Author: tirana

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla nuk ka qenë e pranishme në 3 orët e para të seancës së sotme për shkak të një aktiviteti tjetër, çka ka sjellë që parlamenti sot të drejtohej fillimisht nga nënkryetarja Ermonela Felaj. Teksa deputeti i PD Flamur Noka mori fjalën në parlament për të folur për procedurë, pas nisjes së fjalimit, Felaj i ka mbyllur mikrofonin, pasi sipas saj nuk ishte duke folur për procedurë. “Të ketë deputetë në një parlament në botë të flasë për përralla dhe të mos kujtohen për zgjedhësit që e kanë votuar dhe e kanë mbështetur. Është një projekt…

Read More

Ministria e Jashtme e Rusisë e drejtuar nga Sergei Lavrov i ka dërguar një letër ministreve të jashtme të Evropës ku shprehet se janë të zhgënjyer me Perëndimin për çështjet e sigurisë. Letra i është dërguar dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. LETRA E PLOTËJu e dini mirë se Rusia është seriozisht e shqetësuar për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në afërsi të kufijve të saj perëndimorë. Me synimin për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm, pala ruse prezantoi më 15 dhjetor 2021 draftet e dy dokumenteve ligjore ndërkombëtare të ndërlidhura – një Traktat midis Federatës Ruse…

Read More

Debate e replika mes ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend. Spirpali i ka cilësuar si fantazi pretendimet e Berishës për drogën dhe raportet ndërkombëtare të krimit në Shqipëri. Ajo tha se si Berisha dhe Basha kanë të njëjtën gjuhë të përdorur, ndërsa shtoi se Shqipëria ka plotësuar detyrat dhe shumë shpejt do të jetë pjesëmarrëse në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. “Ju po i bini derës sonë që të dëgjojë brava juaj. As dera jonë s’ka ndërmend të tundet dhe siduket as brava e tyre s’ka ndërmend të shembet. Për t’iu kthyer asaj që…

Read More

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, foli pas seancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese. Bledar Dervishaj deklaroi se Kushtetuta jonë që në preambul përmendet parimi për një proces të rregullt ligjor, dhe kur një proces i rregullt ligjor nuk u realizua ne s’kemi me ç’të merremi me asgjë tjetër se do provonte pavlefshmëri të produktit të tij. “Nuk ka pasur, nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit. Ju i dëgjuat të gjitha ‘live’. Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky proces të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër.Komisionet e vjetra…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Greqinë për ngritjen e një pike doganore të përbashkët për luftën ndaj krimit të organizuar. Me tone të ashpra, Berisha sulmoi qeverinë shqiptare, teksa u shpreh se “krimi më i shëmtuar, më i egër, më barbar, është i kriminelëve në qeverinë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tij kudo që janë”. Më tej, ish-kryeministri tha se me Portin e Durrësit po bëhet afera më e madhe korruptive në Evropë. Sipas tij, Porti i Durrësit nuk do të ndërtohet nga arabët, por i ka kaluar një kompanie ofshore, ku po pastrohen shuma përrallore…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentar bashkëpunim për të krijuar dekoratën e lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”. Me anë të një letre dërguar Kuvendit, Presidenti Meta shprehet se viti 2022 shënon 100-Vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe 20-Vjetorin e rikthimit në Atdhe të Familjes Mbretërore Shqiptare dhe kërkesa e tij vjen në kuadër të këtyre dy momenteve të rëndësishme për vendin tonë. Ai thekson më tej në letrën e tij se dekorata e lartë “Mbretëresha Geraldinë” do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka shtyrë për ditën e hënë ora 10:00 mbajtjen e seancës së radhës ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentin Ilir Meta. Vendimi u mor për t’u lënë 48 orë kohë përfaqësuesve të Presidentit për t’u përgjigjur pyetjeve të gjyqtarëve. Pas pyetjeve të parashtruara nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj ka kërkuar 48 orë kohë për t’u përgjigjur mbi 70 pyetjet, me argumentin se do të konsultohen me kreun e shtetit. Nga ana tjetër deputetja e PS, Klotilda Bushka ka deklaruar: “Dy orë janë të mjaftueshme, sepse…

Read More

Kompanitë që importojnë apo që prodhojnë në vend do të pagujnë taksa të reja për qumshtin pluhur, kremin e qumshtit, hirrën dhe pijet e homgjenizuara. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave për “Taksat Kombëtare”, të botuar në Fletoren Zyrtare dhe që tashmë është në fuqi, përcaktohet se taksa për importimin dhe prodhimin e qumështit pluhur është në vlerën 100 lekë/kg. Taksa për importimin dhe prodhimin e hirrës së qumështit është në vlerën 150 lekë/liter. Taksa për importimin dhe prodhimin e krem qumështit është në vlerën 150 lekë/liter dhe për importimin dhe prodhimin e pijeve të homogjenizuara është në vlerën 16…

Read More

Zëvendëskryeministri Dritan Abazovic nuk u shkarkua pasi shumica e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij. Rrjedhimisht, zgjedhja e ministrit të Financave, Milojko Spajiq, në postin e Abazoviqit nuk ishte në rend dite. Propozimi për të larguar Abazovicin nga posti i zëvendëspresidentit u iniciua nga kryeministri Zdravko Krivokapic si përgjigje ndaj nismës së mëparshme të Lëvizjes Qytetare Ura dhe partive opozitare për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Krivokapicit. Nga gjithsej 81 deputetë, 77 ishin të pranishëm dhe vetëm 20 deputetë ishin për miratimin e rendit të ditës. Para…

Read More

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë se banorët te 5 maji, të cilëve u janë prishur banesat, do të kompensohen me shtëpi të reja. Sipas Ahmetajt, qeveria ka vendosur se si ato që kanë pasur banesa të legalizuara dhe ato që s’kanë pasur legalizimin do të trajtohen njëlloj. Ai theksoi se qytetarët në këto zona do të përfitojnë banesa po me aq metra katrorë sa e kanë pasur. “E kuptoj patosin e dikujt që do të bëhet opozitar. Çdo vend ka problemet e veta dhe një vend si Shqipëria si ka përfunduar problemet…

Read More

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për kandidatët e 6 marsit. PD deklaron se kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët dhe thekson më tej se Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. “Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, deklaron PD.

Read More

Aktorja Arjola Demiri ka habitur me deklaratën për Ilir Shaqirin. Teksa koreografi, Arjola Demiri, Monika Lubonja dhe Einxhel Shkira ishin të shtrirë në dhomën e gjumit, kjo e fundit u shpreh se ‘Iliri duket tip pasionant’. “Unë të shkrij fare”, iu përgjigj Ilir Shaqiri duke shkaktuar të qeshura. Ndërsa deklarata e tij është pasur nga komenti i Arjola Demirit, e cila tha: “Iliri po të futi llapën të shkriu”. Pjesë nga biseda: Einxhel Shkira: Ti Ilir dukesh që je tip pasionant Ilir Shaqiri: Unë të shkrij fare Qeshin Arjola Demiri: Iliri po të futi llapën të shkriu Einxhel Shkira: Lëviza dhe krahun nga e qeshura

Read More