Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tabaku: Sot PD s’ka ardhur për të votuar ndryshimin se thotë PS, por sepse është kërkesë e OMN-së

12:38 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku 770x425 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e partisë së saj pro shtyrjes së mandatit për organet e vettingut.

Tabaku tha se PD nuk do të bëhet pengesë për procesin e integrimit.

“Të nderuar kolegë, qytetarë! Së pari më lejoni të them se zoti Manja ka të drejtë, pasi Dibra do të votojë djalin e saj Luan Haka. Zoti Kukan ka qenë një nga personazhet me rëndësi në Shqipëri. Falë kontributit të tij, ne mund të diskutojmë sot për reformën në drejtësi. Kjo reformë nisi me qëllimet më të mira, të paktën nga ana jonë. Fatkeqësisht kjo reformë u shkel me dy këmbë në votimin e 6 ligjeve, siç ishte dhe ligji i vettingut.

Për mua procesi i zbatimit të vettingut, siç thotë dhe progres-raporti, ka pasur probleme. Nuk ka pasur vullnet kjo palë këtu. Ndaj u krijuan probleme në gjykata. Procesi i vettingut nuk ka përfunduar ashtu siç thatë ju. Sot PD ka ardhur për të votuar këtë ndryshim jo se thotë PS, por sepse është kërkesë e OMN-së. Dhe për asgjë tjetër. Nëse ka nevojë për reforma të tilla që pengojnë procesin e integrimit, PD s’do të bëhet pengesë. Por vullnetin politik për ta mbajtur peng këtë proces se zëvendësojmë sot, i bën qeveria reformat. Sot nuk është lajm për mua vettingu, pasi është fatkeqësi që sot aty kanë kaluar gjyqtarë që kanë pasur lidhje me komunizmin. Lajm është ngrirja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Në 25 prill fatkeqësisht, thuajeni si të doni, nuk arriti dot që vullneti i shqiptarëve të përkthehej në mandate në Kuvend.”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.