Author: tirana

U zhvilluan ditën e sotme punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars si dhe propozuan trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova si kandidat për President të FSHF. Në këto punime morën pjesë 12 shoqatat anëtare të përfaqësuar me 18 delegatë. Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera dhe Vasil Bici përshëndetën punimet e Asamblesë si dhe përgëzuan anëtarët e SHRF Lezhë për punën e bërë gjatë kësaj kohe në këtë zonë. Kryetari i kësaj shoqate, Ridvan Kulli,…

Read More

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë pësuar lëndime serioze pas rrëshqitjes së dheut. “Raporti ynë i përditësuar tregon se 35 persona u lënduan, 14 humbën jetën dhe një mbetet i zhdukur”, tha UNGRD (Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë) në Twitter. Sipas medieve të huaja, rrëshqitja e dheut në Dosquebredas pasoi shiun e rrëmbyeshëm në provincën përreth ku rritet kafeja, Risalda. Ekipet e shpëtimit po kërkonin për të mbijetuar në baltë. “Një zhurmë shumë e madhe na trembi. Ne dolëm dhe pamë një pjesë të malit në majë të shtëpive”, tha shoferi…

Read More

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar ” Ixellesi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë shtetasi Vladimir Doda, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: V. D., 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Eupen,…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Suplier 2”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 31-vjeçar, si dhe ka sekuestruar lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Në pranga ka rënë shtetasi Klevis Rapollari. Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal…

Read More

Autoriteti i Konkurrenës nuk ka mbyllur ende hetimin për rritjen e çmimit të miellit nga 4 kompanitë që operojnë në treg. Kreu i autoritetit Denar Biba thotë se tregu është ende në monitorim dhe dhe vendimi final do të jetpet në shtator të 2022. “Duke mbetur vetem tek nje idnicie e vetme cmime te gnjashme shumica e komisiionit nuk qe ne gjendje te merrte nje vendim dhe praktikisht nuk ka vendim as sot ne kemi marr vendim shtyrjen e monitorimit i cili do te jete ne shtator 2022. Tregu i importiti te grurit dhe miellit eshte ende ne monitorim.”- tha…

Read More

Banorët e 5 majit, të cilëve para disa ditësh IKMT ua prishi banesat, do të zhvillojnë një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Mësohet, se në këtë takim do të jenë të pranishëm përfaqësues të ‘5 majit’, Laprakës dhe Paskuqanit. Vlen të përmendet, se banesat e disa prej qytetarëve janë prishur nga IKMT. Banorët kërkojnë që të kompensohen nga shteti dhe të kenë një marrëveshje me qeverinë. Ndërsa nga ana tjetër, ministrat dhe vetë kryeministri Rama ka sqaruar se do të kompensohen të gjithë banorët të cilëve do u prishet banesa.

Read More

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, ka thënë për mediat se një nga vendimet e marra është hapat shtesë në ndihmë të aviacionit civil dhe autoriteteve që i monitorojnë ato. Sipas ministres, në Shqipëri ka përfunduar ndërtimi i Aeroporti të Kukësit, si dhe është në ndërtim e sipër Aeroporti i Vlorës, që sipas saj, bashkë me tunelin e Llogarasë do i japë një rritje ekonomike banorëve të zonës, por edhe gjithë Shqipërisë. “Shqipëria në 3 vitet e fundit ka bërë hap në aviacionin civil duke nisur me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit, duke e bërë…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila tha se kjo VKM do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar. Për shkak të vlerës së ulët të biletës, operatorët e shërbimit të transportit hasnin vështirësi në sigurimin e transportit. Lajmi i parë i mirë është bonusi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin…

Read More

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha në përfundim ta mbledhjes së qeverisë se është miratuar plani kombëtar për vitet 2022-204, i cili sipas ministres, do të ketë objektiv të dyfishtë. “Këshilli i Ministrave miratoi sot Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022 – 2024 (PKIE 2022 – 2024). Ky dokument përbën një nga instrumentet më të rëndësishme përsa i përket planifikimit dhe monitorimit të rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe nga procesi i anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Plani ka një objektiv të dyfishtë. Së pari, ai do të shërbejë si instrument i planifikimit të plotësimit të detyrimeve…

Read More

“Një nga arsyet madhore pse Shqipëria nuk bëhet një shtet europian në shërbim të qytetarëve është politizimi i thellë i administratës publike”. Kështu deklaroi deputetja e PD Dhurata Çupi në mbledhjen e Këshillit të Integrimit. Ajo tha se në vitin 2014 kemi pasur një administratë publike me 84 mijë punonjës, sot e kemi me 184 mijë dhe se pjesa dërrmuese janë patronazhistët e Edi Ramës “Në fjalën time të parë në Këshillin e Integrimit fola pa doreza për këtë plagë, që është përkeqësuar ndjeshëm këto 8 vjet të qeverisjes së Edi Ramës.Në vitin 2014 kemi pasur një administratë publike me…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën, 9 shkurt, se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike. Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht dhe se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”. “Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më shpejtë prej krizës për sa më shumë prej jush”. Kurti ka thënë se çmimet e importit të energjisë nuk pritet të ulen, andaj…

Read More

The Guardian shkruan se në të gjithë Evropën mendojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën në vitin 2022 dhe besojnë se NATO dhe BE duhet të qëndrojnë përkrah Kievit. Analistët mendojnë se fillimi i një lufte mund të ndryshojë në mënyrë dramatike mënyrën se si evropianët e shohin sigurinë e tyre. Drejtori i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Mark Leonard, ka thënë se shtetet e BE janë të ndara në këtë konflikt. Sipas tij, vendet e BE kanë një siguri që Putin do të ndjekë veprime ushtarake dhe se Evropa së bashku me partnerët e NATO-s mund t’i vijë…

Read More