Para dy netësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë hyrë Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi dhe Ed Manushi, Flori Gjini, Agron Llakaj. Një nga të ftuarit, Ermal Mamaqi, ka përmendur emrin e prezantueses Bora Zemani teksa kanë qenë duke biseduar dhe kjo gjë shkaktoi mjaft reagime. Gjatë mbrëmjes së kaluar, Arbana Osmani komunikoi se Beatrix nuk ka pranuar të jetë në studio dhe as pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët. Për këtë gjë ka reaguar sërish Ermali. Përmes një videoje të postuar në Instagram ai i kërkon falje Beatrix duke thënë se e përmendi pa të keq.…
Author: tirana
Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” për kryetar bashkie të Rrogozhinës Hekuran Xhanin. Para banorëve të Rrogozhinës, e quajti Xhanin “qytetar të përkushtuar, demokrat të ndershëm, njeri që ka sakrifikuar vite, mund, djersë, punë në shërbim të fermerëve të kësaj zone dhe demokrat të orëve të para, të palëkundur e të vendosur”. Por çfarë mendon vetë Hekuran Xhani për Sali Berishën? Në një video, kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës e quan Sali Berishën shkurt si “Salë k*rva, ndërsa shton se “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”, sepse 50%…
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Rrogozhinë, ku ka prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars. Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi gjithashtu edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçin, duke e cilësuar atë si kopje të Lulzim Bashës. “Në 6 mars ti themi mjaf Edi Ramës. Përballë Hkeuran Xhanit qytetarit të këtyre trevave, shërbëtorit të përkushtuar të qytetarëve, demokratit të ndershëm, njeriut që ka sakrifikuar vite, djersë në shërbim të fermerëve të kësaj zone, demokratit të orëve të para, të palëkundur, përveç Edisonit të Edi…
Ëmbla Ademi, një vogëlushe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar sot në shkollë e shoqëruar nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, pasi 11-vjeçarja me sindromën Down u bullizua nga prindërit e shokëve të saj të klasës. Pendarovski e mori për dore Ëmblën, duke u futur me të në klasë, në shkollën e saj fillore në Gostivar. “Presidenti diskutoi me prindërit e Ëmblës mbi vështirësitë që hasin në përditshmërinë e tyre. Kreu i Shtetit nënvizoi se sjellja e atyre që shkelin të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë me zhvillim ndryshe”, lexohet në një…
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Beatrix Ramosaj i befasoi të gjithë teksa refuzoi të ishte pjesë e darkës speciale brenda shtëpisë, për shkak të një batute nga komediani Ermal Mamaqi. Ai kishte thënë me shaka se moderatorja, Bora Zemani do luajë një rol në sezonin e ri të serialit H.O.T. Madje, Ermali shtoi se ajo do të shkonte çift me balerinin, Ilir Shaqiri. Pjesë e batutave u bë edhe Donaldi i cili shtoi se do i duhej ta paguante mirë. Më vonë, Mamaqi ka cituar edhe Beatrixën. Kjo gjë e ka mërzitur e cila ka refuzuar ftesën që të jetë dje…
“El Nacional” foli dje për skenarin që e pret ullsianin. Gareth Bale duket se do të kthehet te Tottenham nga vera e ardhshme, kur t’i ketë skaduar kontrata me Real Madridin. Lajmi konfirmohet edhe në Angli. “Express” shkruan sot se uellsiani tashmë ka nënshkruar një paramarrëveshje për rikthimin në Premier League. Kjo do të ishte përvoja e tretë e futbollistit të datëlindjes 1989 te “Spurs”, ku shpërtheu midis viteve 2007 dhe 2013 dhe u kthye në huazim në sezonin 2020-2021. Më herët ishte folur edhe për një tërheqje të tij nga futbolli, por vështirë të ndodhë kjo. Kontrata e sulmuesit…
