Vietnami do të heqë kufizimet e tij lidhur me COVID-19 në fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve me të gjitha tregjet duke filluar nga 15 shkurti, pa asnjë kufizim në numrin e fluturimeve, raportoi të dielën gazeta shtetërore Tuoi Tre. Vendi i Azisë Juglindore vendosi kontrolle të rrepta kufitare në fillim të pandemisë për të mbajtur jashtë COVID-19, me njëfarë suksesi fillestar, por kjo i dha një goditje sektorit të tij të turizmit në zhvillim, i cili përbën rreth 10 për qind të produktit të brendshëm bruto. “Vietnam do të heqë kufizimet në fluturimet ndërkombëtare duke filluar nga 15 shkurti. Frekuenca e…
Author: tirana
Fama është përgjithësisht tregues i suksesit, por jo gjithmonë më të suksesshmit janë më të famshmit. Futbollisti më i suksesshëm i Kombëtares sonë i momentit është Armando Broja, sulmuesi i Southamptonit. Ai po shkëlqen në Premier League, por edhe me fanelën kuqezi la gjurmë të rëndësishme. Megjithatë, ai nuk është sportisti shqiptar më i famshëm në rrjetet sociale. Nëse i hedh një sy futbollistëve shqiptarë në “Instagram”, vë re se ata janë të ndjekur nga qindra mijëra “followers” dhe mbulohen komplimente jo vetëm nga tifozë, por dhe vajza që i admirojnë ata për pamjen fizike, shkruan Gsh.al. Më të ndjekurit…
Hillary Clinton nuk i ka kursyer shakatë thumbuese për ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Në një postim në Twitter, Clinton ka bërë një shaka për ato çka thuhen në shumë raporte se Trump hidhte periodikisht letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë. “Pikërisht në kohë për Ditën e Galentinit (festë amerikane në 13 shkurt) dhe lajmin se Trump po hidhte dokumente në tualetet e Shtëpisë së Bardhë…”, postoi Cliton, kandidatja demokrate për presidente në vitin 2016 dhe ish-sekretare e shtetit. Ndërkohë, ish-sekretarja e Shtetit ka promovuar për shitje një kapele të saj, ku lexohet “Por e-mailet e saj”,…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi organizonin lojëra të paligjshme fati. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E.O. 35 vjeç dhe A.D. 41 vjeç të cilët akuzohen për organizim të lotarive të palejuara. Policia bën me dije se këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E.O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. “Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni nga Komisariati i Policisë…
Një konflikt mes vëllezërish ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren. Polica bën me dije se një nga vëllezërit ka lënduar me mjete të forta dy vëllezërit e tij, një prej të cilëve ngeli pa vetëdije. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa i arrestuar është vëllai agresiv. Ndër të tjera policia bën me dije se të arrestuarit i është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47. “Prizren, 12.02.2022 – 21:43. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë. Viktimat kanë pranuar…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar deklaratën e DASH në lidhje me bisedimet që sekretari amerikan i shtetit, Blinken ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Blinken gjatë fjalës së tij ka deklaruar se SHBA-të qëndrojnë të bashkuar në thirrjet ndaj Rusisë. “Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbi punën tonë për të nxitur sigurinë transatlantike. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë për të ndalur përshkallëzimin dhe për t’u angazhuar në diplomaci me NATO-n dhe Ukrainën”, ka thënë Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken në mesazhin e tij që është publikuar nga ambasada…
Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken deklaruar sot se ekziston ende një rrezik real që ushtria rusë të pushtojë Ukrainën. Në një konferencë të përbashkët shtypi në Honolulu me ministrat e Jashtëm të Japonisë dhe Kores së Jugut, Bliken përsëriti se kanalet diplomatike me Maskën për këtë krizë, mbeten të hapura. Mes të tjerash ai tha se e vetmja rrugë përpara është që Rusia të tërhiqet. Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka deklaruar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës në çdo kohë, pavarësisht garancive të përsëritura nga Moska se ajo nuk përbën kërcënim për asnjë…
Fermerët e zonës së Devollit këtë të dielë kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të naftës dhe të plehrave kimike. Burime bëjnë me dije se fermerët kanë dalë në rrugën nacionale në hyrje të Bilishtit së bashku me mjetet e tyre bujqësore në kundërshtim me rritjen e çmimeve. Ndërkohë deri më tani nga protesta nuk është shënuar asnjë incident.
Silvio Berlusconi ditën e djeshme është kthyer përsëri në stadium, për të ndjekur skuadrën e Monzës, duke konfirmuar se ka lënë pas problemet shëndetësore. Ish-presidenti i Milanit dukej përsëri në formë teksa shihte ndeshje. 85-vjeçari shoqërohej nga e dashura e tij 32 vjeçe, Marta Fashina.Më pas ai ka dalë edhe në një konferencë të improvizuar për shtyp ku nuk mund të mungonin komentet për kuqezinjtë. “Me Milanin kisha këtë traditë, që para ndeshjeve shkoja në dhomat e zhveshjeve për t’u dhënë lojtarëve shtysën e duhur. Dhe pastaj kthehesha pas ndeshjes për t’u bërë komplimente dhe për të komentuar. Ndërsa shkoja…
Kylie Jenner më në fund ka zbuluar emrin me të cilin ka pagëzuar djalin e sapolindur, 9 ditë pasi vogëlushi përshëndeti botën. Kylie ka zbuluar se i biri është pagëzuar me emrin Wolf Webster. Në një postim të fundit të pak minutave më parë, 24-vjeçarja, nënë e një vajze 4-vjeçare, Stormi (e cila tani është motra e madhe) ka zbuluar emrin e djalit, pas spekulimeve të fansave të ‘Keeping Up With the Kardashians’ ditët e fundit. Por ylli i reality ka heshtur derisa ka vendosur që ta zbulojë vetë emrin e veçantë të fëmijës së dytë. Lindjen e të birit,…
Presidenti i Republikës Ilir Meta mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur në natyrë. Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një foto nën degët e lule mimozës. “Mimozat po çelin dhe Shën Valentini po afron. Pranvera nuk ndalet!”, shkruan Meta.
Këngëtari i njohur, Devis Xherahu, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga jeta e tij profesionale. Xherahu ka rrëfyer se si një greke shumë e pasur, e cila punonte për një shtëpi diskografike në Greqi, i kishte kërkuar të kishin diçka më tepër se miqësore së bashku, dhe në të ardhmen ai mund të kishte benefite në karrierën e tij. “Ajo sigurisht që ma tha në një mënyrë të rafinuar. Më tha këto të zakonshmet: Shtëpia ime është këtu, jam vetëm, a do të vish për kafe? Sigurisht që unë si korçar që…