Author: tirana

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, duke folur për gazetaren e BBC, Sally Nugent, rreth dokumentarit për jetën e tij, bëri një deklaratë të fortë në lidhje me varësinë që ka pasur nga alkooli edhe kur po shkëlqente si futbollist te Manchester United. Ai thekson se kishte arritur pikën më të ulët. “E dija se kisha nevojë për ndihmë, për të shpëtuar veten, por edhe për të shpëtuar familjen time“. Duke folur për “gabimet” që kishte bërë, 36-vjeçari thotë se mund t’i kishte marrë jetën dikujt në atë gjendje të mjeruar: “Mund të ishin vajza, mund të kishte…

Read More

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Gaminator”, si rezultat i të cilit u ushtrua kontroll në një lokal në Maqellarë, në pronësi të shtetasit Sh. T., dhe punonjës shtetasin F. Z., dhe gjetën  e sekuestruan 5 pajisje elektronike në gjendje pune të cilat përdoreshin për lojra fati. Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë pronarin e lokalit shtetasin Sh. T., 55 vjeç, banues në Maqellarë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Moskallzim Krimi”. Si dhe shtetasin F. Z., 54 vjeç,…

Read More

Aktorja e njohur Arjola Demiri është bërë pjesë e “Big Brother Vip” që prej ditës së parë, më 5 tetor të vitit 2021. Kohën e fundit nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe ish-bashkëshorti i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve. Mësohet se rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në këto momente, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.

Read More

Vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin gjatë paradites kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Por në vijim pritet të ketë kalime të lehta vranësirash në zonën malore dhe të ulët. Ndërsa bregdeti do të mbetet me mot të kthjellët gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve në lidhje me demolimin e disa banesave që preken tek zona e “5 Majit” në kryeqytet në kuadër të projektit të rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.Kreu i qeverisë siguron qytetarët se askush nuk do të mbetet jashtë dhe se kjo nuk bëhet për interes të ndonjë kompanie. Rama thekson se edhe ata që i kanë shtëpitë pa leje do të përfitojnë shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo që kanë pasur.“Nuk kemi nxjerre asnjë jashtë nga shtëpia për asnjë kompani të asnjë shokut tone,…

Read More

Partia Demokratike do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar, pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të vetting-ut. Në mbledhje pritet që deputetët demokratë të njihen me qëndrimin që PD do të mbajë në lidhje me propozimin e maxhorancës për të zgjatur këtë afat deri në vitin 2024. Negociatat para votimit në Kuvend të propozimit të maxhorancës kanë futur në lojë edhe ndërkombëtarët. Sipas burimeve përgjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të ambasadave të vendeve të perëndimit në Tiranë kanë shkuar në selinë blu për të arritur një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion në Tv Klan gjatë një fluturimi me avion nga Tirana drejt Kukësit. Përveç aeroportit të Kukësit Rama ka thënë se do të ndërtohet edhe aeroporti i Vlorës. Ky i fundit sipas Kryeministrit me shumë gjasa mund të jetë edhe më i madh se aeroporti Nënë Tereza. “Është shumë e rëndësishme kjo që po ndodh sot sepse hap përfundimisht portën e Kukësit dhe krijon premisë për zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vetë për 36 muaj, ne do mundohemi që…

Read More

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri flet për herë të parë pas dënimit. të djalit ditën e premte dhe që sot u transferuar në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin 3.4 vite burg. Në një intervistë për “5pyetjet”, ai u shpreh se ndihet keq për dënimin, por edhe krenar për djalin, pasi sipas tij nuk i ka shkelur njeriu në kallo dhe nuk është implikuar për akuzat që u ndëshkua. “Si çdo prind, ndihem keq. Është fare logjike kjo punë, çdo prindi edhe sikur t’i rrëzohet fëmija në trotuar do të ndihet shumë keq. Kjo ka…

Read More

Ish-banori i Big Brother, Tan Brama ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri por edhe mbi përkthimin e filmave me pullë të kuqe. Kjo e fundit bëri shumë bujë në media. I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, ndërsa zbuloi më shumë lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, ‘followersat’ në Instagram që bënë aq shumë bujë, punën e tij si përkthyes i filmave me pullë të kuqe dhe shumë të tjera. Fillimisht, Tani tregoi se si është ndjerë dhe si e kanë pritur njerëzit pas…

Read More

Në ditët e sotme shumë çifte po gjejnë dashurinë e tyre online, e ndërsa po shtohen edhe aplikacionet e njohjes. Tinder është kthyer në një aplikacion takimi! Në këtë aplikacion ju vendosni vendndodhjen tuaj për të parë cilët njerëz keni pranë dhe pasi bisedoni vendosni nëse dëshironi të takoheni! Kjo është tema për të cilën u fol në studion e ‘Goca dhe Gra’ mbrëmjen e sotme, ndërsa moderatorja Armina Mevlani i sheh këto aplikacione si ‘të frikshme’, ndërsa tregon edhe historinë e mikeshës së saj që jeton jashtë! Armina: Personalisht më duket e frikshme që të hysh në një aplikacion…

Read More