditën e sotme, ku është marrë në pyetje. Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit, i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut. Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer…