Shërbimi i Sigurisë Kombëtare i Armenisë (HAAT) tha se ka arrestuar 19 persona, që dyshohet se ishin anëtarë të një “rrjeti të spiunazhit” në këtë shtet të Kaukazit Jugor. HAAT tha më 10 shkurt se dhjetëra pjesëtarë të forcave të armatosura mund të jenë përfshirë në aktivitete të një rrjeti spiunazhi që punon për një shtet të huaj. Por, ky shërbim nuk zbuloi se për cilin shtet bëhet fjalë. Sipas këtij shërbimi, rekrutimi i spiunëve u bë përmes një shërbimi online takimesh, përmes së cilit, zyrtarët ushtarakë armenë që kishin të dhëna të klasifikuara dhe dokumente, i kanë dërguar përmes…
Author: tirana
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg, kanë folur rreth krizës në Ukrainë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Johnson e cilësoi momentin më të rrezikshëm në krizën më të madhe të sigurisë me të cilën Europa është përballur në dekada. Ai thotë se nuk mendon se është marrë një vendim nga Rusia për të pushtuar Ukrainën por kjo nuk përjashtohet të ndodhë në të ardhmen. Ndërsa Stotelnberg tha se Rusia mund të zgjedhë një zgjidhje diplomatike, ose konfrontimin që sipas tij Moska do të paguajë një çmim të lartë. Në mbështetje të StotelnbergKryeministri britanik…
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat. Dy mjete, njëri tip Hunday dhe tjetri tip ‘Ford Fokus’ janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rrëshqitur disa metra në asfalt. Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Ford Fokus, që jo vetë duke parakaluar gabim por edhe me shpejtësi të madhe, ka goditur nga prapa mjetin tip Hunday, duke e nxjerrë jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip ‘Ford Fokus’, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar ashpër me deputetin e PD, Ervin Salianji, lidhur me votimin e zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut. Debati i plotë Berisha-Salianji:Berisha: Nëse vazhdohet t ëmashtrohen qytetarët në mënyrën më të paskrupullt për një reformë që i privoi ata nga e drejta themelore e një procesi të drejtë, nëse vazhdohet të lyhen e të lëpihen dështime të tilla të tmerrshme, faturën e të cilëve e paguajnë qytetarët, nëse me fjalë të sipërfaqshme dhe me përdorim mikrofoni, ndërkohë që vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz mes kreut të Meduzës dhe Lul Bravës, kjo seancë duhet të ndërpitet menjëherë,…
Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë. I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në një mesazh nga arratia ai kërkonte që të dorëzohej. Me një telefonatë në një zyrë avokatie në Selanik, i riu Roxhers Demirasi kishte kërkuar të dorëzohej vetë, duke u kthyer në Greqi. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik, ku shqiptari vrau 19-vjeçarin Alqis Kambanu.
Publikohen pamjet brenda takimit të kryeministrit Edi Ram ame tre përfaqësuesve të banorëve të “5 majit”, i cili u zhvillua sot në ambientet e Kuvendit, dhe që u shoqërua me debate të forta. Një video e filmuar nga një prej banoreve tregon situatën e tensionuar brenda takimit. Vajza e quajtur Laureta Nikolla, që filmon, shprehet se kryeministri nuk i dëgjoi, ndërsa dy gra të tjera janë në këmbë duke debatuar ashpër me Ramën.
Në Shqipëri, i hapet rruga zgjatjes së mandatit të disa institucioneve të Vettingut, Komisionit të Pavrur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerëve publik, pasi Partia Demokratike vendosi të votojë në favor. Zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, e për pasojë për miratim nevojiten 94 vota, të cilat shumica socialiste, e cila ka bërë dhe propozimin për këtë ndryshim, nuk i ka. Kritike ndaj reformës në Drejtësi, Partia Demokratike, deri sot kishte shmangur të shprehej për çështjen e zgjatjes së mandatit. Vetëm sot, kryetari demokrat Lulzim Basha, pas një mbledhjeje të grupit të vet parlamentar shpjegoi se vendi nuk ka ende…
Deputetja demokrate, Grida Duma, foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, teksa në fokus ishte zgjatja e afateve të organeve të Vettingut. Në fjalën e saj, deputetja Duma deklaroi se njeriu mund të kthehet në specien më të keqe, nëse nuk ka drejtësi. “Në variantin e vet më të mirë, njeriu është specia e gjallë më fisnike ndër speciet e tjera të gjalla. Por, në variantin e tij më të keq, është specia më e keqe. Njeriu mund të kthehet ndër speciet më të këqija, nëse nuk ka drejtësi. Ajo që e dallon thelbësisht njeriun nga kafsha është…
Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit pranoi se reforma në sistemin e drejtësisë nuk ka ecur ashtu siç duhej, ndërsa pohoi se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit duhet të bënte më shumë në këtë proces. Teksa pritet që sot të votohet zgjatja e mandatit për organet e vettingut, Xhafaj iu bëri thirrje deputetëve në sallë që të mbështesin procesin e reformës në drejtësi. Mes të tjerash ai iu çoi një mesazh atyre që sipas tij nuk e duan sistemin e drejtësisë së re, që ta harrojnë se i vdekuri nuk ngjallet, por veçse në ëndrra. “Në korrik të…
Në replikë me ministren Spiropali, ish kryeministri Berisha tha se kryeministri Rama, të cilin e etiketon si kreu i Meduzës, duhet të ishte sot në sallë. Kreu i Meduzës, nuk ndodhet këtu sepse Don Agaçi me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin dhe kur i vura epitetin ‘dhurat madhi’ kisha parasysh aferën si e lumturoi gjeneralin Don Agacaio. Antimafia italiane hap pas hapi po ecën me vendosmëri drejt kreut te Meduzës, dhe ai nuk mund të ishte sot këtu në sallë, se e dinte. Dhe nuk e mbron dot as t’i Skëndërbucin tënd tani . Antimafia është në veprim.…
Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-eurodeputetit Eduard Kukan. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai qe kërkoi nga Kuvendi që të mbahet një minutë heshtje. “Mbrëmë është larguar nga jeta një mik i vyer i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Që nga viti 2009 ai ka qenë bashkëkryetar i stabilizim asoocimit. Ka qenë reporter për grupin në të madh . Kur kuvendi i Shqipërisë, dhe salla të jetë e mbushur me deputetë, të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të këtij miku të vyer për Shqipërinë. Të keni parasysh dhe rolin…
Sali Berisha ka nxituar që të flasë sërish nga foltorja e Kuvendit ku është shprehur se ai është pro investimeve amerikane, por sipas tij duhet të bëhen me tender të hapur. “Dua të shpreh një mirënjohje antimafias italiane e cila po ecën me vendoshmëri drejt kreut të Meduzës. Antimafia italiane është në veprim. Për Skavicën ti je fajtori numër një i projektit për mbytjen e të gjithë tokave pjellore të Dibrës. Unë jam pro investimeve amerikane, por të bëhen me tender të hapur.’- tha Berisha.