Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpitë dhe objektet në pjesën më të madhe të Evropës. Thënë ndryshe, Rusia është furnizuesja më e madhe e Evropës me këtë lëndë. Një e treta e gazit, që arrin në kontinent, kalon përmes Ukrainës. Tani, kur frika për pushtimin e Ukrainës nga Rusia është rritur, njësoj janë rritur edhe shqetësimet për zvogëlimin ose ndërprerjen e gazit rus në Evropë. Shtetet e Bashkuara, por edhe vende të tjera perëndimore, e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione shkatërruese, nëse sulmon Ukrainën. Politikëbërësit rusë kanë paralajmëruar se nëse vendi i tyre shkëputet nga sistemi…
Author: tirana
Pamjet që shihni tregojnë superjahtin 73 milionë paund të presidentit rus, Vladimir Putinit. Një jaht me një platformë për helikopter dhe një pishinë që kthehet në një pistë vallëzimi, lundroi jashtë kantierit detar gjerman përpara sanksioneve të mundshme nëse Rusia pushton Ukrainën. Superjahti i Putinit është fotografuar në të gjithë hapësirat e tij, ku luksi të lë pa fjalë, u fotografua në një kantier detar gjerman, duke ndezur spekulime se po përpiqej të shmangte konfiskimin. Sipas të dhënave, jahti luksoz ‘Graceful’ ka gjatësi 82 m, ndërsa ai është ndërtuar në vitin 2014 nga Sevmash. Për më tepër shihni pamjet e…
Nëntë persona kanë humbur jetën në Meksikë si pasojë e një sulmi me armë që ka ndodhur në një funeral. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ciudad Juarez , në Meksikën veriore , ku është zhvilluar një sulm ndaj të afërmve të një të vrari teksa po i jepnin lamtumirën. Fillimisht autorët kanë qëlluar në banesën e viktimës ku humbën jetën tre persona, më pas kanë qëlluar në tempullin ku u transferua trupi i pajetë duke vrarë dhe gjashtë persona të tjerë. Viktimat janë gjashtë burra, dy gra dhe një fëmijë dhe dy të…
Imazhet e Google Maps nga hapësira sjellin pamjet nga ajo që cilësohet “Mbretëria e Hermit” në Korenë e Veriut. The Sun ka publikuar imazhet seku jetojnë aleatët e ngushtë të diktatorit Kim Jong-un, të cilët jetojnë në luks dhe grumbullojnë pasuritë e tyre. Në imazhet statelitore shihen pallate të mëdha, komplekse madje edhe vendpushimin e plazhit. Diktatori Kim Jong-un ka rezidencën e tij në një kompleks të fshehtë pranë qytetit port të Wonsan në bregun lindor të Koresë së Veriut. Kujtojmë se në 2020, u raportua se Kim kishte një vilë të re të ndërtuar në vendin e izoluar bregdetar…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një 15 vjeçar ka vrarë prindërit dhe vëllain e tij të vogël. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elçe të Spanjës, ku adoleshenti ka vrarë dhe ka qëndruar për tre ditë me trupat e pajetë në banes. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga të afërmit e adoleshentit pasi janë merakosur pasi nuk kishin asnjë kontakt me ta. Kur ato kanë shkuar në banesë adoleshenti është përgjigjur me gjakftohtësi se di i kishte vrarë prindërit dhe vëllain e tij dhjetë vjeçar. Krimi makabër kishte ndodhur pas…
Gjatë tre ditëve të fundit është vënë re një ulje e rasteve të reja të konfirmuar me Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 457 qytetarë nga 2 738 testime dhe kanë humbur jetën 3 pacientë. Me uljen e numrit të infektimeve kemi dhe një rënie të numrit të pacientëve që shtrohen në spital. Sipas ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në bilancin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se…
Pas Suedisë dhe Danimarkës, Norvegjia ka vendosur të heqë ndjeshëm të gjitha kufizimet e mbetura për Covid-19.Mes këtyre kufizimeve që hiqen është përdorimi i detyrueshëm i maskës së fytyrës dhe rregullin e distancimit social prej një metër. “Distanca mes nesh nuk është më e nevojshme”, theksoi kryeministri Jonas Gahr Støre në Oslo. KY i fundit me një gjest simbolik, e vendosi maskën në xhepin e xhaketës. Mes të tjerash ai tha se varianti Omicron i koronavirusit shkakton ecuri më të lehta të sëmundjes dhe vaksinimet mbrojnë mirë.
Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të mirë për disa nga familjet në fshatin Kodër Zgjupë në Gramsh të cilët kanë hyrë në shtëpi të re. Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë foto nga apartamentet Rama shkruan se 28 familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë🙏”shkruan Rama.
14 shkurti njihet si dita e të dashuruarve, ku çiftet i shprehin dashurinë e tyre njëri-tjetrit. E në këtë ditë speciale, Luana Vjollca e ka kujtuar këtë ditë me një kërkesë. Ajo përmes një postimi në Instagram u ka bërë një thirrje burrave shqiptarë që në këtë datë të surprizojnë të dashurën apo gruan. “Hey ti që po e shikon, sigurohu që nesër të surprizosh të dashurën/gruan tënde me çfarëdo që ke mundësi. Vajzat duhet të jenë të lumtura!”, ka shkruar ajo. Luana vitin e kaluar është larguar nga Top Channel-i dhe ende nuk e kemi parë në ndonjë projekt…
Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar. Disa probleme të punës, mund të shtrihen edhe në sferën private, çka do ju bëjë që të jeni të largët me partnerin/en. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi rrezikoni që të shkaktoni krisje të madhe. Demi Parashikohet një ditë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do tëvijojnë të ndjejnë praninë e Hënës. Është një periudhë në të cilën ju po mblidhni frytet e shumëpritura. Po ashtu pritet që jeta juaj të ketë ndryshime revolucionare. Binjakët Kjo e diel do të jetë e mbushur me nervozizëm…
Roterdami ka konfirmuar se do të çmontojë një urë historike për të lejuar kalimin e superjahtit të ndërtuar për themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Mjeti luksoz është në ndërtim e sipër nga firma holandeze ‘Oceanco’. Jahti është 127 metra i lartë që e bën të pamundur kalimin poshtë urës Koningshaven. Një zëdhënës i kreut të bashkisë ka konfirmuar planin e çmontimit për gazetarët. Lajmi ka shkaktuar debat pasi ura prej çeliku ka një histori të gjatë dhe është monument kulture. Ura e ndërtuar në vitin 1877 është rinovuar rreth 4 vite më parë dhe qëndroi e çmontuar në 2014-2017. Zyra…
Beatrix Ramosaj ka habitur dhe ka shtangur banorët e BBV mbrëmjen e të premtes me vendimin drastik të saj për të mos marrë pjesë në darkën e organizuar për finalistët, për shkak se ishte mërzitur me batutën dhe humorin e bërë për të, nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi. Beatrix Ramosaj, u tha se kishte refuzuar të shkonte për shkak të një batute që Ermal Mamaqi dhe banorët e tjerë kanë bërë me njëri-tjetrin duke përmendur ish të dashurën e Donald Veshajt, moderatoren, Bora Zemanin. Vendimi i Beatrix për të mos hyrë në shtëpinë e ‘BBV’, e ka mërzitur aktorin…