Author: tirana

Kina bën me dije se një grup shkencëtarësh kanë krijuar një test të ri kundër koronavirusit, që e nxjerr rezultatin vetëm në 4 minuta, por që është i saktë si ai PCR. Në një artikull në “Nature Biomedical Engineering” ekipi bën me dije se “sensori” i tyre mund të zvogëlojë kohën e kryerjeve të testeve laboratorike. Në testim janë përfshirë mostra të 33 personave të infektuar dhe teste kanë përkuar njësoj si me ato PCR.

Read More

Nga Enver Robelli Tani që u hap kjo tema e Xhafer Devës, shumë hajvanë shfaqen në publik për të shitur mend. Që Xhafer Deva ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve, kjo është e dokumentuar. Në një fotografi ai shihet bashkë me një oficer nazist dhe me Kosta Peçancin, një komandant çetnik dhe kolaboracionist të nazistëve, duke u shëtitur nëpër Podujevë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si shkojnë bashkë – çetniku dhe nacionalisti shqiptar? Shkojnë sepse të dy janë bashkëpunëtorë të nazistëve. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Ka edhe fotografi të tjera ku Xhafer Deva shihet pranë oficerëve nazistë si argat…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një tjetër denoncim lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në një intervistë për Euronews Albania, Kryemadhi deklaroi se një çift në Rubik ka marrë një shumë prej 9 mln dollarë nga Klodian Zoto përmes një skeme të cilën ajo e konsideroi korruptive. Sipas saj, padia e bërë nga Kryemadhi nuk është vetëm ndaj ish-ministrit Lefter Koka, por ndaj kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI-së thotë se kreu i qeverisë qëndron pas skemës së vjedhjes përmes inceneratorëve. “Nuk është kundër ish-minsitrit Lefter Koka është kundër Edi Ramës, skemës së tij të mashtrimit të…

Read More

Është mirë kur mendon se ka ende pak ushqim nga një ditë më parë. Pas një dite të lodhshme pune, na duhet thjesht ta ngrohim në mikrovalë. Por mjekët theksojnë që mikrovala të përdoret sa më pak të jetë e mundur, sepse rrezatimi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Studimet tregojnë që mikrovalat shkaktojnë:pagjumësi, difekte në lindje, dobësim të sistemit imunitar, ulje të rezistencës ndaj infeksioneve, rritje të kolesterolit, probleme tek një grua që ushqen fëmijën me gji, humbje të vlerave ushqyese, kancer për shkak të rrezatimit etj. Valët e tyre, rrezatimet, janë të njëjta me ato që përdoren tek…

Read More

Ish-deputeti Spartak Braho teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike është ndalur tek qëndrimet e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe seanca në Kushtetuese për shkarkimin ose jo të tij. Braho tha se dy modele presidenti ka pasur Shqipëria, duke sjellë si shembuj pozitiv ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. “Dy modele presidenti ka pas Shqipëria gjatë këtyre viteve, modeli Meidani dhe modeli Moisiu. Vinin nga kahe të ndryshme, unë e di si i ka pasur Meidani marrëdhëniet me Nanon, ja kështu (bën me dorë).  Nuk bënte lëshime Meidani, absolutisht, ishte parimor. Edhe Moisiu. Moisiu ishte simpatizant dhe ishte krahu…

Read More

Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka njoftuar se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç. Në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) u tha po ashtu se shqyrtimi i dozës përforcuese për adoleshentët 16 dhe 17 vjeç është në proces e sipër. Komiteti për vaksina në Gjermani muajin e kaluar ka rekomanduar që të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç mund të marrin dozën përforcuese, teksa infektimet me koronavirus në mesin e të rinjve janë rritur. EMA tha se “këshilla se si vaksinat duhet të jepen…

Read More

Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dyshuara terroriste. Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, të dyshuarit ishin pjesë e grupit të njëjtë, të cilin e përshkroi si të afërt me qarqet “salafiste”. Afro 100 policë u përfshin në këtë operacion. Zyra e Prokurorit nuk dha detaje mbi planet e këtij grupi, por tha se operacioni policor nuk kishte për qëllim që të ndalonte ndonjë kërcënim për sulm të menjëhershëm. Belgjika në dekadën e fundit ka përjetuar disa sulme terroriste. Më 2016, në këtë…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje çdo deputeti që në senacën plenare të së enjtes të votojnë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024. Nëpërmejt një postimi në Facebokk Spiropali shtoi se ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit. Reagimi i plotë i ministres Spiropali:  PRO Në seancën plenare të së enjtes votojmë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024. Ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e…

Read More

Dy këngëtaret e muzikës popullore labe, Paro dhe Merushe Xhihani kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim me titull “Goja motër të më kishe thënë”. Të ftuara, në “ABC News” ato kanë treguar si lindi ky duet përmes shoqërisë së tyre 40-vjeçare. “Ne vijmë nga monizmi dhe në atë kohë ne e mbanim shoqërinë dhe e ruanim, jo si tani. Si thonë më mirë një shoqe e vjetër se e re”, tha Paro. “Shoqëria që të mbahet gjallë dhe të jetojë e mban vetëm goja, se çfarë nxjerr nga goja. Inat edhe ka, po nuk duhet të mbahet”, u shpreh Merushja.…

Read More

UEFA ka përcaktuar delegacionin që do të vijë në Tiranë për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit, veçanërisht në asambletë e disa shoqatave rajonale. Ashtu siç edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e bëri me dije gjatë vizitës së tij në Tiranë pesë ditë më parë, janë përzgjedhur edhe tre emrat e zyrtarëve që do të përbëjnë misionin vëzhgues të qeverisë së futbollit evropian. Përmes një shkrese zyrtare, UEFA ka njoftuar Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për axhendën e vizitës së delegacionit që do të vlerësojë ecurinë e procesit zgjedhor e që do të mbërrijë…

Read More