Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit , pasi akuzohen për mashtrim. Në kuadër të operacionit të koduar “Call me” janë arrestuar F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës dhe arrestuar dhjetëra kompjutera. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Author: tirana
Turqia duket se ka shtuar presionet ndaj qeverisë shqiptare për gylenistët. Pas ultimatumit që lëshoi pak javë më parë presidenti turk Recep Tajip Erdogan që Shqipëria të largojë nga vendi gylenistët, një tjetër paralajmërim ka ardhur nga ambasadori i Turqisë në Tiranë. Murat Ahmet Yoruk, në një intervistë televizive, u shpreh se FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Ai theksoi, se organizata FETO përbën kërcënim edhe për vetë sigurinë kombëtare të Shqipërisë. “FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon seriozisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Organizata FETO është një organizatë terroriste që…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12°C. Era do të fryjë në drejtim Verior – Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Sot në “Ftesë në 5” u bë pjesë e programit aktorja e njohur Olta Gixhari përmes një lidhjeje “Skype” nga Valencia, në Spanjë. Olta rrëfeu jetën e re si nënë, ndërsa tregoi se është shumë e lidhur me të birin dhe ndonjëherë më shumë kontrolluese seç duhet. Sa i përket partnerit, Olta u shpreh se nuk poston foto me të pasi ai nuk është një personazh publik. Mirëpo aktorja nuk ngurroi të zbulonte se partneri i saj është shqiptar dhe se emri i tij është Dori. “Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ ia kam thënë se s’më kanë…
Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Platforma Isigurt.al raportuan 93 incidente për ngacmime dhe dhunë seksuale përmes internetit gjatë vitit të fundit. Raporti Vjetor i Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët njoftoi për 93 incidente të regjistruara për ngacmime dhe dhunë seksuale përmes internetit ndaj fëmijëve gjatë vitit 2021 si dhe për 2 mijë e 806 faqe interneti me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Raporti u publikua nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Platforma kombëtare Isigurt.al në një forum me përfaqësues të…
Greqia i ka kërkuar Shqipërisë që të ekstradojë të riun shqiptar që akuzohet për pjesëmarrjen në vrasjen e 19- vjeçarit grek në Selanik Alkis Kampanos. Ministri grek i Mbrojtjes Civili, Takis Theodoricakos ka deklaruar se Shqipëria duhet të ekstradojë menjëherë të riun që dyshohet se fshihet në vendin tonë. Alkis u vra në orët e para të 1 shkurtit. Pa mbushur as 24 orë, 20-vjeçari ka mbërritur me makinë në orën 23:45 në Stacionin Kufitar në Krystallopigi, ku si autoritetet greke ashtu edhe ato shqiptare i i vulosen pasaportën. Kështu ai ka shkuar në Shqipëri, sipas informacioneve të Mega. Të…
Ambasada Britanike në Tiranë inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Ashtu si ambasada e BE dhe SHBA-ve, ambasada britanike thekson se procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. “Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do…
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është takuar me Yuri Kim, kur kjo e fundit ka ardhur si ambasadore në vendin tonë. Berisha deklaroi se ka marrë një ftesë nga ambasada amerikane që ka shtruar pritjen dhe shton se ka ndenjur vetëm 5 minuta, thjesht sa e ka përshëndetur Kim dhe është larguar. “E kam takuar një herë kur ka ardhur. Më kanë dërguar një ftesë dhe e kam takuar tek Rogner. Ambasada shtroj një pritje dhe kam ndenjur 5 minuta aty, i kam shtrënguar dorën dhe kam ikur. Gjatë kësaj kohe nuk kam kërkuar takim se nuk kam…
Donaldi është një nga më banorët më të komentuar të Big Brother Vip dhe për shkak të historisë që ka përjetuar aty brenda po pëlqehet shumë nga publiku. Si i tillë, ai ka marrë shumë surpriza nga produksioni, që është akzuar nga shumë ndjekës dhe komentues, që po favorizon Donaldin. Sipas ndjekësve të BB VIP kjo shihet edhe në postimet që bëhen në faqen zyrtare të Instagramit. Në një nga postimet e fundit, shfaqet Donaldi, të cilin papritur, e ka zënë gjumi jashtë. Në titullin e postimit shkruhet: “Donaldi sfidon motin, e zë gjumi në oborr”.
Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) thanë se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Jugut. Ky vendim vjen pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë edhe mundësinë për të përdorur situatën aktuale si mundësi që të adresohet hapur e kaluara përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet e rëndësishme”, thuhet në një…
Sot Lei Kraja ka pranuar se nuk do e shohim më si moderatorë sportive. Gjatë programit të pasdites ‘Ditë pas Dite’, moderatorja tregoi se ka marrë vendimin të largohet nga profili sportiv dhe përkushtimin ta dedikojë në të tjera fusha. “Jam duke u marrë me disa projekte, por janë larg sportit, pasi nuk dua më të përfshihem më me të. Kam vendosur të heq dorë”, u shpreh Lei. Moderatorja që e ka nisur karrierën me sportin dhe ashtu u bë e njohur, krahas modelingut. Së fundmi ajo u përfshi në programin e pasdites “Ditë pas Dite” me Fjodora Fjorën dhe…
Virologu i njohur Italian, Serxho Abrinjani thotë se varianti ‘Omicron’ po shënon fundin e pandemisë. Sipas tij nëse nuk shfaqet një variant më ngjitës do të mund të rifitojmë të gjitha liritë që kemi humbur në këto 2 vite pandemi. Megjithatë ai beson se vështirë se mund të shfaqet një variant më ngjitës se ai i Omicron. Me shumë gjasa variantet e Omicronit, si i pari dhe ashtu i dyti do ta shëndërrojnë Covidin në një virus endemik. Virusi nuk zhduket por vazhdon të qarkullojë duke shkaktuar një numër të kufizuar rastesh .Dhe e gjitha kjo falë vaksinave . “Sot,…