Author: tirana

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku e cila ëhstë thirru në interpelancë nga deputeti i PD Ferdinan Xhaferri për Portin e Durrësit tha se në të do të investojë ” Emaar Group” njësoj si ka bërë në Malin e Zi. Ajo ka ironizuar edhe Xhaferrin në lidhje me deklaratën e tij të dikurshme “se do të përmirësojë cilësinë e diellit” “Kur Mohamed Alabbar investon në Malin e ZI ne e kemi xhelozi, kur vjen të investojë të ne kemi akuza pafund. Rivalitizimi i porteve dhe moleve ekzistuese është gur themeli për zhvillimin detar dhe do të ndërtohet vizioni që do të…

Read More

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se sot në Kuvend do të kalojnë për miratim dy komisionet, atë të Reformës zgjedhore dhe atë territoriale. Basha tha se këto dy komisione kanë qenë prioritet për PD-në, ashtu si edhe nisma për vettingun e politikanëve. “T’i japim shans një drejtësie që të ngrihet në këmbë dhe t’i hedhë prangat çdo qytetari që shkel ligjin, duke e nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe bosët e krimit. Sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë dhe miratimin e dy komisioneve të rëndësishme që janë prioritet i shqiptarëve, komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kreu i selisë rozë, do të mbledhë sot në mbrëmje Kryesinë e Partisë Socialiste. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se kjo mbledhje do të ketë në fokus të diskutimeve zhvillimet e fundit politike, nga kërkesat e demokratëve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale deri tek organizimi i brendshëm i socialistëve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Read More

20 kandidatë do të jenë në garë për zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Me përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022. Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte. Nga 11 parti të regjistruara, vetëm 4 subjekte çojnë kandidatë Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë: Shkodër, zj. Majlinda Angoni · Durrës, zj. Emiriana Sako · Lushnje, zj. Eriselda Sefa · Rrogozhinë, z. Edison Memolla · Vorë, z. Blerim Shera · Dibër, z. Rahim Spahiu Partia Demokratike…

Read More

Shembja e banesave në tre lagje në Tiranë në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, prej ditësh është ndeshur me banorët e këtyre zonave të cilët janë kundër prishjes së banesave të tyre. Këtë të enjte si një javë më parë banorët e Paskuqanit, të Laprakës dhe të 5 Majit janë grumbulluar në hyrjen e kuvendit duke penguar deputetët që të futen në institucion dhe kërkojnë mbështetjen e tyre. Banorët shprehen se ato kanë investimin e tyre të jetës, dhe deputetët janë ato që duhet të ngrenë zërin dhe ti mbështesin për votën që ato u kanë dhënë. “Të…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin që ai ka marrë për të votuar pro vettingut. Basha është shprehur se nuk është kundër parimeve të tij, por do të bëjnë çdo gjë për integrimin e BE-së. “Reforma në drejtësi ka pasur ecajaket e saj ngecje dhe devijime dhe vijon të ketë të tilla., Trekëndëshi i Bermudës, Rama i pari dhe Berisha me Metën kanë bërë gjithçka që të largojnë ONM nga vendi. Por prapë se prapë ka vetëm një shans që Shqipëria të behët pjesë e Evropës që politikanët shqiptarë të shkojnë në burg një nga një që…

Read More

Ndër vite politika por edhe institucionet e larta të shtetit, kanë njohur disa të burgosur “VIP” . Një prej tyre është Fatos Nano i cili u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më 30 korrik 1993, shefit të opozitës së atëhershme dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nanos iu hodhën prangat nën akuzat për korrupsion nga regjimi i ri demokratik që erdhi në pushtet më 22 mars 1992. Kreu i socialistëve u dënua nga drejtësia shqiptare me 12 vite burg dhe vuajti dënimin në burgun “Jordan Misja” deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në…

Read More

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorë të lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë janë mbledhur para Kuvendit, atje ku pritet të nisë edhe seanca plenare, ndërsa protestojnë për shembjen e banesave të tyre. Shumë banesa në këtë zonë do të shemben, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, por edhe nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.Kjo nuk është hera e parë kur banorët protestojnë, pasi shprehen kundër shembjes së pronave të tyre. Ata kërkojnë që një përfaqësi e tyre të hyjë…

Read More

Menjëherë pas vendimit të kryedemokratit Basha për të votuar pro zgjatjes së organeve të vettingut, ka reaguar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Kim në reagim e saj thekson se shpesh amendamentet për zgjatjen e vettingut keqinterpretohen dhe kthehen në çështje politike, por që në të vërtetë është një hap i rëndësishëm. Ndër të tjera ajo ka shpreson që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të japin votën e tyre pro një zgjatje të tillë. “Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile,…

Read More

Në Shqipëri, disa fermerë po kultivojnë këtë kulturë ende të panjohur për tregun vendas, bazuar në disa porosi të limituara. Spinaqi i kuq është unik në shije dhe në vlera. Ndonëse i rrallë për t’u gjendur në tregjet e fruta-perimeve, krahas shijes së tij të lehtë dhe delikate, ai është një burim fantastik plot vlera kurative për shëndetin. Deri më tani, kemi mësuar, dëgjuar dhe treguar për përfitimet që vijnë nga spinaqi jeshil, por edhe i kuqi ofron një sërë benefitesh shëndetsore sidomos në kurimin e anemisë. Gjethet dhe kërcenjtë e spinaqit të kuq lëshojnë lëng të kuq që ka…

Read More

Përpjekejet e ndërkombëtarëve për të marrë votën pro të demokratëve për shtyrjen e mandatit të organeve të vettingut duket se kanë dhënë rezultat. Mësohet se secila palë ka lëshuar dhe ka marrë diçka në këmbim mes njera tjetrës. Demokratët kanë vendosur tashmë që të votojnë pro projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut duke marrë në këmbim kryerjen e Reformës Territoriale si edhe të asaj Zgjedhore. Fill pas votimit të sotëm të deputetëve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, ata do ta çojnë kartonin për ngritjen edhe të dy komisioneve për zbatimin e kërkesave të demokratëve.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në profilin e tij Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburantëve. Një qytetar e pyet kryeministrin në lidhje me çmimin e lartë të naftës por kreu i qeverisë e mohon një gjë të tillë. Në komentin e saj ajo e pyet kryeministrin nëse e di se në vend çmimi i naftës është 200 mijë lekë, por Rama ja kthen se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. “Sikur kjo te ishte e vertete sot çmimi i energjise do kishte kercyet përpjete si ne Kosovë apo si ne vende te tjera…

Read More