Në faqet e “Gazzetta dello Sport” analizohet e ardhmja e Kessie, gjithnjë e më larg Milanit. Lamtumira tani duket thuajse e sigurt, pasi edhe mundësia që kontrata që skadon në qershor të mund të rinovohet “in extremis” është thuajse zero. Pretenduesit “fërkojnë duart”. Transferimi i tij falas është i lakmuar nga shumë klube të mëdhenj, nga ata të Premier League te PSG, Juventusi, Interi dhe mbi të gjitha Barcelona. Nga Spanja, thashethemet po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Kessie shihet si një nga emrat në “pole” për të përforcuar mesfushën e katalanasve. Kundërlëvizja e Milanit? Renato Sanches i Lilla është…
Shtetasit britanikë që zgjedhin të qëndrojnë në Ukrainë nuk duhet të presin një evakuim ushtarak nëse shpërthen konflikti me Rusinë, tha të shtunën për Sky News Ministri i Mbrojtjes, James Heappey. “Shtetasit britanikë duhet të largohen menjëherë nga Ukraina me çdo mjet të mundshëm dhe nuk duhet të presin, siç e panë në verë me Afganistanin, se do të kishte ndonjë mundësi për një evakuim ushtarak”, tha ai. Të premten (11 shkurt), qeveria e Mbretërisë së Bashkuar këshilloi shtetasit britanikë që të largoheshin nga Ukraina tani derisa mjetet e transportit janë ende në dispozicion dhe këshilloi kundër çdo udhëtimi të…
The Conversation Që në muajt e parë që shpërtheu pandemia e koronavirusit, u bë e ditur se mund të infektoheshim sërish me Covid. Shembulli më i qartë ishte një burrë 33-vjeçar nga Hong Kongu, i cili u infektua me COVID-19 dhe pas 4.5 muajsh u riinfektua sërish. Raportet e ri-infektimit kanë qenë të shpeshta që atëherë, veçanërisht pas shfaqjes së variantit Omicron. Hulumtimet e hershme nga Afrika e Jugut sugjerojnë se ky rrezik është rritur që nga shpërthimi i mutacionit të ri. Pse numri i riinfektimeve është në rritje? Përgjigja e thjeshtë është sepse mbrojtja nga imuniteti ynë nuk është…
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar në rrjetet sociale, videon pas inspektimit të komisionit hetimor parlamentar në inceneratorin e Tiranës, duke theksuar se ky incenerator “nuk ekziston fare”. “Ku kanë shkuar 430 milionë euro?”- ngre pyetjen Zhupa. “Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysëm ka qënë vetëm propagandë dhe mashtrim. Me Ramën në krye nuk ka zhvillim”, thekson deputetja e PD. POSTIMI I PLOTE Qytetarët panë me zë dhe figurë sesi paratë e tyre nuk shkojnë për djegien e plehrave sepse Inceneratori i Tiranës nuk ekziston! Ku kanë shkuar 35 milion euro…
Këngëtari Devis Xherahu ka qenë sëfundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku ka bërë një rrëfim të rrallë për karrierën, por edhe jetën e tij private. Ndër të tjera ai ka rrëfyer detaje edhe nga takimi që ka pasur me 2 ish-kryeministrat shqiptar, Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Çfarë nuk ju pëlqen tek Sali Berisha? “Mua s’më pëlqeu që ishte më i thjeshtë se duhet. Kemi rastisur edhe në një emision, i takonte dhe i përqafonte njerëzit, njeri i tillë është. Është shumë i thjeshtë”, tha Xherahu. Po Fatos Nano? “Nuk ke çfarë të mos i pëlqesh Fatosit. Është…
Rusia kritikoi vendet dhe mediat perëndimore për përhapjen e një “fushate dezinformimi në shkallë të gjerë” mbi një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës , duke thënë të premten se po e bënin këtë për të larguar vëmendjen nga veprimet e tyre agresive. Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse vjen vetëm disa orë përpara një telefonate midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin të shtunën, dhe ndërsa SHBA lëshoi një paralajmërim të ashpër se një sulm rus ndaj Ukrainës ishte i pashmangshëm, shkruan CNN. “Në fund të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022, hapësira globale…