Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot një konferencë urgjente për media. Konferenca e Kreut të Shtetit do të mbahet në Presidencë, në orën 11:00. “Sot ne ora 11:00, konference per mediat e Presidentit te Republikes, Ilir Meta”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, vetë Presidenti Meta shkruan në “facebook” se “Të dashur miq, Në ora 11:00, sipas mundësive tuaja, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni live, në një konferencë për mediat. Mirë u takofshim!” Konferenca mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit. Kushtetuesja më 7…
Author: tirana
Të dyja këngëtaret ishin mbrëmë të pranishme në studion e “Big Brother VIP” pas daljes nga shtëpia. Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj ishin të ulura në panelin e banorëve të eliminuar dhe larg njëra tjetrës. Ish-banoret ishin ulur në të dy skajet dhe kështu as nuk komunikonin së bashku, madje një pyetje që Arbana i bëri Semit lidhur me një debat mes Donaldit dhe Ilrit në të cilin u përfshi edhe Beatrix, Semi nuk dha asnjë mendim. Kujtojmë se, gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të dyja ishin shoqe dhe kalonin shumë mirë së bashku, megjithatë pasi Beatrix shfaqi hapur…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë thirrje për zgjatjen e mandatit institucioneve të vetingut, duke iu bashkuar deklaratës së Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës së Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes të mandatit të institucioneve të vetingut. Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në reformën në drejtësi dhe shprehu…
Një togere e Forcave Ajrore Braziliane vendosi pas 11 vitesh të heqë uniformën e saj për t’iu përkushtuar me gjithë zemër OnlyFans . Ish-ushtarja braziliane, Acassia Marina Jorge Diniz, e koduar “Caca Diniz” la punën e saj vitin e kaluar dhe tani prezantohet si një krijuese e përmbajtjes dixhitale, mësuese i edukimit fizik dhe specialiste e të ushqyerit sportiv në Para, Brazil. Diniz tashmë ka më shumë se 19,000 ndjekës dhe ka shpërndarë shumë foto dhe video në OnlyFans, ku abonentët i shijojnë ato duke u abonuar për 12 euro në muaj.
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Durrës një natë më parë. Mësohet se sot ka ndërruar jetë në spital 13-vjeçari. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, ku një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., përplasi përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K., 15 vjeç. 15-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërsa i mituri tjetër D.H u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali. Mediat raportojnë se i arrestuari është identifikuar me iniciale P.E dhe akuzohet në Itali për të paktën 50 vjedhje në Trentino. Pas verifikimeve rezulton se 30-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet.Ndërkohë në momentin e arrestimit, raportohet se shqiptari ka qenë me një bashkëkombas 28-vjeçar. Të dy u arrestuan pasi akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s…
Të dhënat nga Doganat bëjnë të ditur se u importuan gjithsej banane me vlerë 3 miliardë lekë (rreth 25 milionë euro). Në krahasim me vitin e mëparshëm, importet u zgjeruan me 9.1%, ndërsa në raport me një dekadë më parë janë dyfishuar. Në sasi, në vitin 2021 u importuan gjithsej 34.4 milionë kg, ose 10% më shumë se një vit më parë. Konsumi për frymë, katër herë më i lartë se në Francë Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se konsumi për frymë i bananeve në vitin 2021 arriti në 12.2 kg/frymë, më i larti historik në vend. Në…
Pothuajse të gjithë fëmijët e vegjël, madje edhe ata që jetojnë në një shtëpi ku askush nuk pi duhan, kanë gjurmë nikotine në duar, sipas një studimi shkencor amerikan. Fëmijët e vegjël priren të kapin gjithçka – tavolina, rroba, lodra, etj dhe më pas prekin gojën dhe fytyrën, shkruajnë mediat e huaja Kjo i bën ata më të rrezikuar, ndaj mbetjeve kimike të cigareve apo sipërfaqeve të objekteve. Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i San Diegos dhe Universiteti i Cincinnati, të botuar në American Medical Journal JAMA Network Open, analizuan të dhënat për 504 fëmijë nën moshën 11 vjeç dhe zbuluan…
Televizioni italian “RAI 3” ka publikuar në një kronikë të ditëve të fundit fakte për trafikun e drogës në Shqipëri. Në kronikë flitet për një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL, i cili pas daljes në pension drejton një shoqatë kulturore italiane që operon në Shqipëri. Sipas kronikës, shoqatës që në letra rezulton e themeluar nga dy italianë me kombësi shqiptare i janë dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i është dhuruar shoqatës nga “Artur Shehu, një qytetar shqiptar që aktualisht jeton në…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Pavarësisht rezistencës së banorëve prej ditësh, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) kanë nisur shembjen e banesave në njësinë numër 4, për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit në zonën e 5 majit. Në ndihmë të IMT-së në zonë, kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe pritet të shemben rreth 11 shtëpi. Ndërsa policia ka shoqëruar një banor. Rezistencës së tyre u janë bashkuar edhe banorët e njësisë numër 8, shtëpitë e të cilëve preken nga i njëjti projekt. Në zgjidhjen që ka ofruar bashkia, banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8 që preken nga…
Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajtja e niveleve të vitaminës D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë. I njëjti rekomandim vjen edhe nga një studim tjetër nga Universiteti Mjekësor i Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas këtyre studimeve, vitamina D luan një rol të jashtëzakonshëm mbrojtës për trurin. Të dhëna të tjera shtesë nga Universiteti I Mastrihtit në Hollandë sugjeron se njerëzit që janë diagnostikuar me sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë duhet të konsumojnë vitaminë D. Sipas tyre, vitamina D arrin të pakësojë frekuencën dhe ashpërsinë e simptomave të sëmundjes. Vitamina…