Author: tirana

Dega e Partisë Demokratike në Dibër ka propozuar Luan Hakën si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars. Me këtë propozim plotësohet edhe gjashtëshja e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore. Haka me profesion ekonomist, është sekretar organizativ i degês lokale. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se rend dite do të jetë “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit”.

Read More

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën kopshtit në Fier, ku u mbyt një fëmijë 3-vjeçar disa ditë më parë. Sipas MAS institucioni arsimor parauniversitar privat, kishte “regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta fëmijë”. Në njoftimin e publikuar gjithashtu Ministria e Arsimit dhe e Sportit bën me dije se gjithashtu, kopshti nuk plotësonte standardet infrastrukturore. INFORMIM Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) ngritjen e një grupi pune…

Read More

Një 41-vjeçar ra në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij. “Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Po ashtu, në të njëjtin njoftim, thuhet se policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit S.B., 47 vjeç dhe E.T., 25 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet i…

Read More

Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ndaluarve. Ali Musa Balliu i datëlindjes 1955 vijon të jetë në burgjet e Sirisë, ndërsa pak ditë më parë ai u ndalua nga forcat kurde pasi burgu ku qëndronte u shpërthye nga grupet terroriste në tentativë për të liruar pjesëtarë të ISIS. Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Ali dhe Ruzhdie…

Read More

Në një mbledhje maratonë që zgjati 6 orë, nënkomisioni i Ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë zgjodhi të mërkurën 4 anëtarët e rinj, përmes një procesi që u kontestua nga opozita. Pasi nuk u arrit konsensusi mes deputetëve, përzgjedhja u hodh në short, ku nuk parashikoheshin surpriza, pasi ishin aq kandidatë sa edhe vendet vakante në të dy këshillat. Sipas shortit, anëtarët e rinj të KLGJ-së do të jenë Yllka Rupa dhe Orjona Muçollari, ndërsa në KLP do të shkojnë Ilir Rusi dhe Mirela Bogdani. Deputetët organizuan një seancë dëgjimore…

Read More

Dashi: Në dashuri situata ka ngecur në mëngjes, ndërsa pasdite hëna është në anën tuaj, dhe do tju sjellë më shumë energji. Dashuri: Në dashuri do të rikthehet qetësia, dhe për lidhjet e reja do të duhet shumë përkushtim. Në punë, një kohë e shkëlqyer për ata që duan të ecin përpara. Binjakët: Në dashuri tani duhet të flasim qartë, por kini kujdes nga historitë me të lindurit e shenjës së Peshqve dhe Shigjetarit. Në punë ka probleme të vogla ekonomike për t’u zgjidhur! Gaforrja: Në dashuri ka diçka të çuditshme në ajër, sidomos pasdite. Në punë dëshironi të nisni…

Read More

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Elvison Dimo, 45 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrjen e tij të fundit në lidhje me vakancat në Gjykatën Kushtetuese, pasi nesër përfundon edhe afati për aplikim. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit ka treguar procedurën që ka ndjekur për vakancat në këtë gjykatë, konkretisht për vakancën që krijohet më datë 8 prill të këtij viti, pasi gjyqtarit Përparim Kalo i mbaron mandati. Meta ka ftuar të interesuarit që të aplikojnë, duke garantuar procedura transparente. REAGIMI I METËS Në datën 13 Janar 2022, pas njoftimit nga Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, kam dekretuar shpalljen e procedurave të thirrjes…

Read More

Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme pasi koronavirusi vazhdon të përhapet. Danimarka hoqi shumicën e kufizimeve kindër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe çertifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një “sëmundje kritike sociale”. Franca, Britania dhe vende të tjera evropiane po ndjekin shembullin e Danimarkës. Në një konferencë shtypi…

Read More

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë e saj ku pritet të miratohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshmë vendore të 6 marsit. “Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.” është drejtuar demokratëve nga sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin kandidat për kryetar bashkie. Në Rrogozhinë është propozuar si kandidat më 6 mars, Ferdinand Saraçi, ndërsa në Durrës Luan Hoti. PD pritet t’i besoj Indrit Sefës bashkinë e…

Read More

100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-s, i ka gjetur dy vendet duke përdorur një logo të re, e cila është prezantuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Përmes një video-mesazhi, Kim thotë se viti 2022 do ë shënojë një statcion të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur…

Read More

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, gjatë muajit Janar i ka kërkuar prokurorisë që të hetoje 21 punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe dy efektivë të Gardës së Republikës për vepra të ndryshme penale. Gjithsej janë bërë 17 referime. Në raportin mujor të këtij institucioni thuhet se në pranga gjatë muajit të kaluar janë arrestuar 6 efektivë, 4 me vendim gjykate dhe 2 të tjerë në flagrancë. Në pranga kanë përfunduar dhe 21 qytetarë, nga të cilët 8 në flagrancë. Në kërkim, në sajë të hetimeve janë shpallur edhe dy efektivë. Në raport citohet se gjithsej SHÇBA ka…

Read More