Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kamioniste që 19-vjeç! Njihuni me vajzën shqiptare që ka habitur Italinë

11:52 / February 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bianka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste. Gjithmonë e lidhur ngushtë me automjetet, ajo tregon se ishte 19 vjeç kur hypi për herë të parë në kamion.

“Lashë profesionin tim si parukjere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit”, tregon ajo për Euronews. Fillimet për të nuk kanë qenë të lehta, por mbështetja më e madhe ka qenë familja e saj.

“E kisha të vështirë t’ua thoja familjarëve, por pastaj ata ishin të lumtur, sidomos babai”, tha ajo. Sot Biankën e shoqërojmë në kamion, ku na tregon më gjatë për punën e saj si shofere kamioni.
Një ditë pune për të fillon herët në mëngjes.

“Zakonisht bëjmë nga 400 kilometra. Pushojmë çdo 4 orë e gjysmë.”, tha ajo.

Po si reagojnë njerëzit kur Bianka drejton kamionin?

“Në kompaninë që jam, jam e vetmja vajzë aty, por kur unë zbres më shikojnë më çudi”, tregon vajza. Bianka jeton prej 16 vitesh ne Itali, po a do kthehej ajo në Shqipëri për të vazhduar profesionin e saj si kamioniste.

“Mua Shqipëria më pëlqen shumë, por nuk mendoj se do të rikthehm në Shqipëri”, thotë ajo. Si kamioniste e zonja, Bianka ndan me ne një rregull që çdo shofer nuk duhet ta harrojë.

“Telefonin nuk duhet ta prekim, të mos tejkalojmë oraret e punës”, shprehet ajo. Pasi ndau me ne pak nga eksperienca e saj, e shoqërojmë Biankën për në destinacionin e saj të radhës.

bianka6
bianka5
bianka1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.