Author: tirana

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për të pandehurit M.N. dhe E.R. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dëmtimi i varreve apo kufomave. Dy shtetas në Kosovë janë dënuar me 30 ditë heqje lirie, pasi ndaj tyre rëndon vepra penale dëmtimi i varreve apo kufomave. Dyshohet se në 9 shkurt, rreth orës 13:30, shtetasit me iniciale M.N. dhe E.R. kanë shkuar me makinën e tyre në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë që të tërheqin nga aty trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe të njëjtin ta…

Read More

Nga Ivan Krastev, “New York Times” Në javët e fundit të Luftës së Parë Botërore, një gjeneral gjerman u dërgoi një telegram aleatëve të tij austriakë, duke e përmbledhur kështu situatën. “Situata është serioze, por jo katastrofike!”. Pak orë më vonë mbërriti përgjigja e austriakëve:“Këtu situata është katastrofike, por jo serioze!”. Sigurisht që kjo është një shaka, por që përmbledh më së miri mosmarrëveshjen aktuale midis Amerikës dhe Evropës sa i përket situatës në Ukrainë. Për Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Joe Biden, që miratoi zyrtarisht të mërkurën një dislokim të trupave amerikane në Evropën Lindore, një pushtim rus i…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj. Takimi u bë për të diksutuar mbi situatën në Ukrainë, ku Meta dhe Peleshi ndanë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus. Meta thotë se nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse. “Prita sot në një takim Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi dhe Shefin…

Read More

Një nga arsyet më të zakonshme të divorcit është fajësimi i partnerit tuaj – veçanërisht kur nuk i dini të gjitha faktet. Nëse doni një lidhje të gjatë dhe të qëndrueshme, bëni pyetje drejtpërdrejt partnerit tuaj dhe mos nxirrni përfundime në kokën tuaj. Përshkallëzimi i grindjeveKur janë nën presion, njerëzit reagojnë çuditërisht. Shpesh grindjet kthehen në akuza dhe mbrojtje të të drejtave. Papritur ne jemi në gjendje të dëgjojmë personin tjetër vetëm për t’u përgjigjur dhe për të provuar diçka, jo për të dëgjuar në të vërtetë partnerin tonë. Mbani mend, nuk duhet të keni gjithmonë të drejtë. KapërcimiNjë dukuri…

Read More

Janë sekuestruar 3 tonë e 519 kilogramë kafe nga Policia e Kukësit. Në kuadër të procedimit penal të nisur më herët për kontrabandimin e mallrave që paguhet akcizë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në dy subjekte tregtare. Gjatë kontrollit në ambientet në pronësi të qytetarit me iniciale M.B., të marrë në përdorim nga qytetari D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., Policia gjeti dhe sekuestroi…

Read More

Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për kryebashkiak në Durrës, Ardian Muka.Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se, qyteti i Durrësit është kthyer në një qytet betoni, pasi lakmia dhe babëzia e një grupi njerëzish duan të pasurohen me çdo kusht duke ngushtuar e zaptuar çdo hapësirë. Gjithashtu Berisha ka theksuar se nuk ka politika të krijuara për njerëzit, por për pasurimin e qeveritarëve. “Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetike ndryshimin. Nëse ne mendojmë për një moment këto 8 vite, atëherë jam i bindur se ajo çka kemi nevojë më shumë se çdo gjë tjetër është…

Read More

Momente paniku janë regjistruar në qytetin E Sarandës. Mësohet se një makinë, në hyrje të qytetit nuk i është bindur forcave policore për të ndaluar, duke kryer manovra të rrezikshme. Gjatë këtij akti, automjeti ka goditur efektivin e policisë R. Ç. Raportohet se policia i është kundërpërgjigjur me të shtëna armësh mjetit, në tentativë për ta ndaluar. Deri më tani drejtuesi i mjetit ende nuk është kapur, ndërkohë është gjetur dhe një armë zjarri, që besohet se i përket atij.

Read More

FSHF ka zyrtarizuar sot emrat e kandidatëve të cilët sipas Komisionit të verifikimit, kanë marrë numrin e duhur të propozimeve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit. Në garën për president konfirmohen tre emrat e përmendur në ditët e kaluara: Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova. Ndërkohë, ka 12 kandidatura për Komitetin ekzekutiv, ku bien në sy shumë emra të rinj, por edhe largimi i personave të cilët kanë qenë pjesë e këtij organi në vitet e kaluara si zëvendëspresidenti i FSHF, Edvin Libohova, apo Bardhyl Minzhozi. NJOFTIMI I FSHF U…

Read More

Roxhers Demirazi, 20-vjeçari shqiptar që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke si një nga personat e dyshuar të përshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek Alqis para më shumë se 1 jave në Selanik. 20-vjeçari i cili ishte arratisur drejt Shqipërisë, u dorëzua të enjten në Policinë e Korçës dhe më pas iu dorëzua autoriteteve greke nga pala shqiptare. Avokati i tij ka thënë për mediat greke se sot zhvilloi takim 3 orë me të riun. Ky i fundit mohon që të ketë vrarë 19-vjeçarin grek, por thotë se ka qenë i pranishëm në ngjarje. Sipas “Protothema”, ai ka deklaruar…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po shqyrton sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Lushnje, Shkodër, Durrës. Në formularin e vetëdeklarimin të kandidatit të “shtëpisë së Lirisë” për Lushnjen Elton Bano rezulton se ky i fundit ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen. Bano ka deklaruar në formular se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. Rasti i tij ka sjellë diskutime në KQZ ku përfaqësuesi i PD Marash Log e ka quajtur rast të dyshimtë dhe ka theksuar se duhej të pritej përgjigja e Drejtorisë së Gjendjes Civile…

Read More

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në Tiranë. Policia thotë se rreth orës 17:15, në Laprakë, shtetasi S. S., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka bërë edhe njëherë të qartë se pas përfundimit të mandatit të Presidentit më 24 korrik 2022 do të rikthehet në politikë. Meta shkruan se pas 24 korrikut 2022 unë do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës. “Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Mbi të gjitha pas 24 korrikut 2022 unë do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës. Ndaj pas 24 korrikut 2022 unë do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës”, shkruan ai.

Read More