Askush nuk preferon një lëkurë të thatë të plasaritur apo të skuqur dhe kjo nuk ka diskutim. Ajo çfarë kërkon vëmendjen e duhur janë mënyrat se si njerëzit zgjedhin të përballen me këtë problem. Shpesh me kremra, kura natyrale apo duke u mbrojtur nga kushtet atmosferike. Por në të vërtetë kurimi i vërtetë i problemit fillon nga brenda, me marrjen e suplementëve të duhur. Vitamina, minerale e çdo ushqyes i nevojshëm që ndikon në hidratimin e mirë të lëkurës janë zgjidhja më afatgjatë që mund t’i dhuroni trupit tuaj. Në këtë artikull do ju tregojmë disa prej tyre të cilat…
Author: tirana
Prestigjozja “El Pais” ka publikuar ditën e sotme një artikull i cili bazohet në një studim të realizuar nga një profesor i njohur në Spanjë, Antonio Arino. Profesori, i bazuar dhe në studimin që ka realizuar, mbështet fort tezen se interneti ka ndikuar dhe në industrinë e seksit, prostitucionin. Arino, pasi ka shqyrtuar rreth gjysmë milioni reklama prostitucioni në faqe dhe forume klientësh në internet thotë: “Ka një korridor mesdhetar prostitucioni. Në shumicën e kodeve postare që prekin detin, nga kufiri me Francën në Girona deri në Kadiz, gjendet një banesë ose ambiente të dedikuara për këtë aktivitet. Lehtësia dhe…
Foreign Policy Për të tretin muaj radhazi, Rusia ka vazhduar të dërgojë trupa në kufijtë e saj me Ukrainën. Më shumë se 100,000 trupa ruse aktualisht kanë rrethuar Ukrainën nga të gjtiha anët. Por nuk është e qartë pse kjo po ndodh pikërisht tani. Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin nuk duket se ndodhi nga ndonjë ngjarje e veçantë. Kjo është në kontrast, për shembull, me vendosjen e trupave ushtarake të Rusisë në vitin 2008 dhe luftën e saj me Gjeorgjinë, e cila pasoi Samitin e Bukureshtit të NATO-s , ku Ukraina dhe Gjeorgjia premtuan se një ditë mund të…
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në Rrogozhinë. “Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër?”, thuhet në reagimin e PD-së.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klichko tha se autoritetet e kryeqytetit ukrainas kanë miratuar një plan evakuimi në rast të një pushtimi nga Rusia. “Shërbimet e qytetit po punojnë tashmë për të parandaluar një situatë emergjente të natyrës ushtarake. Përpjekjet tona janë të drejtuara në parandalimin ose tejkalimin e provokimeve të mundshme dhe përballimin e një sulmi ushtarak. Ne veprojmë në përputhje me një plan të qartë”, thuhet në njoftim. Sipas kryebashkiakut të Kievit plani i evakuimit është miratuar për kryeqytetin, duke përcaktuar vendndodhjen e qendrave të evakuimit, numrin e nevojshëm të automjeteve dhe rajonet e sigurta për të…
Policia e Shtetit njofton se në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, Strukturat e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Vlorë, kanë vijuar kontrollet e vazhdueshme në lokale dhe ambiente të ndryshme. Sipas njoftimit si rezultat i kontrolleve të ushtruara, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në…
Një nënë 32-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë autoimunitare e shtatzënisë që i shkakton plagë në zonën e barkut. Fiona Hooker vuri re se zona e stomakut ishte mbushur me pulla të kuqe që i kruheshin kur ishte 31-javëshe shtatzënë. Por, për pjesën e mbetur të periudhës së shtatzënisë, iu desh të duronte këto pllaka të kuqe që u shndërruan në flluska të dhimbshme pas lindjes. Ajo shpjegon se ndjesia e fillimit të tyre ishte si “djegie hithre”, por dhimbja u shtua derisa u bë e padurueshme. Mjekët e diagnostikuan me Pemphigoid Gestationis dhe thanë se një gjen i…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hodh sot shorti për renditjen e partive politike dhe të koalicionit në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki. Renditja sipas bashkive ku do votohet në 6 mars Zgjedhjet në Bashkinë ShkodërPSKoalicioni Shtepia e LirisePD Zgjedhjet ne Bashkine Dibër Koalicioni Shtepia e LirisePDPSLëvizja e re Zgjedhjet në Bashkinë Durrës Koalicioni Shtëpia e lirisëPSPD Zgjedhjet në Bashkinë Vorë Koalicioni Shtëpia e LirisëPSPD Zgjedhjet në Bashkinë Rrogozhinë PDPSKoalicioni Shtëpia e Lirisë Zgjedhjet në Bashkinë Lushnje PSPDKoalicioni Shtëpia e Lirisë
Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë pësoi shtesë natyrore në vitin 2021 sipas të dhënave të fundit të INSTAT për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet. Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje. Ndërsa…
Para pak ditësh Poni surprizoi Beniada Nishanin në shtëpinë e BBV duke i shkuar dhe duke i kënduar këngën e pëlqyer të modeles që e këndon këngëtarja. Kjo ishte një dëshirë e Beniadës e cila u realizua nga BBV. Pasi i këndoi këngën “Hopa Hopa” moment që u shoqërua me atmosferë dhe kërcim, Poni i ka shkruar disa vargje modeles Beniada Nishani. Këngëtarja nga jugu i ka dedikuar Beniadës një këngë të titulluar “Vajzat shqiptare”. Teksti i Këngës O moj vajze shqiptare Kur kalon ndez zjarre Kush të pa e su verbua Me ty shumë u dashurua Sot në club…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë! Ministria thekson se ka një rrezik të besueshëm sipas të cilit situata do të përshkallëzohet atje, prandaj edhe shqiptarët nuk duhet të udhëtojnë si edhe ata që janë atje duhet të largohen. Çdo shqiptar që ndodhet aktualisht në Ukrainë duhet të telefonojë numrat +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose të shkruajë në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl; [email protected]; [email protected] “Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të…
Ditën e nesërme kryeministri, Edi Rama, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme. Në vizitën 4 ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.about:blank Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë…