Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpjeguar shkakun e “krisjes” së marrëdhënies së saj me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryemadhi ka nxjerrë mesazhet që i dërgonte Bashës, duke i kërkuar të mbante Gazment Bardhin, të dërguarin politik në qarkun e Elbasanit, larg votave të partisë së saj. “Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk…
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, theksoi sërish mbrëmjen e sotme se nuk mund të themi që e kemi fituar luftën me Covid-19, teksa u pyet se kur do të hiqen masat anti-Covid. Ajo u shpreh në emisionin “Goca dhe Gra” se në Shqipëri janë vaksinuar afro 50% e popullatës kundër Covid-19. “Nuk mund të themi ende se është fituar lufta me Covid. Vijojmë të kemi një numër të madh infektimesh ditore. Varianti ‘Omicron’ infekton më shumë dhe shton një hospitalizim. Ky variant mund të shkaktojë pasoja të rënda tek dikush që ka shëndet delikat. Në Shqipëri janë kryer 2.6 milionë…
Soda e bukës është përdorur që në lashtësi kundër një sërë sëmundjesh dhe problemesh dermatologjike. Ajo është shumë e suksesshme, jo vetëm në gatim por edhe për pastrim. Vlerat e mrekullueshme të sodës së bukës Soda e bukës është aleati më i mirë i sistemit tretës. Ajo ndihmon kundër fryrjeve në stomak dhe për tretjen e ushqimeve të rënda. Sipas të dhënave soda e bukës është një kurë që funksionon kundër urthit dhe ndjesisë së djegies në kraharor. Soda e bukës ndihmon mëlçinë të shpërbëjë toksinat që nuk treten dot. Ajo është e pasur me vitaminë C dhe kalium. Kësisoj,…
Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur për kohën gjatë së cilës ka udhëhequr me këtë parti. Thotë se gjatë kësaj kohe, asgjë në vend nuk është bërë pa LDK-në. “Unë e kam marrë LDK-në diku në 128 mijë vota. E kam sjell në 205 mijë në zgjedhjet e parafundit. Gjithmonë kemi shkuar në rritje. Nuk kemi arritur gjatë asaj periudhe të dalim parti e parë. Konkurrente kryesore me LDK-në. Aty jemi sjell diku”, tha Mustafa, i cili është i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Pressing në T7. “Ndoshta, në zgjedhjet e para ne kemi dal e para por ka…
Cavani shënoi golin e tretë në përballjen e Uruguait kundër Venezuelës. Edhe pse ai për pak ditë mbush 35 vjeç, klasi i tij nuk mungon.
Elvana Gjata është këngëtarja e njohur shqiptare që numëron hitet e saj. Së fundi ajo ka publikuar një bashkëpunim me reperin Mozzik, e cila mbanë emrin ‘Ska’ dhe rezultoi i suksesshëm. Por si duket kjo nuk është e gjitha. Ajo ka paralajmëruar edhe një tjetër befasi për fansat e saj. Me anë të një video të postuar në Instagram, ajo ka treguar se ka gati projektin e ri të titulluar ‘Pow’. Kjo këngë publikohet me datën 11 shkurt.
Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjës dhe Rrogozhinës edhe Dega e PD Vorë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, duke mbajtur në konsideratë votimet konfirmuese të anëtarëve, mbrëmjen e sotme Dega e PD Vorë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. Burime bëjnë me dije se Ymer Marku është emri i propozuar nga demokratët e Vorës.
Syri i keq, është vështrimi njerëzor, që besohet se i shkakton dëm dikujt apo diçkaje. Dëmi i mbinatyrshëm mund të vijë në formën e një fatkeqësie të vogël, një sëmundjeje më serioze, lëndimit, madje edhe vdekjes. Folkloristi Alan Dandes shkruan në librin e tij “Syri i Keq: Historia e rasteve më domethënëse”, se “fati, shëndeti i mirë apo pamja e bukur e viktimës, provokojnë një sulm nga dikush nëpërmjet Syrit të Keq…”. “Simptomat e sëmundjes së shkaktuar nga Syri i Keq përfshijnë humbjen e oreksit, zverdhjen e tepruar të lëkurës, lemzën, të vjellat dhe temperaturën e lartë. Nëse objekti i…
Policia në Itali ka arrestuar 38 persona pasi dyshohet se janë pjesë e organizatës kriminale që ka lidhje me Kamorrën e Napolit dhe mafien shqiptare. “Grupet trafikonin kokainë dhe hashash. Ata kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe mafian shqiptar”, tha Francesco Messina, shefi i Drejtorisë Qendrore të Antikrimit. Operacioni u koordinua nga prokurori i Antimafias së Leçes, Milto Stefano De Nozza, i cili çoi në ekzekutimin e 38 urdhrave të paraburgimit, nga të cilët 20 me burg dhe 18 në arrest shtëpie. 15 prej tyre supozohet se i përkasin klanit të vëllezërve Nicola dhe Giuseppe Pascali dhe i përgjigjen shoqatës…
Perëndimi i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet me Ukrainën dhe të tërheqë makinerinë ushtarake nga kufiri me vendin fqinj. Por situata në qytetin Kharkiv në pjesën verilindore të Ukrainës, vetëm 40 kilometra larg kufirit ku janë stacionuar mijëra trupa ruse, ndihet e rrezikshme, sipas banorëve të qytetit. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës është një nga qendrat kryesore industriale të vendit dhe përfshin dy fabrika që restaurojnë tanket e vjetra të epokës sovjetike dhe ndërtojnë modele të reja. Situata në qytetin mbi 350 vjeçar Kharkiv duket e tensionuar. Vetëm 40 kilometra larg kufirit ku Rusia ka…
Nje tjetër vend i Europes ka lajmëruar heqjen e masave anti-Covid. Behet fjale për Italinë. Lajmi u be i ditur të mërkurën kryeministri italian, Mario Draghi, teksa numri i rasteve të infektimit ka nisur të zvogëlohet.Italia ka regjistruar më shumë se 147,000 viktima me koronavirus dhe 11.23 milionë raste të infektimit prej shpërthimit të pandemisë dy vjet më parë.Shumë kufizime, përfshirë ato në transport dhe restorante tashmë janë lehtësuar për të vaksinuarit, derisa kufizimet e ashpra vazhdojnë të aplikohen për ata që nuk janë të imunizuar.Vendosja e maskës është e detyrueshme në ambientet e jashtme. “Në javët në vijim ne do…
Ornela Muti ka qenë mbretëresha e natës së parë të Festivalit të Sanremos. Në rolin e bashkë-drejtueses së festivalit të këngës italiane, diva e kinemasë është shfaqur e mrekullueshme në krah të Amadeus. Muti është shfaqur sensuale dhe e mrekullueshme me një fustan të zi, të hapur deri lart në kofshë. Gjatë prezantimit të këngëtarëve në garë artistja është shfaqur pak e ndrojtur, por kjo nuk vlen të thuhet për veshjen e saj shumë hot.Gjatë konferencës për shtyp Ornella tregoi edhe një herë klasin e saj, me një fustan blu të Ulyana Sergeenko.