Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki:222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos,…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me çështjen e Toyota Yaris Letër porosia ka ardhur për Gjykatën e Posaçme nga Gjyqtari i hetimeve paraprake, Laurence Heusghem, i cili i kërkon prokurorisë të pyesë kryedemokratin Basha në lidhje me një deklaratë për Toyota Yaris, në të cilën u bllokuan 3.4 milionë euro. Autoritetet belge të cilat gjithashtu po zhvillojnë hetime për Toyota Yaris i kërkojnë prokurorëve Doloresa Musabelliu dhe Eneid Nakuci t’i drejtojnë kryedemokratit tre pyetje, në të cilat kërkohet përgjigje se si ai u informua për praninë e vlerave monetare, të…

Read More

Pas 5 orësh debate dhe diskutime të shumta në seancën e sotme plenare, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan për zgjatjen e afateve të vettingut, ndërsa LSI braktisi seancën. Monika Kryemadhi ka folur pasi ka dalë nga Kuvendi dhe u shpreh se ka votuar abstenim për zgjatjen e afateve të vettingut dhe reformën territoriale dhe ka votuar pro për reformën zgjedhore. Kryemadhi zbuloi se pro zgjatjes së mandatit të organeve të drejtësisë ka votuar vetëm deputeti Agron Çela. Më tej, kryetarja e LSI-së u shpreh se është enigmatike se si kryedemokrati Basha ndryshoi mendim në vetëm një orë lidhur me…

Read More

Një burrë nga Merseyside është bërë i pari në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë një ‘vaksinë’ e cila shpresohet se do të ndalojë rikthimin e kancerit të kokës dhe qafës – në një provë kërkimore klinike që mund të ndihmojë në krijimin e trajtimeve të mundshme për sëmundjen. Ekipi i kërkimit klinik në Qendrën e Kancerit Clatterbridge i ka dhënë pacientit Graham Booth një injeksion të një terapie të përshtatur me ADN-në e tij personale dhe të krijuar për të ndihmuar sistemin e tij imunitar të largojë kancerin përgjithmonë. Booth së pari kishte kancer në kokë dhe qafë në…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, hodhi dyshime të forta për ndërrimin e çuditshëm sipas saj të mendjes së Lulzim Bashës për të votuar vettingun. Ajo përmendi marrëveshjen e 17 majit por edhe frikën nga prania e prokurorëve belg në Tiranë. “Jemi të vetëdijshëm se siç kanë ngritur zërin organizata dhe partnerët strategjikë për të gjithë çështjen e implementimit të reformës në drejtësi. A po marrin shqiptarët drejtësinë e vërtetë apo po shtohen dosjet. Procesi i vettingut është një element që duhet të vazhdojë. Në shkurt 2018 grupi i LSI propozoi një afat të tillë për shtyrjen e…

Read More

Ronela Hajati nis xhirimet për videoklipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest me një mesazh për Vjosën. “Sekret”, kënga fituese në Fest60 në Radio Televizionin Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në ESC2022 është kthyer në një himn të këtyre ditëve. Ronela ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet më 10, 12 dhe 14 maj në Torino të Italisë. Artistja ka nisur xhirimet e videoklipit të këngës në jug të vendit, me një mesazh të fortë për ruajtjen e trashëgimisë sonë natyrore. Klipi…

Read More

Fundi i emergjencës së pandemisë duket gjithmonë e më afër, teksa po shtohen vendet europiane që po lehtësojnë masat. Britania e Madhe mund të heqë të gjitha kufizimet për frenimin e përhapjes së Covid-19 që prej 21 Shkurtit, një muaj më herët se ç’ishte parashikuar. Britania e Madhe pritet të jetë i pari vend në botë që ndërmerr një masë të tillë, e ndihmuar për këtë edhe nga vaksinimi i shumicës dërrmuese të popullsisë. Autoritetet franceze po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së detyrimit të certifikatës së vaksinës, që aktualisht lejon vetëm të vaksinuarit me dy doza të hyjnë në bare,…

Read More

Kandidati i PD për kryetar Bashkie në Rrogozhinë Ferdinand Saraçi rezulton i dënuar në Itali. Ai ka shënuar dënimin e tij në formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ. Saraçi është dënuar në 16 Mars 1999 për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, në Itali. Ai do të garojë përballë Edison Memollës së PS-së dhe Hekuran Xhanit nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për krytar bashkie në Rrogozhinë. Ndërkohë ditën e sotme u dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentet e kandidimit për 20 kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 Mars. KQZ do…

Read More

Amaros Deda u paraqit me plagë të rënda në spitalin e Lezhës duke mos i dhënë asnjë mundësi mjekëve që ta mbanin në jetë. 33-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar ndaj vetes me qëllim vetëvrasjen ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi mbërriti në spital. Deda ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të grabitjes me dhunëq ndaj një të moshuare në Shënkoll. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2011, ku Deda së bashku me një person tjetër, të dy të maskuar kanë dalë përpara 70 vjeçares në Shënkoll për ta grabitur.

Read More

Dashi Përgatituni për një të premte të mbushur me lodhje dhe punë. Në dashuri parashikohet një ditë e mirë, të cilën duhet ta menaxhoni mirë, pavarësisht lodhjes që do të ndjeni. Demi Kjo e premte parashikohet t’iu sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjatë kësaj dite, shëndeti do ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës, pasi keni nevojë për kujdes. Binjakët Po jetoni një miqësi shumë të fortë dhe intensive, ndaj mos e lini t’iu ikë nga duart. Në dashuri, po përjetoni një histori disi të çuditshme. Në vendin e punës situata paraqitet e qetë,…

Read More

Pasditen e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës ka mbërritur një person i plagosur me armë zjarri. I riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ndërsa viktima është identifikuar si Amaros Deda, 33 vjeç . Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Amaros Deda rezulton si person me precedent të mëparshëm penal. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

Read More

Tirananews publikon projektin e shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rivlerësim dhe konceptimi të Resortit Natyror të Banjave të Bënjës në Përmet. Zbatimi i projektit konsiston në sistemimin e zonës së parkimit të automjeteve, korsive të biçikletave, tre ballkoneve përgjatë kanioneve ku mind të soditet natyra, ngritjen e sportelit hyrës, banjave publike, qendrës shëndetësore dhe sigurimin e bordurave të vaskave me ujërat termale. Çdo ndërhyrje do jetë me dru dhe me materiale të zonës duke ruajtur vlerat natyrore dhe historike të zonës. Punimet priten të fillojnë pas aprovimit të projektit.

Read More