Author: tirana

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoffton se duke filluar nga dita e hënë do të ndryshojë drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3. Bëhet me dije se automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3. Ndërsa, për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Njoftimi i plotë:…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, një shtëpi bari e zbuluar në fshatin Pinet të Ndroqit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pinet” u arrestuan në flagrancë Eriban Daja, i cili ishte bashkëpunëtori i 32-vjeçares që kishin marrë së bashku me qira shtëpinë dhe e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në pranga përfundoi edhe Qemal Hasa (elektriçist i OSHEE) dhe Erion Mema (faturist i OSHEE), Ndërsa u procedua penalisht shtetasi Elez Kapllani (kryeplaku i fshatit Pinet)…

Read More

Çdo vit më 14 shkurt, bota ndahet në dy kampe. Për ata që festojnë ditën e Shën Valentinit dhe do të blejnë patjetër diçka (lule ose një dhuratë) për partnerin e tyre dhe për ata që e konsiderojnë këtë ditë krejtësisht klishe. Këto janë 4 shenjat e Horoskopit që e urrejnë Shën Valentinin. Bricjapi Bricjapi është i përgjegjshëm, i vendosur dhe i disiplinuar, por mund të jetë edhe pesimist dhe nuk i pëlqen t’i thonë se çfarë të bëjë. Kjo shenjë nuk dëshiron të bëjë shpenzime të panevojshme. Ai nuk e pëlqen ditën e Shën Valentinit, sepse ndjen një presion…

Read More

Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar për akuzën Mashtrimi në kredi”. Sipas policisë është prangosur R. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022 ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”. “Blutë” bëjnë të ditur se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të cilët janë arrestuar nga Policia) duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash. 23-vjeçari iu dorëzua…

Read More

Nga Elton Qyno Grupit të skifterave të floririt e bizhuve luksoze, i kapet në Stamboll “korrierja” Fatime Reçi. Pamjet filmike bëhen hit, në median Turke. Çuditë e skifterave të Laçit, nuk kanë të sosur. Pasi kanë arritur të boshatisin dyqanet, e vilat luksoze në Itali dhe vende të tjera të Europës, mallin e cilësisë së parë të floririt dhe argjendit, e sjellin në Shqipëri. Nga ku më pas e çojnë në Turqi, nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të autobuzave. Një skemë kjo kriminale që dalë nga dalë është kthyer në monopolin e një grupi kriminal që vepron në Shqipëri, që…

Read More

Një 57-vjeçar në Shijak ka rënë në prangat e Policisë, pasi drejtonte autobuzin në gjendje të dehur. Policia bën me dije se falë dhe bashkëpunimit me qyetarët kanë prangosur B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut. Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë mbi shoferin në fjalë, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet-Shijak. Policia menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e autobusit. Gjithashtu ai është ndëshkuar me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Read More

Policia greke ka arrestuar 30 persona, 20 prej të cilëve janë shqiptarë. Ata akuzohen se kryenin vjedhje ndaj pasagjerëve në trasportin publik. Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet e ditur se të arrestuarit janë 20 shqiptarë, 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 nga Bangladeshi. Njëkohësisht janë identifikuar dhe shpallur në këkrim edhe 9 persona të tjerë gjithashtu me kombësi të huaj. Ndaj tyre është ngritur akuza e organizatës kriminale. Sipas ELAS, të akuzuarit që nga fillimi i tetorit 2021, kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike dhe kishin role të dallueshme të ndara në nëngrupe. Qëllimi ishte…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit moderatorja Bora Zemiani është përmendur vazhdimisht, pas batutave që shkëmbyen gjatë darkës speciale Ermal Mamaqi dhe Donald Veshaj. Ermali tregoi se Borën do e shohim në sezonin e dytë të “H.O.T” ndërsa Donaldi me disa të ftuar e banorë shkëmbyen humor e batuta. Pas përmendjes së Bora Zemanit në bisedën e tyre, Trixa vendosi të refuzonte darkën e “Big Brother” mbrëmë duke mos iu bashkuar ish-banorëve të tjerë. Bora shfaqet duke dëgjuar me habi sesi thërrasin emrin e saj disa moderatorë dhe video nis me zërin e Arbana Osmanit. View this post on Instagram A…

Read More

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti është shënuar në rrugën ‘Bardhyl’, pranë kryqëzimit të Porcelanit. Siç mund të shihet nga pamjet automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me hekurat anës rrugës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Vetëm pak minuta nga mbyllja e lokaleve një sherr mes një grupi të rinjsh ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Sipas infromacioneve, bëhet me dije se të rinjtë nën efektin e alkoolit, e kanë filluar sherrin fillimisht me ofendime e më pas kanë kaluar në konfrontim fizik. Nuk dihet cili ka qenë shkaku i zënkës ndonëse e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë. Me mbërritjen e bluve grupi i të rinjve është larguar me vrap.

Read More

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1-2 ballë.

Read More

Banorët e mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, janë pyetur se cilin prej banorëve do donin që të shkonte në finale, ndërsa ajo që nuk mundi të kalojë pa u vënë re ishte zgjedhja e Ilirit! Iliri, tashmë një finalist, tha se donte që në finale të shikonte Donaldin dhe Arjolën, duke lënë edhe një koment pas kësaj zgjedhje: “Një për dashuri, ndërsa një prej meritrokaci”. Nuk mungoi edhe një keqkuptim nga ana e Beniadës, e cila vendosi të ‘mos shpëtonte’ shoqen e saj Einxhel, duke zgjedhur fillimisht Donaldin dhe Monikën, ndërsa Einxhel reagoi menjëherë duke thënë: “Isha…

Read More