Një situatë që shkaktoi të qeshura pas një batute të ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë kohës kur Berisha jepte një prononcim për mediat, pak metra më tej, kalonte kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Teksa Sali Berisha mbante një fjalim për gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbritur vetëm pak metra pas tij për të hyrë në seancën e Kuvendit. “Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine.”, tha Berisha, ndërsa gazetarët qeshën njëzëri, bashkë edhe me ish-kryetarin e PD-së. Kujtojmë se sot në Kuvend do të votohet për zgjatjen e “Vettingut”, ku deri më tani PD është…
Author: tirana
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka vijuar replikën me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë nga foltorja e Kuvendit se nuk është vendi i duhur që ata t’i tregojnë njëri-tjetrit kush janë. Manja tha se drejtësia vonon, por nuk harron, ndaj dhe është momenti që t’i lihet drejtësisë dhe kohës të drejtojë kush ka të drejtë. “E para, znj. Tabaku ju mu drejtuat me emër, kështu që mos kërkoni asgjë, as ndjesë, se isha shumë korrekt. E dyta, ti ke ardhur në Dibër, por ke ardhur si Liza në Botën e çudirave. E treta, historitë me kriminelë…
Pasi fitoi betejën përballë kreut të FSHF-së, Armand Duka, vjen një reagim për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Përmes një reagimi në Twitter, Veliaj tha se beteja u fitua për Tiranën. Në cilësinë e aksionerit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë pikërisht Erjon Veliajt duke hedhur poshtë të gjithë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë. REAGIMI I VELIAJTBetejen per Tiranen e fituam! Ju falenderoj te gjitheve nga zemra qe besuat e mbeshtetet kauzen e pastrimit te llumit nga futbolli! Gjykata foli,…
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s gjatë muajit janar, krahasur me dhjetorin. Shqipëria e mbylli vitin 2021 në vendin e 66-të, ndërsa në përditësimin e fundit të FIFA-s gjendet në vendin e 45-të. Edhe pse nuk ka zhvilluar ndeshje në këtë periudhë, rol në këtë ngritje pati ecuria jo e mirë e Kongos në ndeshjet në Afrikë. Shqipëria e pati kulmin në muajin gusht 2015, teksa arriti e 22-ta në renditjen e FIFA-s. Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës ka fituar 2 vende në renditjen e FIFA-s. Dardanët renditen të 109-ët, nga vendi 111-të…
Spartak Ngjela ka marrë sërish vëmendjen e mediave rozë, këtë herë me një koment në foton e këngëtares së njohur Rovena Ibrahimi. Ngjela ka përdorur profilin ku shpesh ndan analiza politike për të lënë një koment në foton e ndarë nga Ibrahimi, ku i shpreh asaj simpatinë. “Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”, shkruan Ngjela. Dy ditë më parë ai i komentonte një gazetareje, të cilës i shkruante në FB, ndërsa disa javë më parë…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kthyer ashpër ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa i përmendur përgjimet e Dibrës, në dosjen 184. Ishte ministri Manja që iu drejtua Bashës, duke i thënë se nuk ka asnjë kompleks për dosjen 184, ndërsa në përgjigjen e tij, kryedemokrati i kërkoi të mendohej mirë dhe të harronte se nuk do të vinte dita, që ai të jepte llogari para drejtësisë. Manja: Sa për dosjen 184, unë s’kam asnjë kompleks. Zoti Basha, e kam me ty. Ri në rregull siç jam unë me drejtësinë, po ishe ti i gatshëm me drejtësinë siç jam…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Dealer”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla. Gjatë aksionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 janë sekuestruar 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një aparat celular. Ndërkohë, në pranga ka rënë poseduesi i drogës dhe parave, 21-vjeçari Xhesi Mehmeti, banues në Tiranë. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu bëri thirrje të gjithë kolegëve deputetë, që të votojnë ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. “I ftoj kolegët e mi deputetë pa dallim politik, që vota e sotme të mos marrë vetëm mazhorancën, por siç u votua në mesnatën e 22-23 korrikut, do ishte në nderin e këtij Kuvendi që të marrë 140 vota”, tha Manja. Më tej, Manja sqaroi arsyet pse duhet votuar zgjatja e Vettingut deri më 31 dhjetor 2024, teksa shtoi se Vettingu është elementi thelbësor i Reformës në Drejtësi dhe ka dhënë rezultate të prekshme, të…
Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e partisë së saj pro shtyrjes së mandatit për organet e vettingut. Tabaku tha se PD nuk do të bëhet pengesë për procesin e integrimit. “Të nderuar kolegë, qytetarë! Së pari më lejoni të them se zoti Manja ka të drejtë, pasi Dibra do të votojë djalin e saj Luan Haka. Zoti Kukan ka qenë një nga personazhet me rëndësi në Shqipëri. Falë kontributit të tij, ne mund të diskutojmë sot për reformën në drejtësi. Kjo reformë nisi me qëllimet më të mira, të paktën…
Përplasje në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ky i fundit sqaroi arsyet pse duhet votuar zgjatja e afateve të organeve të Vettingut. Pas fjalës së ministrit Manja, ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën dhe iu drejtua ministrit me disa pyetje, mes të cilave ndalej te hidrocentrali i Skavicës, duke u pyetur Manjën se “Çfarë kompromisi ke bërë ti me Edi Ramën për të denatyruar totalisht Dibrën?” Drejtuesja e Kuvendit i ndërpreu fjalën Berishës, ndërsa si kundërpërgjigje ndaj tij, ministri Manja theksoi se Berisha i duket “si një zonjë e vjetër që vjen nga bota…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook për ndarjen nga jeta të eurodeputetit të njohur për lidhjet me Shqipërinë, Eduard Kukan. “I pikëlluar nga humbja e një miku të dashur dhe avokati të palodhur të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Promotor i demokratizimit të plotë të vendit tonë, kontributi i Tij për forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe mbështetja për integrimin europian do të mbetet i paharruar.Ngushëllime familjes dhe kolegëve! “ shkruan Meta në postimin e tij.
Prokurori belg i çështjes së ‘Toyota Yaris’ ka ardhur në Tiranë, në kuadër të hetimeve. Mësohet se prokurori ka mbajtur takim ne SPAK dhe prokurorinë e Tiranes.