Author: tirana

lvana Gjata është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Me një karrierë shumë vjeçare, jo më kot është vlerësuar si diva e muzikës shqiptare. Sot është një ditë e veçantë për të pasi feston përvjetorin e lindjes. Këngëtarja mbush sot plot 35 vjeç. Elvana sapo ka sjellë , duetin me reperin Mozzik.”S’ka” u prit shumë mirë nga publiku, dhe është pjesë e albumit të reperit me titullin Lamboziki. ajo ka paralajmëruar një tjetër këngë që pritet të vijë me 11 Shkurt.

Read More

Ka nisur seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancës për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kjo është seanca e dytë, pas asaj të zhvilluar dy ditë më parë, e cila përfundoi pas shumë orësh pa një vendim. Nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese. Seanca e sotme pritet të mbyllet pa një vendim final për fatin e Presidentit Meta, për shkak se si përfaqësuesit e Kreut të Shtetit, ashtu edhe gjyqtarët, do duan kohë. Edhe kjo seancë pritet të jetë e gjatë dhe me shumë debate, ku tashmë ka nisur me avokatët dhe ekipin…

Read More

Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut është bërë temë për debat në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend. Për kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani është bërë në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Sipas tij, ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë sa më të pakta dhe të harmonizuara mes palëve. Nga ana tjetër, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që zgjatja e afateve të organeve të Vettingut të futet në rend dite në seancën e 10 shkurtit, ndërsa shtoi se duhet të marrë fund politizimi i…

Read More

Dy policët e Durrësit janë lënë në burg nga GJKKO të akuzuara për korrupsion. Efektivët Viktor Buça dhe Gëzim Lluka, kanë marrë ryshfet nga një person i cili ishte në kërkim, duke e lënë atë të lirë. Mësohet se një vit më parë, punonjësit e policisë, janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej Alfred Mikeli, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pasi u dënua nga gjykata me 10 vjet e 6 muaj burg. Pasi e kanë lokalizuar Alfred Mikelin, e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Por Alfred Mikeli ju ka ofruar 10…

Read More

Nga Bret Stephens “New York Times” Në një moment gjatë 30 viteve të fundit, koncepti i “botës së lirë” doli jashtë mode. Ndoshta kjo nisi të ndodhte që sapo mbaroi Lufta e Ftohtë. Ose lindi një mendim i mëvonshëm në një epokë në të cilën zhvillimi ekonomik, dhe jo liria politike, u bë parametri kryesor i matjes së përparimit të njerëzimit. Ose ai ishte fryt i shumë njerëzve të vetëkënaqur, në një kulturë amerikane të fiksuar gjithnjë e më shumë pas mëkateve të veta, aktuale dhe origjinale. Ose nga njerëzit në vendet ku normat demokratike dhe parimet liberale po gërryheshin…

Read More

Aktualisht në vendin tonë janë 17,236 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për 1164 raste të reja, një numër i ulët ky në raport me trendet e larta që janë shfaqur ditët e fundit si dhe numrin e testimeve që ishte 7554 në 24 orë. Në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 128 pacientë të infektuar me këtë virus prej të cilëve 23 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit u vu re një rritje e numrit të viktimave pasi u shënuan 9 humbje jete nga mosha 49-85 vjeç.…

Read More

Ushtarët në Shtetet e Bashkuara që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 nuk do të jenë më pjesë e ushtrisë. Ky është vendimi i ushtrisë amerikane, theksuar se vaksinimi është vendimtar për të mbrojtur dhe ruajtur gatishmërinë e ushtrisë. Pentagoni vendosi ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin ushtarak në gusht 2021. Shumica e ushtarëve në detyrë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 79 efektivë të Forcave të Armatosura kanë humbur jetën nga Covid-19. “Gatishmëria e ushtrisë varet nëse ushtarët janë gati për t’u trajnuar, për tu stërvitur, për të luftuar dhe për të fituar luftërat…

Read More

Sara dhe Lori Hoxha zbuluan programet e tyre të preferuara nga Top Channel dhe zbuluan diçka që nuk e dinim edhe pse nuk dhanë më shumë detaje. Programi i preferuar nga Top Channel? Lori- Më ka marrë malli për ‘Top Shoë Magazine’. ‘Shtojzovallet’, ‘Top Festi’ gjithashtu. Kuriozitet të madh gjithashtu ka pyetja nëse Ledion Liço, i cili ka qenë prezantues dikur i programeve në Top Channel si ‘The Voice of Albania’, ‘Top Fest’ apo ‘Big Brother’ do të rikthehet sërish në ekran. Partnerja e tij, Sara na shuan kureshtjen dhe madje Lori zbulon për një patentë të re që do…

Read More

Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme, pasi koronavirusi vazhdon të përhapet. Danimarka hoqi shumicën e kufizimeve kindër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe çertifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një “sëmundje kritike sociale”. Franca, Britania dhe vende të tjera evropiane po ndjekin shembullin e Danimarkës. Në një konferencë shtypi…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme. Në orën 10:00 deputetët do të diskutojnë për pikat e parashtuara në rendin e ditës. Në pikën e parë është interpelanca mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës dhe deputetit Kastriot Pirolit. Më pas deputetët do të diskutojnë për Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”. Po ashtu në rend dite janë dhe diskutimet për Projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit Qëndror…

Read More

Një emigrant sirian është gjetur pa shenja jete në kryqytet. Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi sirian ka humbur jetën pas një arresti kardiak dhe është gjetur mëngjesin e sotëm në një stol në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet.

Read More

Zbulohen detaje të reja në lidhje me identitetin dhe veprimtarinë e 30-vjeçarit Ervin Selita, i cili pas një konflikti me recepsionisti në një hotel në Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e saj. Mësohet se Ervin Selita, është reper, pjesë e grupit shqiptar në Londër “Hellbanianz”. Ai njihet me artistikisht me emrin “Vinz”. Selita ka lindur në Burrel, ndërsa jeton në Britani. Karrierën e nisi atje, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë dhe reperë të huaj. Vinz ka në repertorin e tij dhjetëra këngë, nga ku spikaten “My Shqipez”; “Nuk ka Dashni”; dhe kënga e tij më…

Read More