Mosha minimale e kërkuar për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë qasje në aplikacionin me video të shkurtra. Një anketim i BIRN zbulon se prindërit dhe mësuesit po hasin vështirësi të qëndrojnë në krye të rreziqeve të përfshira. Djali u sigurua që t’u kërkonte leje prindërve. Kur ata thanë “Jo”, ai hapi gjithsesi një “llogari sekrete”. Ai ishte vetëm 14 vjeç dhe tashmë po lundronte në TikTok pa asnjë mbikëqyrje. Kaluan gjashtë muaj përpara se prindërit e tij ta zbulonin dhe djali…
Author: tirana
Nënkryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Ermonela Felaj nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të opozitës për ato që cilësohen afera. Gjatë fjalës së saj në komision, Felaj u ndal te inceneratori i Tiranës, ndërsa theksoi se vlera për ndërtimin e tij ishte 128 milionë euro. Po ashtu ajo tha se nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka konflikt interesi me çështjen e ‘Sharrës’.Felaj: Thonë se nuk janë marrë përgjigje, por janë marrë e-maile zyrtare. Kjo është rutinë e punës në Këshillin e Ministrave. 128 milionë euro është vlera e inceneratorit të Tiranës. Ndaj ju ftoj dhe juve, jam lodhur shumë…
Policia kontroll në ambientet e mbyllura për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Po kontrollohen ambientet e mbyllura në qytet dhe fshat. Kontrolli nëpër sera dhe shtëpi të braktisura apo magazina. Pas goditjes së shtëpisë së barit në Sarandë, gjithë komisariati dhe drejtoria e policisë Vlorë del në terren.
Rusia ka regjistruar sërish shifra të rasteve me COVID-19. Gjatë 24 orëve janë identifikuar mbi 200,000 të prekur, duke shënuar rastet më të larta ditore. Përkatësisht, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 722 pacientë kanë humbur jetën, duke u rritur me 9% nga e premtja e kaluar.
Emmanuel Macron refuzoi kërkesën e Kremlinit për të bërë një test anti-covid kur mbërriti në Rusi gjatë kësaj jave për të takuar presidentin Vladimir Putin, dhe për këtë arsye qëndruan disa metra larg-tjetrit. Të gjithë u mahnitën nga fotot Macron dhe Putin të ulur në skajet e kundërta të tryezës 4 metra të gjatë për të diskutuar krizën e Ukrainës të hënën, me disa diplomatë dhe të tjerë që sugjeronin se Putin kishte dashur të dërgonte një mesazh diplomatik. Sipas burimeve, Macron duhej të bënte një test PCR nëse dëshironte t’i afrohej Putinit, por ai refuzoi kështu që të dy…
Kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nisur nga shqetësimet dhe parregullsitë e konstatuara në raport me mënyrën e qakullimit dhe lëvizjeve të mjeteve, kryesisht në akset kryesore dhe dytësore, më së shumti nga mjetet e transportit publik, specialistët qarkullimit rrugor në DVP Elbasan kanë shtuar kontrollet. Në të gjitha rrugët e qytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Elbasanin, janë shtuar monitorimet, duke përdorur kryesisht dron, kamera dhe aparate fotografike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që kryejnë parakalime të gabuara, që drejtojnë mjetin…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot tre ligjet te qeverise. Bëhet fjalë për ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, “Për regjistrimin e biznesit” dhe “Për noterinë”. Në arsyetimin e tij, Meta sqaron se; “Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.”. Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës 11 shkurt 2022 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas priti në zyrën e tij kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, ka dalë sot në një prononcim për mediat. Në krah të Krasniqit, Basha shprehu vlerësime për kontributin e kësaj partie opozitare në Kosovës. Mes të tjerash Basha tha se dy liderët folën për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. “Pata kënaqësinë e veçantë që t’i uroj mirëseardhjen, jo për herë të parë, por në këtë detyrë si kreu i PDK-së, Memli Krasniqit. Përgëzova PD e Kosovës për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës, si një opozitë konstrukti…
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për F.M. i cili ndodhet në mbajtje për shkak të dyshimit se ka shpërndarë dhe transportuar substanca narkotike. Po ashtu, Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ndaj M.Q. i cili dyshohet për sulm ndaj policëve dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Në njoftimin e Prokurorisë është bërë e ditur se i dyshuari F.M. gjendet në mbajtje nga data 9 shkurt. Tutje, Prokuroria ka njoftuar se F.M. dhe M.Q., bashkë me dy persona të panjohur deri më tani, kanë shpërndarë dhe transportuar substanca narkotike në fshatin Konushefc të Podujevës, me qëllim të…
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka paralajmëruar padi për zyrtarët e lartë, të cilët nuk u janë përgjigjur shkresave që u kanë nisur. Në mbledhjen e sotme, Tabaku theksoi se rruga e butë ka përfunduar. “Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ministres së Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës znj.Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë znj.Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Ëngjëll Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit…
Nisma ligjore e maxhorancës parlamentare për ndryshime kushtetuese, që do të bëjnë të mundur zgjatjen e mandatit të vettingut për gjykatësit dhe prokurorët, nuk ka më asnjë pengesë për t’u realizuar. Partia Demokratike (PD), e kryesuar nga Lulzim Basha, vendosi në mbledhjen e grupit të saj parlamentar, në momentin e fundit para fillimit të seancës plenare, të japë votën vendimtare të deputetëve të saj pro zgjatjes së vettingut. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon votë të cilësuar, pra që 94 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti në Tiranë, të votojnë pro, gjë që nuk e arrin dot e vetme maxhoranca…
Banorët e “5 Majit” i janë drejtuar sot Prokurorisë së Posaçme lidhur me projektin e rindërtimit, që parashikon shembjen e banesave të tyre. Duke folur për media, banorët akuzojnë policinë se i ka nxjerrë zvarrë nga banesat, si dhe qeverinë e bashkinë, se sipas tyre, nuk i dëmshpërblen siç duhet për shtëpitë e tyre. Ata kanë protestuar prej ditësh për mbrojtjen e banesave të tyre, ndërsa ditën e djeshme tre përfaqësues zhvilluan dhe një takim me kryeministrin Edi Rama, në Parlament. Diskutimet e banorëve:Sa metër ka qenë banesa juaj dhe sa ju ka thënë bashkia se do u jap pas…