Author: tirana

Ndërkohë, që Lulzim Basha dhe grupi parlamentar i PD do të votojnë pro zgjatjes së mandatit të vettingut, Sali Berisha deklaroi votën e tij kundër. “Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Unë i kam shprehur të gjithë qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe u përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihmën e mikut të tij Soros. U përdorën disa standarde dhe ky është një proces i flakur që nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj kundër atyre që…

Read More

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka nga foltorja e Kuvendit foli për nismën për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut. Teksa vlerësoi faktin se vettingu është një gur themeli i për vijimin e reformës në drejtësi, Bushka pohoi se nëse ndërpritet mandati i KPK-së dhe të Komisionerit Publik, do të mbeten stok 300 dosje, të cilët më pas do i kalojnë SPAK. “Ne jemi duke dëshmuar jetësimin në reformën në drejtësi. Janë ngritur dhe ushtrojnë funksionet e tyre organet e vettingut, KLP, KLGJ, ILD, Prokurori i përgjithshëm, SPAK, BKH, Shkolla e Magjistraturës. Prej më shumë se një viti Gjykata…

Read More

Deputeti Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë në Kuvend me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, ku ka ngritur shqetësimin e rritje së çmimeve të plehrave kimike për prodhimet bujqësore. Braçe po ashtu u ndal edhe tek grumbulluesit e prodhimeve bujqësore, për të cilët tha se kanë zaptuar tregun. Ju të komisionit të regjistrimit të pelhrave kimike. Tre ndërmarrje kanë importuar plehra kimike dhe duke i hedhur këto plehra kimike me çmime të rritura. Kam tre probleme. E para ka të bëjë me kartelin e grumbulluesve që ka zaptuar tregun. Gjatë kohës që domatja del me 65 lekë dhe shitet me…

Read More

Ka nisur në Kuvend shqyrtimi i projektligjit për zgjatjen e organeve të vettingut. Kjo është një nismë e 39 deputetëve të Partisë Socialiste disa muaj më parë pasi u konstatua se kryerja e vettingut të organeve të drejtësisë nuk mund të përfundonte brenda afatit të paracaktuar me ligj në vitin 2016. Rrjedhimisht sipas tyre duhet ndryshuar ligji, por për të ndodhur kjo, duhen edhe votat e demokratëve për të arritur një shumicë të cilësuar. Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka radhiti disa arritje të mëdha sipas saj të Reformës në Drejtësi siç është funksinimi i…

Read More

The Economist Demokracia globale ka shënuar rënien më të madhe gjatë 2021, sipas The Economist. Sipas studimit, i cili ka përfshirë 167 vende, më shumë se një e treta e popullsisë së botës jetojnë nën sundimin autoritar ndërsa vetëm 6.4% gëzojnë statusin e demokracisë së plotë. Ndërsa Afganistani tani është vendi më pak demokratik në botë. Sipas këtij studimi të Economist Intelligence Unit (EIU), “indeksi i demokracisë” në vitin 2021 ra nga 5.37 në 2020 në 5.28, rënia më e madhe që nga viti 2010. “Rezultatet pasqyrojnë ndikimin negativ të pandemisë në demokraci dhe lirisë në botë për të dytin…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjete sociale, lidhur me kallëzim penal ndaj Kuvendit duke e akuzuar për falsifikim. “Ju ftoj të lexoni me shumë vëmendje këtë analizë për të kuptuar jo vetëm krimin e rëndë të falsifikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, por edhe se sa i pambrojtur është sot qytetari i thjeshtë i Republikës, kur të tilla akte bëhen ndaj Kryetarit të Shtetit. KOHA QË DREJTËSIA TË FLASË!” shkruan Meta.

Read More

Në sallën e parlameanetit, gjatë fjalës së saj, ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural, Frida Krifca, foli për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësië të miratuar së fundmi. Bujqësia për këtë vit ka marrë fondin më të madh të akorduar ndonjëherë në 30 vitet e fundit nga qeveria shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe blegtorëve. Sipas Krifcës do të jenë 3,2 miliardë lekë që qeveria shqiptare ka ndarë për nevojat e bujqësisë në 12-mujorin e ardhshëm. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se “Buxheti i vënë në dispozicion në mbështetje të drejtpërdrejtë, është më i larti i…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Partisë Demokratike të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari, Memli Krasniqi. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, nënkryetarët, Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Bajrush Xhemali. Kryetarja Nikolla u uroi drejtueseve të PDK-së suksese në përballimin e sfidave të partisë, Kuvendit dhe Kosovës. “Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer vëllazëror, po punojmë ngushtësisht mes Kuvendeve, qeverive dhe institucioneve për të çuar atë përpara dhe për të lehtësuar përballimin e sfidave me të cilat përballet Republika e Kosovës. Sfidat tuaja janë edhe…

Read More

Ishte e qartë që në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale në Tiranë, ashtu si edhe në çdo Shoqatë tjetër, FSHF abuzoi me listat, abuzoi me mënyrën e votimit duke e bërë praktikisht “nul”, të pa ligjshëm çdo vendim që u morën në këto Shoqata. Në cilësinë e aksionarit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë pikërisht Erjon Veliaj duke hedhur poshtë të gjithë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë. Gjykata e Tiranës rrëzoi vendimet dhe pretendimet e FSHF-ës duke regjistruar Eduard…

Read More

Nënë Liza është shfaqur skeptike pas takimit të saj me kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes së banesave në lagjen ‘5 Maji’. Në një prononcim për mediat, e moshuara tha se nuk i beson ato çka bisedoi me Ramën, pasi do një kontratë të firmosur me vulë. “Nuk besoj mor gjallë, fjalët i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia. Kontratën nuk e kam marrë. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Atëherë ulem unë. Kur ta firmosë kryebashkiaku. Nuk e fal se nuk kam mundësi, I kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha pas takimin me banorët protestues se do ketë trajtim me dinjitet për të gjithë banorët. “Kemi patur një bisedë intensive dhe unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që në ditën e parë, por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët se ka shumë kthesa edhe të qëllimshme. Për të gjithë banorët qoftë të ‘ Majit, Unazës që janë të ndarë në dy kategori do ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor solidar sic u bë me ata që humbën shpinë nga tërmeti.” tha Rama.

Read More