Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Xhafaj: Ata që e duan sistemin e drejtësisë si dje, ta harrojnë se i vdekuri nuk ngjallet më

13:25 / February 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhafaj 1 770x443 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit pranoi se reforma në sistemin e drejtësisë nuk ka ecur ashtu siç duhej, ndërsa pohoi se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit duhet të bënte më shumë në këtë proces.

Teksa pritet që sot të votohet zgjatja e mandatit për organet e vettingut, Xhafaj iu bëri thirrje deputetëve në sallë që të mbështesin procesin e reformës në drejtësi. Mes të tjerash ai iu çoi një mesazh atyre që sipas tij nuk e duan sistemin e drejtësisë së re, që ta harrojnë se i vdekuri nuk ngjallet, por veçse në ëndrra.

“Në korrik të 2015-ës prezantova për herë të parë në media idenë e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i emëruar si komponent të reformës në drejtësi, se kishim menduar këtë gjë. Koha na ka dhënë të drejtë. Koha na ka dhënë të drejtë dhe për domosdoshmërinë e pastrimit të sistemit na të korruptuar. Nga kjo foltore e përtej saj ka dëgjuar lloj e lloj akuzash. Ata që s’i kuptoj realisht janë ata që gjenden në këtë sallë. Vettingu ka pasur konsensus të plotë politik. Aneksi kushtetues dhe ligji për vettingun iu është nënshtruar komisionit të Venecias 5 herë. Disa prej kolegëve të opozitës thonë se; ligji është votuar pa votat tona. Ligji i është nënshtruar gjykimit të Kushtetueses së kohës dhe më pas nga Venecia dhe Gjykata e Strasburgut. Ligji më fuqi është hartuar si projekt legjitim. Nëse nuk e keni kurajon për t’ju kërkuar ndjesë qytetarëve, të paktën heshtni. Disa prej jush se kanë dashur vettingun në politikë. Opozita zgjodhi rrugën e gabuar, iu shmang seancave për Legjislacionin. Apo siç veproi në 2017-ën kur hyri në çadër. Vota e sotme prej jush për ndryshimin kushtetues, është veprim i duhur. jam i vetëdijshëm që në procesin e zbatimit jo gjithçka shkon sipas ligjit. Duhet përgjegjshmëri dhe koordinim. Vërtetë sot po miratojmë një nen të thjesht për zgjatje afati, por kemi humbur një shans të mirë për të treguar mbështetje ndaj këtij procesi. Ishte momenti që pas 5 vitesh proces, të dëshmojmë se e duam këtë proces. ne e kemi për detyrë që t’ju japim zë qytetarëve, përtej sherrnajave. Edhe sot vështirë të ndahemi nga kjo partiake që kemi. Duhet të ndihemi të turpëruar për disa nga zgjedhjet e bëra. Ne jemi të vërtetë me qasjen tonë.

Të ndëruar kolegë padyshim që përgjegjësia kryesore na mbetet ne maxhorancës dhe na votuan për një mandat të 3. Lipset që të bëjmë akoma më shumë për një proces vettingu më të latë. Procesi ka shfaqur dhe probleme, siç është ritmi apo vonesat e pajustifikuara, apo zvarritjen e qëllimshme për disa të tjerë. Ka akuza dhe për disa komisionerë, apo dhe ndikim me dy standarde. ONM duhet të luante një rol me aktiv në gjykimin e këtyre praktikave. Për disa komsioner, janë iniciuar kallëzime penale që mbahen peng dhe tentohet qe të ndikohet në vendimmarrje të caktuara. Këto dukuri meritojnë që të analizohen. Në vlerësimin tim bordi ndërkombëtar i këtij proces do të duhej që të ishte më aktiv, por pa ONM nuk do të ishte ky proces. Janë duke luajtur rol kyç në mbajtjen e standardeve. Duhet të jemi mirënjohës dhe shoqërisë civile. Besoj te reforma në drejtësi. Është koha për të rikthyer drejtësinë e mohuar. Por është koha për të reflektuar edhe ne të gjitha krahët në këtë sallë. Ata që e duan siç e kishin dje, ta harrojnë se i vdekur nuk ngjallet më, veçse në ëndrra. Ata që e duan si dje, me keqardhje ju them se nuk paskan kuptuar asgjë. Por më mirë vonë se kurrë.”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026

Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet

15:12 / July 30, 2026

Hetimi për “librin rozë” të Edi Ramës, kreu i SPAK flet për “The Albanian Files”: Janë depozituar dy kallëzime, po verifikohen

14:23 / July 30, 2026

Blendi Gonxhe: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj policisë do merret për veshësh a leckash dhe do procedohet

13:34 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.