Inflamacioni i sinuseve – sinoziti – është një inflamacion i mukozës së zgavrave paranazale për shkak të kullimit joadekuat të sekrecioneve për shkak të një problemi me organet e frymëmarrjes, infeksionit ose alergjive. Një nga simptomat më të zakonshme është presioni i dhimbshëm në kokë.Kjo dhimbje zakonisht përqendrohet në ballë, veçanërisht rreth rrënjës së hundës, por ka tendencë të përhapet në tempuj dhe veshë, skalp, qafë, si dhe mbi nofullën e sipërme dhe dhëmbët. Por si ta dallojmë një dhimbje koke të tillë nga të tjerët – migrena, për shembull? Si dhimbja e kokës, ashtu edhe migrena janë ndër llojet…
Author: tirana
Olivier Giroun në një intervistë për “Sportmediaset” ka folur për derbin me skuadrën e Interit. Sulmuesi francez paralajmëron zikaltërtit se kuqezinjtë do të fitojnë derbin si dhe do të luftojnë deri në fund për të fituar edhe Scudetton. “Derbet janë ndeshje speciale që i ndjej shumë. Ne besojmë në Scudetto. Nëse fitojmë mendoj se do të kemi mundësi të luftojmë deri në fund. Tifozët deri më tani i kanë parë cilësitë e mia, por e di që mund të bëj edhe më shumë, e rëndësishme është të ndihem mirë fizikisht. Dua të shënoj më shumë dhe të shënoj më shumë.…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rodos të Greqisë, ku një 38-vjeçar shqiptar është masakruar me thikë dhe sëpatë nga dy italianë. Mediat greke raportojnë se gjithçka nisi pas sherrit për një motoçikletë në korrik të viti të kaluar, por që sot është publikuar si rast në media. Mësohet se protagonistë të sherrit janë bërë një 46-vjeçar dhe nipi i tij 35-vjeçar. Por çuditërisht autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh. Sipas të dhënave të policisë, shqiptarit i lidhën gojën, duart dhe këmbët dhe më pas i kishin vendosur një…
Ermal Mamaqi ishte i ftuar ne emisionin “Libero” ne Kosovë. Ai foli për shume situata të jetës se tij, ndërsa preku dhe miqësine e tij me Dr. Florin. “Une e Dr. Flori kemi qene miq te ngushte. Sidomos ne kohet e fundit kemi qene shume te afert, u bashkuam shume. “Kemi pasur shume projekte me njëri-tjetrin. Sigurisht nuk kam pasur aq shumë projekte se ai me grupin e tij, apo në aspektin personal.“Dr. Flori pak kohë para se të dorëzohej më merrte në 3 të natës dhe më thoshte: ‘Çfarë bën?’ Ja po flejë i thoja unë. Mendova se je…
Një shtëpi në lagjen “5 Maji” në Elbasan ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Fatmirësisht nuk ka njerëz të rrezikuar por vetëm dëme të shumta materiale. E gjithë shtëpia është përfshirë në flakë nga rezistenca me të cilën ngroheshim. Zjarrfikësja ndodhet në shtëpinë që ka marrë flakë dhe po bën të mundur neutralizimin e flakëve.
Presidenti i Republikës Ilir Meta shpeshherë ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ mbështetjen për skuadrën e tij të preferuar. Nuk ka munguar as edhe këtë herë një reagimi i presidentit, teksa ka publikuar edhe një foto në rrjete sociale, për ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kaluar. Me videon e publikuar Meta përshëndet të gjithë tifozët e Celtic FC, ndërsa shton se kjo skuadër i ka rikthyer emocione të forta. ‘Duke rikthyer emocionet e forta të SuperDerby-t përshëndes të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Celtic FC me këtë përmbledhje të golave magjikë të shënuar mbrëmë. Faleminderit çunave për fitoren…
Me dekret të posaçëm të Grand Assembly of the Brotherhood of Light, u miratua themelimi i Iluminatit në Shqipëri, i cili zhvilloi takimin e tij të parë në një ceremoni solemne në kuadër të Kolegjit “Karl Gega”, ku morën pjesë përfaqësues nga rajoni dhe bota. Personalitetet shqiptare, të cilët deri tani kanë qenë pjesë e Iluminatit botërorë, tani janë themelues dhe anëtarë të Iluminatit Shqiptarë! Lozha “Karl Gega”, realizon ëndrrën e shumë njerëzve të shquar dhe patriotëve të ndershëm, të cilët ndër dekada kanë luftuar për sjelljen e dritës së vërtetë të Iluminatit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi këtë të enjte me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se nuk mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë evropiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF. “Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si…
Amerika dhe aleatët të bashkuar, për të treguar forcën përballë agresionit rus. Aeroplanmbajtësja “Harry Truman” gjendet në Europë për të mbështetur aleatët e NATO-s. Qëllimi është të garantohet një funksionim më i unifikuar i Aleancës, thotë oficerja e marinës, Jeannette Lazzaro. “Ne shkojmë atje, integrohemi me partnerë të ndryshëm të NATO-s, me këdo që bashkëpunojmë, dhe punojmë për të mundësuar një komunikim pa probleme”, thotë ajo në një reportazh ekskluziv të CNN. Ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit me Ukrainën, SHBA-ja thotë se do të ndihmojë për të forcuar më tej aleancën e NATO-s. Kjo është hera e…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook një foto me ekipin sfidant sic e quan ajo, të gjeneratës së re, të cilët janë të angazhuar për ndërtimin e platformës për ridimensionimin e LSI. Por Kryemadhi bëhet nostalgjike, duke kujtuar dikur angazhimin e saj në Partinë Socialiste. Ajo thotë se ky takim i sotëm i sjell shumë kujtime “kur bashkë me miq e shokë çonim përpara modernizimin e të majtës shqiptare, brenda PS”. “Interesante agenda e GEN, ekipit sfidant të gjeneratës së re, që janë angazhuar në ndërtimin e platformës për ridimensionimin e LSI. Më solli në mendje shumë…
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit fillimisht në një takim nga Kryeministri Edi Rama. Qëllimi i vizitës së presidentit Ceferin ishte diskutimi për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së. Më pas, kreu i qeverisë së futbollit europian ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Futbollit ku është pritur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Gjatë vizitës Presidenti Ceferin dha edhe një intervistë për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, ku foli për qëllimin e…
Dy mësuese nga Shkodra dhe bashkëshortet e tyre që kishin planifikuar për të shkuar me pushime në Dubai u shpallën fajtorë nga Gjykata e Tiranës mbasi falsifikuan testet e covidit. Hetimi i prokurores Elsa Kareci provoi një fenomen të ri të falsifikimit të testeve nga qytetarët që për t’ju shmangur rezultateve të papritura të testit janë gati të paguajnë nën dorë për të siguruar dokumentin shëndetësor. Këtë gjë bënë edhe dy çiftet që paguan për çdo test 3 mijë lekë dhe që sipas gjyqtarit Altin Abdiu, duhen konsideruar fajtorë dhe ndaj u dënuan me kusht. Por ata i thanë gjyqtarit…