Author: tirana

Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka ironizuar situatën politike në vend, ndërsa e ka krahasuar atë me lojën që zhvillohet në spektaklin e famshëm, Big Brother Albania VIP. Përmes një statusi në “Facebook”, Dokle ka sjellë me humor për ndjekësit e tij, ‘flirtet’ e ditës brenda shtëpisë së politikës si dhe finalen e madhe mes Bashës dhe Berishës. POSTIMI I PLOTËPOLITIKANI dhe BIGBRADHËRSI Një politikan i ditës takoi njërin nga “bigbradhërsat” që sapo kishte dalë nga loja, pa arritur dot në finale…-Po ç’bëhet në atë “shtëpinë” tuaj?- u gërrduf politikani,- Një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit; një herë me Donaldin,…

Read More

Shtëpia e “Big Brother VIP” mbrëmë ishte mbushur plot. Mysafirë kanë shkuar disa nga personalitetet më të njohura të ekranit, mes tyre Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Salsano Rrapi e Fiorentina Halili. Agron Llakaj ka zbuluar një detaj që nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën. Të dy paskan mbaruar shkollën bashkë. “Kam qenë baba kur shkoja në shkollë dhe Monika ishte gocë e re”, rrëfen Llakaj në një bisedë me banorët. Për më tepër ndiqni videon e plotë: View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 15°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1 ballë. Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -02°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në…

Read More

Juventus-Atalanta dhe Inter-Milan janë dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë e Max Allegrit thyen 2-1 Sassuolon në “Allianz Stadium”. Paulo Dybala goditi saktë fluturimthi në minutën e tretë. Bardhezinjtë në avantazh, por ekipi mik reagoi dhe riktheu baraspeshën në minutën e 24-t. Hamed Junior Traore lëvizi bukur mes mbrojtjes vendase dhe lëshoi një gjuajtje fantastike që u ndal në trekëndëshin e portës së Mattia Perin. Juventusi nisi ofensivën dhe krijoi shumë raste të rrezikshme, por portieri i Sassuolos, Gianluca Pegolo, zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, edhe pse 40 vjeç. Dusan Vlahovic iu afrua…

Read More

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se belgët kanë tre pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje nga kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me dosjen “Toyota Auris”, Hoxha tha se ata duan të dinë si ka rënë në dijeni të këtij fakti, kush ia ka dhënë këtë informacion dhe nëse ka fakte të tjera mbi këtë çështje që nuk i ka bërë publike. “Basha është paralajmëruar që në vitin 2018 që do jepte dëshmi para belgëve. E ka bërë një dëshmi në vitin 2019. Ky është një hetim i palës belge. Nuk kemi një hetim shqiptar për këtë çështje deri tani. Unë e…

Read More

Këshillimi Kombëtar ka qenë temë kryesore e diskutimit të socialistëve në mbledhjen e kryesisë mbrëmjen e sotme. Në daljen për mediat kryeministri Edi Rama deklaroi se ky proces është për të marrë mendimin e qytetarëve dhe po jo për t’u faturuar atyre kostot e vendimeve të qeverisë. “Jemi mbledhur për këshillimin kombëtar. Tani që shtrirja e shpërndarjes ka kaluar gjysmën është koha për të krijuar një angazhim në territor. Do prekim të gjithë territorin lidhur me temat e këshillit kombëtar. Është një proces i ri. Shpresoj shumë që të na japë mundësinë të fusim politikën në jetën e përditshme. Këto…

Read More

Bashkë me zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut parlamenti miratoi dhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme për Reformën zgjedhore dhe atë territoriale, të konsideruara nga opozita si dy prioritete të një rëndësie kombëtare. Një reagim për këtë ka pasur Enkelejd Alibeaj. “Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore dhe atë Territoriale, dy priorite kryesore të PD. Ne jemi për një reformë të re territoriale e cila nuk i konsideron qytetarët vetëm numra për vota, por e çon qeverisjen vendore më afër tyre. Për këtë, ne do të nisim konsultimet me ekspertë dhe qytetarë në…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Rama u shpreh se patronazhistët janë rikthyer në terren dhe rezultati do të jetë shumë pozitiv. Ai ka komentuar edhe zgjatjen e afateve të vettingut duke e konsideruar si një lajm shumë të mirë. Ndërkohë që ka mohuar të ketë pasur negociata të drejtpërdrejta me PD-në për dakortësimin për të votimin e sotëm. “Shpresoj ta fusim politikën në hullinë e ccështjeve me interes për qytetarët. Ka nisur puna e patronazhistëve padikutim, janë në terren. Do të kemi…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin “Frontline” foli për aferën e inceneratorëve. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Kryemadhi tha përveç aferës së incenratorëve, do të ketë edhe një tjetër dosje denoncuese, ajo e ujësjellësit. Denoncime të forta ka bërë Kryemadhi mbrëmjen e sotme në “Frontline”, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë sot kanë nevojë për një drejtësi që nuk lejon që ata të grabiten. Pjesë nga bisedë në studio: Kryemadhi: 1.4 milionë dollarë ka marrë për tre muaj. Si i ka bërë kjo këto punime me dy punëtorë. Duke hetuar më del që zonja ka fituar një…

Read More