Banorët e ‘5 Majit’ janë mbledhur sërish në protestë sot. Një pjesë e tyre kanë vendosur të bëjnë një marshim dhe më pas të bllokojnë qarkullimin e automjeteve. Ata kanë dalë me pankarta në duar, ‘Na vlerëso pronat me çmimin e tregut’ Që të dëgjohet zëri jonë, edhe ne jemi shtetas shqiptarë. Edhe në kemi të drejta prone, të drejtë jete. E vetmja gjë që më mbetet mua është të mbroj pronën time. Nuk kanë nënshkruar asnjë dokument, japin vetëm premtime”, thotë njëri prej tyre.Një banor i lagjes ‘5 Maji; në kryeqytet të cilit do t’i prishet shtëpia, ka paralajmëruar…
Author: tirana
Një tjetër ndeshje si titullar dhe një tjetër 90-minutësh si protagonist për Armando Brojën. Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar zbriti sërish nga minuta e parë në transfertën që Southampton luajti në “Old Trafford” ndaj Manchester United dhe ndonëse nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, ishte padyshim rreziku kryesor për mbrojtjen e “djajve të kuq”. Që në minutën e dytë, sulmuesi kuqezi kombinoi me Che Adams dhe u nis nga mesi i fushës, duke lënë në vend një kampion bote si Raphael Varane, por pasi hyri në zonë, kërkoi pasimin për Al Younoussin, por pa rezultat. Në minutën e 54-t sulmuesi kuqezi…
Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur në fitoren e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se këtë fitore nuk mund ta pengojë asgjë, përfshirë edhe ndërhyrjet nga ndërkombëtarët. “Asgjë nuk mund të pengojë “Shtëpinë e Lirisë” pa arritur fitoren e merituar. Kjo Parti Demokratike sot është në këmbë, është opozitë e vërtetë, është ajo që prisnin me padurim shqiptarët”, u shpreh Berisha. Ndërsa demokratëve që gjenden ende në selinë e PD në Shkodër ai përcolli këtë mesazh. “Ata që janë brenda asaj selie…
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax” Shtetet e Bashkuara sapo kanë autorizuar shitjen tek Kroacia të disa helikopterëve ushtarakë. Rusia u kundërpërgjigj menjëherë, duke i ofruar armë Serbisë. Si historia, ashtu edhe situata aktuale sugjerojnë se diçka është duke ndodhur. Ne po shohim një ndërthurje të faktorëve lokalë dhe atyre rajonalë në një lojë gjeopolitike globale. Fjala nuk është vetëm për Ballkanin, por edhe për Ukrainën dhe të tjerët. Kroacia ndodhet në pjesën perëndimore të atij që është quajtur që në lashtësi “Intermarium”, pra në territoret midis Detit të Zi, Detit Baltik, dhe Detit Adriatik. Ajo është fqinje me Hungarinë dhe…
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantuan sot në Dibër para strukurave lokale të PS kandidatin Rrahim Spahiu. Balluku dhe Manja kërkuan angazhimin maksimal të strukturave të PS për të arritur një rezultat pozitiv. Sipas tyre, fitorja e PS në bashkinë e Dibrës është e një rëndësie të veçantë, pasi kjo trevë ka resurse të mëdha që mund të vihen në funksion të zhvillimit dhe të përmirësimit të ekonomisë lokale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Zhupan, Fier. Ai dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Dj Dagz u fut në shtëpinë e Big Brother Vip për të takuar partnerin e tij, Eixhel Shkira, e cila është mes 4 finalisteve. Teksa po bisedonin në një moment moderatorja iu ul në prehër partnerin të saj dhe i tha se e kishte marrë shumë malli për të fjetur bashkë dhe i mungonin çastet kur shtriheshin së bashku në një shtrat. Gjithashtu ajo e pyeti nëse ishte prezantuar me babain e saj, por DJ Dagz tha se po pret momentin kur Einxhel ta takojë vetë me të. Biseda: Dj Dagz: E di kush është më e keqja, që do iki…
Lojtarit të Kukësit, Luka Milunovic i kanë grabitur shtëpinë, ndërkohë që lojtari ishte në stërvitje me skuadrën. Futbollistit serb grabitësit i kanë hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë, ngjarje kjo që ka tronditur lojtarin Milunovic. Me anë disa fotove të postuara në Instagram, Milunoviç tregon se grabitësit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, duke thyer xhamat, ndërsa ka treguar se i kanë marrë para dhe sende personale. “Ditën e djeshme isha viktimë e një grabitje në apartamentin tim në Tiranë, ku më morën paratë dhe disa sende personale. Shpresoj që të mos jetë një sulm i qëllimshëm…
Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë me dyshimin se ka qëlluar dhe vrarë prindërit dhe vëllain 10-vjeçar pas një debati për notat e tij të dobëta në shkollë. Sipas policisë spanjolle, tragjedia, e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në një zonë rurale pranë Elche, 20 km në juglindje të Alicante u zbulua mbrëmë nga një grua që shkoi në shtëpinë e tyre pasi nuk kishte asnjë lajm prej ditësh. “Gruaja, e cila ishte motra e viktimës shkoi në shtëpi sepse nuk po komunikonte dot me familjarët dhe më pas nipi i tha se kishte vrarë babanë, nënën dhe vëllanë…
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar të tregtisë në SHBA është një sfidë dhe do të përkeqësohet. Ndërprerjet e fundit të zinxhirit të furnizimit dhe mendimet e dyta për dominimin e prodhimit të Kinës ka të ngjarë të nxisin industrinë vendase dhe të përkeqësojnë mungesën ekzistuese të punëtorëve. Gjatë 30 viteve të fundit, zhvendosja globale e prodhimit në Azi dhe rajone të tjera në zhvillim uli në mënyrë dramatike kërkesën për fuqi punëtore të kualifikuar në përgjithësi. Punët në prodhim, për shembull, ranë nga rreth 18 milionë në 1990 në rreth 12.5 milionë sot. Globalizimi ofron shumë përfitime, por jo pa…
“Në Greqi, ballë për ballë me vdekjen 55 ditë me radhë“. Nga kujtimet e mbretëreshës Geraldinë, në numrin e kaluar zbardhëm përjetimet nga rrugëtimi sfilitës në tokën helene në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë. “Bashkë me Lekën e porsalindur, shkruan bashkëshortja e Mbretit Zog, duke iu referuar kohëqëndrmit në Greqi, bashkëjetuam gati dy muaj me vdekjen orë e çast”. Geraldina bën të ditur se është detyruar të lërë Shqipërinë dhe të marrë rrugën e emigrimit mëngjesin e 6 prillit 1939, kur ende nuk kishte mbushur 24 orë që ishte bërë nënë, për t’u ribashkuar me të shoqin dhe karvanin…
Duartrokitjet shoqërojnë zakonisht zgjedhjen e një personi në një post të rëndësishëm politike, një shfaqje në skenë që na ka pëlqyer, një kampion që fiton në Lojërat Olimpike, apo homazhet për një person të veçantë që nuk është më në jetë. Historia, jo vetëm ajo e dekadave të fundit, është plot duartrokitje:nga entuziastet, tek atoironiket, të drejtat apo të padrejtat, spontanet apo të nxitura enkas. Impulsi i pavetëdijshëm, me origjinë nga truri, për të shkarkuar një tepricë energjie dhe ndjenjash, është shndërruar me kalimin e kohës në një gjest konvencional, që diktohet më shumë nga normat shoqërore sesa nga emocionet.…