Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajën dënimin në burgun e Fierit. Pritet sakaq transferimi i ish ministrit Tahiri, nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fierit. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u transportua nga salla e gjyqit drejt qelive të paraburgimit 313 mbrëmjen e së premtes, pasi Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 3 vite e katër muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Vendimi u shpall nga gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Gjykata ka konkluduar…
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, takon kryeministrin Edi Rama. “Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan…
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj një 16-vjeçari, i cili është kapur me armë zjarri në shkollë.Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”. Policia kishte marrë informacion se i mituri dispononte armë zjarri dhe ka ushtruar kontroll në dhomën e konviktit, ku ai qëndronte. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur armën e zjarrit, një pistoletë sportive pa fishekë, në pjesën e krevatit dhe e ka sekuestruar. Ndërkohë, policia ka referuar çështjen në Prokuroria, e cila ka nisur hetimet.
Gjykata rrëzon Partinë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri. Gjyqtari Kostandini ka vendosur që të rrezojë kërkesën e PD për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri. Gjyqtari Arben Kostandini ka marrë në shqyrtim kërkesën e PD për heqjen nga shqyrtimi i statutit të Komisionit të Rithemelimit.
Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste. Gjithmonë e lidhur ngushtë me automjetet, ajo tregon se ishte 19 vjeç kur hypi për herë të parë në kamion. “Lashë profesionin tim si parukjere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit”, tregon ajo për Euronews. Fillimet për të nuk kanë qenë të lehta, por mbështetja më e madhe ka qenë familja e saj. “E kisha të vështirë t’ua thoja familjarëve, por pastaj ata ishin të lumtur, sidomos babai”, tha ajo. Sot Biankën e shoqërojmë në kamion, ku…
Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 4 raste të tentativës për mitdhënie nga ana e drejtuesve të automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara. Gjatë një aksioni të 24 orëve të fundit, policia ka bllokuar edhe 8 automjete luksi me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar strukturave të tjera policore, për verifikime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës, godet 4 raste të tentativës për mitdhënie nga ana e drejtuesve të automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara. Brenda javës shkon në 9…
Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, i cili duket të jetë tashmë në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Nga Artan Fuga: Përtej propagandës, procedurave fallco, përrallave me gjykatë kushtetuese, e më e the e të thashë, historia është kjo: Në Shqipëri kryeministri pushon nga puna Presidentin e Republikës!Kaq është! Pra Kushtetuta thotë se gjoja Presidenti mandaton kryeministrin, hahahahahaha! kurse në fakt është kryeministri që po të dojë e pushon nga puna Presidentin sikurse pushon edhe pastruesen e ëc të kryeministrisë! Madje në vend të tij mund të emërojë me procedura të sakta hahahahaha…
Ky është 56-vjeçarit Petrit Mamaj i cili ditën e djeshme vrau me thikë në banesë bashkëshorten e tij Valdete Mamaj, nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Ditën e djeshme u publikua një tjetër foto për autorin, e një personi tjetër që nuk kishte lidhje, por që pas verifikimeve rezultoi e gabuar. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në lagjen Sheq i Madh në Fier. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim…
Presidenti Ilir Meta ka thënë në një deklaratë për mediat se nuk do të largohet nga Presidenca para datës 24 korrik. Ai tha se do të ndëshkojë të gjithë ata që kërcënojnë Kushtetutën dhe qetësinë publike. “Ju thoni nëse 24 korriku është sot. Unë do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. Më 24 korrik ju kam premtuar që do të bëj një festë e më pas aty është populli i dy marsit, është shtuar shumë kohët e fundit. Me këto falsifikimet e fundit është…
Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka treguar se arsyet se përse Presidenca ka bërë kallëzim penal ndaj Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me çështjen e shkarkimit të presidentit. Sipas Dervishajt, Kuvendi nuk ka respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e komisionit hetimor, e ka manipuluar shkresat dhe datat ku është bërë kjo thirrje. Sipas tij, kallëzimi do të bëhet në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës dhe do të kërkohet që të vendosen në procedim penal disa persona. “Presidenti autorizoi këtë kallëzim penal, u evidentua qartë edhe në GJK, e ne ia demonstruam live faktet e manipulimit të disa…
Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot në një konferencë për media se ka firmosur kallëzimin penal kundër funksionarëve të Kuvendit për falsifikim. Presidenti Meta deklaroi se kallëzimi është depozituar në SPAK, Prokurorinë e Tiranës dhe për dijeni Prokurorit të Përgjithshëm. Bëhet fjalë për dokumentet e sjella nga përfaqësuesit e maxhorancës në Kuvend në Gjykatën Kushtetuese, që sipas përfaqësuesve ligjorë të Presidentit janë falsifikuar. “Sot kam firmosur kallëzimin penal si President i Republikës kundër strukturave, funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë për veprat penale të kryera në bashkëpunim, atë të falsifikimit të dokumenteve.Sapo ky kallëzim të depozitohet në prokurorinë e Posaçme…
Një aksident është shënuar në lagjen 15 në Durrës. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se një automjet me drejtues ende të pa identifikuar ka përplasur me makinë shtetasin A. S., 72 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia është vendosur në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 10:30, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet me drejtues të paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin A. S., 72…