Ambasada e SHBA-be në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur votimin me 118 vota pro nga Kuvendi për zgjatjen e afatit për organet e Vettingut. Ambasada shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për një sistem më të fortë drejtësie dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. “Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë…
Author: tirana
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas dëshmisë së dhënë për prokurorët belgë në SPAK lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”. Por përpara kësaj, ai ai eshte akuzuar se po mbante fjalim politik duke shmangur çështjen për të cilën ishin mbledhur gazetarët. Kjo solli dhe përplasjen e tij me gazetaren Klodiana Lala, duke treguar se ishte tepër i acaruar pas daljes nga seanca e pyetjeve me prokurorët belge. Klodiana Lala: Nuk jemi këtu për deklarata politike. Po pyesim për rolin tënd brenda SPAK me prokurorët belgë, çfarë ndodhi për më shumë se dy orë. Lulzim Basha: Kjo është e vërteta ime,…
Milinkovic-Savic është padiskutim lideri i Lazios dhe edhe sivjet është i vetmi që mbetet “fari” i ekipit dhe një lider… Por, e ardhmja e tij është ende një çështje që duhet diskutuar. Siç raportohet nga e përditshmja Il Tempo, klubi dhe agjenti i mesfushorit serb, Kezman mund të bëjnë vlerësimin e situatës këtë verë. Marrëveshja midis agjentit dhe klubit do të përcaktonte që, përballë një oferte të lartë prej të paktën 70 milionë eurosh, shitja do të ishte e mundur. Në mënyrë alternative, megjithatë, mund të flitet për rinovim, me një kontratë që skadon në 2024 dhe që ende ka…
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas dëshmisë së dhënë për prokurorët belgë në SPAK lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”. Cilat ishin interesat e prokurorëve belgë? Basha: Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar edhe një herë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, sic ka ndodhur me çështjen këtu. Paratë mbeten të konfiskuara, drejtësia belge është e vendosur që t’i shkojë drejtësisë deri në fund. Për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme do bashkëpunoj me drejtësinë belge,…
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar ndryshimin e Kushtetutës në seancën e sotme parlamentare. Me 118 vota pro, 4 abstenim dhe zero kundër është miratuar zgjatja e afatit të organeve të vettingut deri në vitin 2024. Deputetët kanë dhënë votën pro edhe për ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim si dhe për Reformën Zgjedhore me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.
Dy mjekë kroatë i trajtojnë pacientët që vuajnë nga obeziteti me një terapi që përfshin shumë disiplina. Për të pasur sukses ka më rëndësi ekuilibri shpirtëror dhe durimi se sa sporti dhe agjërimi në mënyrë radikale. Kush lufton për të ulur peshën, e di mirë sa e mundimshme është që të heqësh kilogramët e tepëra: Sporti është rraskapitës dhe dietat shpesh kanë sukses afatshkurtër. Sapo i ke ulur disa kilogram duke mos ngrënë, ato kthehen sërish pas pak kohe. Mbipesha e madhe, pra obeziteti, ndikon mbi cilësinë e jetës dhe shkurton jetëgjatësinë e të prekurve. Mjekët nga Osijeku, Mario Curkoviç…
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vashtëmi në Maliq. Mësohet se mjeti me drejtues S.K., nga fshati Libonik ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ndodhej në SPAK pasditen e sotme për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen Toyota Yaris, nga Vora ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se askush nuk e mori vesh rolin e tij në këtë organizatë kriminale. Berisha aludoi se Basha e bëri votimin për zgjatjen e vettingut në Kuvend para se të nisej për në prokurori pikërisht për këtë arsye. “Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqenëse ata që po punojnë aq shumë kundër jush, sot e kishin ditë të zezë. Ëngjëll Agaçit i doli dosja me general Lisin. Antimafia italiane është një prokurori e…
Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u votua për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Vettingut deri në vitin 2024, ku votave të mazhorancës iu janë bashkuar edhe ato të Partisë Demokratike. Ndërkohë, ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar ashpër deputetët demokratë dhe veçanërisht kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas tij, Basha është i detyruar të votojë pro, pasi është ” i tredhur nga dosjet e Rrugës së Kombit, 4 viktimat e 21 Janarit, marrëveshja e detit me Greqinë, dosja Toyota Yaris” dhe disa çështje të tjera kriminale.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka sulmuar kreun demokrat Lulzim Basha, duke publikuar një video të kohëve më parë, ku Basha sulmonte procesin e Reformës në Drejtësi, që sipas tij ishte në dorën e Edi Ramës. “Kur të marrin peng të detyrojnë të hash atë që ke nxjerrë nga tubi i shkarkimit!”, shkruan Shkëlzeni, ndërsa ka publikuan në Facebook videon e Bashës. Kreu i PD shprehej asokohe se ‘Komploti është zbuluar, Vetingu është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, i pret gjykimi në…
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj iu përgjigj edhe interesit të mediave në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se tani që foli gjykata, të gjithë duhet të heshtin. “E di që ka interes edhe nga media për të komentuar një tjetër betejë meqë ra fjala, këtë historinë me FSHF-në, por siç i thonë fjalës “kur ka folur gjykata, të gjthë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë” , theksoi Veliaj. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare…
Sali Berisha prezantoi në Vorë sot kandidatin e tij që do garojë nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana. Por emri ka sjellë dhe gafën në sallë që solli të qeshura pa fund. Kryetari i PD në Vorë në vend që të thoshte në 6 mars demokratët do të votojnë për Lulzim Vranën, tha do të votojnë për Lulzim Bashën. Në sallë nuk munguan të qeshurat, por dhe fishkëllimat. “Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e…