Author: tirana

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku tha se nesër do të merren në pyetje 3 administatorët e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit. “Dëshmitarët e parë janë 3 administatorët. Dëshira jonë do të ishte që të ishin 3 pronarët, që janë në kërkim. Nëse nuk paraqiten, me të gjithë forcën që me jep ligji, me Policinë e Shtetit do ta zbatojnë procedurën. Kushdo që i del në mbrojtje abuzimit, jemi të hapur që t’i çojmë para drejtësisë.”, pohoi ajo.

Read More

13 Shkurti është caktuar si Dita Botërore e Radios nga UNESCO në kujtim të datës së themelimit të Radios së Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.Me këtë rast, Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi në mjediset e Bibliotekës së Re të qytetit të Korçës një takim me ofrues të shërbimeve audio. Kryetarja e Autoritetit Armela Krasniqi në fjalën e saj tha se “duke kujtuar këtë ditë synohet që të tërhiqet vëmendje ndaj rolit dhe ndikimit të këtij mediumi në shoqëri, të nxitet përshtatja e performancës së redaksive me zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe përhapjen në shkallë të gjerë të internetit”. Për zonjën…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme nga Dibra se projekti për ndërtimin e Skavicës rrezikon të shkaktojë përmbytje në fshatrat në këtë zonë. Ai kujtoi një episod të vitit 2005 ku kryeministër ishte Fatos Nano. Berisha u shpreh se e ktheu mbrapsht projektin e Skavicës. Ai deklaroi se kandidati socialist për Dibrën duhet të dalë para dibranëve për të dhënë llogari për këtë projekt ose të kthehet nga ka ardhur. “Nuk mund të ndodhë kurrë që të përmbytet Dibra. Në vitin 2005 Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madhe italiane për ndërtimin e Hidrocentraleve për ndërtimin…

Read More

Premtim Kryemadhi, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar bashkie të Dibrës i ftoi rivalët e tij në garë për një debat publik. Në fjalimin e tij ai deklaroi se ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele. “Ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele. I ftoj tre kandidatët në një debat publik televiziv. Dibranët e zgjuar e meritojnë një debat të tillë. Koha për t’u zgjuar ka ardhur. Fitorja që nuk erdhi kurrë me opozitën falso të Lulzim Bashës do të vijë më 6 mars. Të marrim në dorë fatet e Dibrës.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në lidhje me shembjet në zonën e “5 Majit në kryeqytet. Rama shprehet se banorët e kësaj zone që i janë shembur shtëpitë do marrin bonusin e qirasë dhe më pas do të përfitojnë metër për metër aq pronë sa kanë pasur “Nese e keni fjalen per tek 5 maji, atehere jo, nuk ka asnje kontrate fallso, do merrni bonusin e qerase dhe me pas do merrni meter per meter aq sa keni pasur, ne kushte njeqind here me te mira, ne nje lagje te re, me infrastrukture e me sherbime optimale, prandaj…

Read More

Presidenti Joe Biden dëshiron ta përdorë rreth gjysmën e rezervave të ngrira valutore të Afganistanit në SHBA për kompensime të mundshme të viktimave të terroristëve, kurse gjysmën tjetër për ndihma humanitare. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Joe Biden nënshkroi në Uashington një dekret, sipas të cilit të gjitha rezervat valutore afgane të depozituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokohen dhe transferohen në Bankën Qendrore në Nju-Jork. Shtatë miliardë dollarët e konfiskuar nga Banka Qendrore afgane, të cilat ruhen në Shtetet e Bashkuara, do të përdoren për dy qëllime. Gjysma e parave do të shkojë në ndihmë të afganëve në…

Read More

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës dy ditë më parë pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit Edmond Përdoda është gjetur një armë zjarri që sipas burimeve për abcnews.al do të dërgohet për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse është përdorur në ngjarjen 27-prillit të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës. Viktimat Murrani dhe Simoni janë ekzekutuar dy vite me parë me një bresheri automatiku, prokuroria nuk përjashton mundësinë se arma e gjetur mund të…

Read More

Partia Demokratike teksa sulmoi qeverinë “Rama”, deklaroi se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon. Në një dalje publike për mediat, deputetja e PD-së, Greta Bardeli tha se Rama po iu merr taksapaguesve shqiptarë 300 mijë euro për projektin e Këshillimit Kombëtar. DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKEShqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon, ky është një fakt i konfirmuar nga çdo raport ndërkombëtar.Rreth një e treta e qytetareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të…

Read More

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës në javët e fundit, sipas vlerësimeve të SHBA, duke rritur frikën nga zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe ukrainase se një pushtim mund të jetë më afër se kurrë. Ndërsa po bëhen përpjekje të furishme diplomatike për të shmangur luftën, analistët paralajmërojnë se ushtria ruse përbën një kërcënim të menjëhershëm për Ukrainën. Por nëse do të ndodhte një pushtim, nuk është e qartë se ku do të fillonte. Rusia ka krijuar pika presioni në tre anët e Ukrainës — në Krime në jug, në anën ruse të kufirit të…

Read More

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se shpërndante dhe tentonte të kultivonte kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Përgatitja’ pas hekurave përfundoi Denis Shehu, të cilit iu sekuestruan 300 gr kanabis, 200 fara bimë kannabis, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash. NJOFTIMI I POLICISËFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë narkotike cannabis sativa. Sekuestrohen 300 grame lëndë narkotike, e dyshuar cannabis…

Read More

Në gusht të vitit 1949, në aeroportin Çiampino të Romës mbërriti një pjesë e stafit të ambasadës shqiptare në Itali. Mes të tjerëve, bashkë me të shoqen dhe vajzat e mitura, zbriti edhe Sekretari i Dytë i Ambasadës, Shemsi Beqir Aliaj. Sipas stilit së organizimit të shteteve të bllokut komunist të Lindjes, i maskuar nën një detyrë diplomatike, Shemsi Aliaj, një oficer i sektorit të zbulimit të ushtrisë, ishte ngarkuar të drejtonte agjenturën shqiptare në Itali. Emërimi ishte firmosur në kohë të vështira. I sapondarë nga Jugosllavët, të cilët do ti konceptonte me tmerr deri në fund të jetës, i…

Read More

Mbrëmjen e së premtes, Arjola Demiri dhe Monika Lubonja lanë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Dy banoret u eliminuan 1 javë para finales së madhe, e cila do jetë më 18 shkurt. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tashmë janë vetëm 4 finalistët, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira. E teksa kanë ngelur vetëm 4 persona brenda asaj shtëpi kaq të madhe, duket se u mungojnë ish-banorët. Pasditen e djeshme, balerini i njohur i ka dedikuar një përshëndetje mikeshës së tij, Arjolës. Ai është shprehur se i mungon zëri i saj. “Arjola të përqafoj motra!…

Read More