Author: tirana

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan sot (e shtunë) një bisedë telefonike, që zgjati 62 minuta, mes shqetësimeve në rritje për një sulm të afërt rus ndaj Ukrainës. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Joe Biden bisedoi sot me Presidentin Vladimir Putin rreth tensioneve që ka krijuar rritja edhe më tej e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një sulm ndaj këtij vendi, Uashingtoni së bashku me aleatët dhe partnerët e tij do të përgjigjen me vendosmëri duke goditur Rusisë me sanksione…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar pasditen e sotme modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 6 mars. KQZ ka publikuar fotot fletëve të votimit në faqen e saj zyrtare. Konfirmohet që në fletën e votimit nuk ka asnjë element që identifikon Komisionin e Rithemelimit të PD të Sali Berishës, ndërkohë që emri “Partia Demokratike”, inicialet “PD” dhe logo e saj shfaqen në krah të kandidatëve të Lulzim Bashës.

Read More

Chelsea arrin të fitojë për herë të parë në histori Kupën e Botës për Klube në një finale dramatike me skuadrën braziliane të Palmeiras. Sfida nisi me një ritëm të ngadaltë dhe sfida u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë nga Romelu Lukaku. Festa e “bluve” zgjati shumë pak, sepse ishte Veiga ai që barazoi për brazilianët. 90 minutat nuk shpallën asnjë fitues dhe në shtesë ishte po i njëjti lojtar që vendosi finalen e Champions League, Kai Havertz, i cili vendosi dhe finalen e Kupës së Botës për Klube. Ky është trofeu i tretë i Chelsea me gjermanin Tuchel…

Read More

Kim Kardashian është akuzuar ashpër nga fansat e saj për përdorimin e photoshop-it, në një foto që vetë ajo ka postuar në Instagramin e saj. Fotoja në fjalë tregon Kim duke pozuar në palestër, me njërën dorë tek veshja e saj sportive, ndërsa tjetrën duke mbajtur një shishe me ujë dhe format e saj marramendëse. Por disa fansa kanë vënë re se disa pajisje të palestrës në sfond të fotos janë të shtrembëruara, duke e akuzuar 41-vjeçaren se ka përdorur fotoshop për të theksuar belin e saj. Duke reaguar ndaj postimit të saj, në të cilin Kim vendosi mbishkrimin: “Kokën…

Read More

Është mbyllur në barazim sfida mes Napolit dhe Interit. Edhe pse ndeshja kishte shumë raste, përsëri skuadrat nuk shkuan më shumë se rezultati 1-1. Napoletanët e nisën vrullshëm sfidën dhe arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 7-të. De Vrij ndërhyri brenda zonës në mënyrë të parregullt ndaj sulmuesit Osimhen dhe pas konsultimit me VAR-in, arbitri akordoi penallti. Nga pika e bardhë kapiteni Lorenzo Insigne u tregua i saktë. Në pjesën e parë vendasit ishin më kërkues dhe patën disa raste për të shënuar, ndërsa zikaltrit nuk arritën të ishin të rrezikshëm. Në pjesën e dytë Interi barazoi…

Read More

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin këtë të shtunë zhvilluan një bisedë telefonike 60 minutëshe pasi Uashingtoni dhe aleatët e tij paralajmëruan se forcat ruse mund të pushtonin Ukrainën. Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi shumicën e stafit të ambasadës së tij të largohej nga Ukraina, duke shtuar thirrjet të premten që qytetarët civilë të largohen nga vendi brenda 48 orëve. Pentagoni tha se po tërhiqte nga vendi rreth 150 trajnues ushtarakë. Përpjekja e fundit për të shmangur luftën është biseda e fundit telefonike mes Biden dhe Putin. Përqëndrimi i forcave ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas…

Read More

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, njoftoi se deri më tani, 276 420 qytetarë i kanë kthyer përgjigje pyetësorit të Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë ftoi gjithashtu qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme. “276 420 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. 𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓. Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi – shpërndarja vazhdon”, shkruan Rama në rrjetin social.

Read More

Mijëra ukrainas kanë marshuar në Kiev të shtunën për të treguar unitet mes frikës për një pushtim të mundshëm nga Rusia. Qytetarët thërrisnin “lavdi Ukrainës”, ndërsa mbanin në dorë flamuj dhe parrulla me mbishkrimet “ukrainasit do të rezistojnë” dhe “pushtuesit duhet të vdesin”. Tensioni është rritur pasi Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa pranë Ukrainës dhe po stërvitet me rigorozitet. Shtetet e Bashkuara thanë të premten se një pushtim mund të fillojë në çdo moment. Rusia mohon planifikimin për të pushtuar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi se informacionet që qarkullojnë për një luftë që do të shpërthejë…

Read More

Padyshim që ngjarja më e komentuar e momentit është mungesa e Beatrix mbrëmjen e kaluar në Big Brother dhe mërzitja e aktorit Donald Veshaj. Megjithëse Einxhel nuk desh ta diskutonte në emision, më vonë ajo diskutoi me Donaldin dhe Beniadën për atë që ndodhi. “Këta do të dalin jashtë dhe do të sqarohen dhe asaj do t’i ngelë pishman që nuk ka ardhur”, tha moderatorja për Beatrix. Kjo e fundit ka marrë vendimin të largohet nga Shqipëria për disa ditë jashtë, ndërsa ende nuk dihet se kush e shoqëron dhe ç’destinacion ka zgjedhur. Nga ana tjetër, Donaldi ka qëndruar mbrëmë…

Read More

Kryetari i bashkisë së Vorës, Gentian Picari po hetohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK, për tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit në zgjedhje dhe grupit të strukturuar kriminal. Duket se kjo është edhe një nga arsyet përse Partia Socialiste nuk e rikandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në shkurt të vitit të kaluar partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka depozituar një kallëzim në SPAK me pretendimin se Picari, ka ndryshuar ekspertizën për disa banesa me qëllim që të përfitonte vota për zgjedhjet e përgjithshme në 25 prill. Në kallëzim thuhej se, krytari i…

Read More

Bayern Munich nuk është i pathyeshëm, edhe djemtë e Nagelsman janë njerëzorë, por të pësosh një humbje me katër gola nga Bochum, kjo pa diskutim që i lë shije të keqe të gjithë tifozëve bavarezë. Pa Neuer në portë, por më të gjithë titullarët e tjerë në dispozicion, Bayern krijoi iluzionin e goleade teksa kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 9-të me të përhershmin Robert Lewandowski.Goli jo vetëm që nuk demoralizoi vendasit, por i bëri më agresivë, fillimisht barazuan rezultatin në minutën e 14-të ndërsa më pas brenda pjesës së parë shënuan edhe tre herë të tjera duke…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 2738 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 457 qytetarë. Shpërndarja e të prekurve është në këto bashki: 173 në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas,…

Read More