Rritja më e fundit e çmimit të karburanteve në tregje e ka vënë Shqipërinë në krye të listës rajonale. Nafta dhe benzina në tregjet tona janë më të shtrenjta se kudo. Sipas shifrave të marra nga www.globalpetrolprices.com, të cilat i referohen datës 31 janar 2022, një litër benzinë në Shqipëri tregtohet mesatarisht me 1.801 dollarë, përkundrejt cmimit më të lirë që është në Bosnjë Hercegovinë me 1.403 dollarë për litër. Nafta në Shqipëri tregtohet me 1.783 dollarë për litër nderkohë që cmimi më i lirë është në Maqedoninë e Veriut me 1.286 dollarë për litër.Çmime të përafërta me Shqipërinë ka Serbia,…
Author: tirana
Sali Berisha i ftuar në emisionin “Log.”, është ndaluar tek çështja e varrezave greke. Ish-kryeministri është shprehur se në një ballafaqim me ministren e jashtme greke Dora Bakojanis, e ka kundërshtuar për varreza greke në Korçë. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, ka shtuar më pas se ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është shqiptar, por Rama bëri marrëveshje të fshehte me Ramën. Berisha mes të tjerash shton se Rama u dha të drejtë grekëve që të pretendojnë për varreza nga Llogaraja në Pogradec. “Në Korçë i kam thënë Bakojanisit që nuk mund të ketë varreza. Në Kosinë u morën kocka fëmijësh…
WizzAir në aeroportin e Kukësit. Kryeministri Edi Rama ka shkruar se 4 destitacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës fillimisht nga dy herë në javë. Statusi Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit po zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë “Arrest me burg” për 28 shtetasit e arrestuar gjatë mega operacionit “Trinomi”. Gjatë paradites do të zhvillohet seanca në ngarkim të 13 shtetasve dhe në vazhdim për 15 të tjerët gjatë mesditës. Trupi gjykues kryesohet nga Idush Maliqi, ndërsa akuza përfaqësohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe Prokurori Ritvan Sukaj.Ndaj 28 shtetasve të arrestuar gjatë mega Operacionit “Trinomi”, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që…
Atdhe Xharavina ka përfunduar në mediat rozë italiane. Kjo për shkak të një postimi të modeles italiane, Maria Bove, në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video në “Instastory”, ku shfaqet me ish-konkurrentin e “Për’puthen” në makinën e tij. Mediat italiane ngrenë pyetjen nëse ata janë të lidhur bashkë. Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Wake Up”. Atdheu tha se i ka parë lajmet në mediat italiane, por nuk e di çfarë kanë shkruar, pasi nuk e kupton as italishten. “Unë se di çfarë ka shkruar, se nuk…
Mississippi është bërë shteti i 37-të në SHBA që legalizoi përdorimin mjekësor të marijuanës. Sipas ligjit pacientët duhet të diagnostikohen nga një profesionist i licencuar i kujdesit shëndetësor duke plotësuar kushtet kualifikuese në mënyrë që të marrin një recetë për marihuanën mjekësore. Ata mund të marrin rreth 100 gramë kanabis në muaj, ose 3.5 gram në ditë. Konferenca Kombëtare e Legjislaturës Shtetërore thotë se 36 shtete kanë lejuar përdorimin mjekësor të kanabisit.
Dy adoleshentë të moshave 17 dhe 18 vjeç në Sukth janë arrestuar nga policia ndërkohë që një 16-vjeçar është vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë qëlluar me kallashnikov në ajër duke terrorizuar banorët. Në pranga janë vënë K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç të dy banues në Sukth ndërsa po hetohet në gjendje të lirë edhe një 16-vjeçar. Në momentin e arrestimit 17-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit tij kallashnikov ndërsa në banesa policia ka gjetur një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Tre adoleshentët do…
Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin gusht 2020 janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim. Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendodhjen e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Fushë-Krujë, kanë organizuar punën dhe si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë kapja…
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë është shprehur se fëmijët e tij nuk janë të varfër dhe se gjithçka e kanë fituar në mënyrë të ligjshme. Ai tha se fëmijët e tij nuk kanë marrë kurrë para nga fondet publike dhe se pasurinë e kanë ndërtuar vetë. Pjesë nga biseda në “Log”: Gazetari: Janë të pasur fëmijët e tu? Sali Berisha: Kanë, janë të pasur, nuk janë varfër. Është një pasuri e kontrolluar çdo muaj nga Edi Rama, nga taksat dhe tatime, nga pastrimi i parave, por s’kanë gjetur kurrë asgjë dhe nuk kanë kurrë për të gjetur diçka të paligjshme. Nëse…
Një automjet tip Volkswagen është përfshirë nga flakët e zjarrit në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, teksa mjeti ishte në lëvizje. Makina Volkswagen Polo mori flakë dhe u dogj pjesërisht. Por fatmirësisht, drejtuesi Xh.B. 58 vjeç mundi të dilte nga mjeti. Asnjë person nuk u lëndua. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik. Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne. Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 31 janar. Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka…
Lideri i Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Quraishi, hodhi veten në erë pasi u lokalizua nga forcat speciale amerikane. Presidenti Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara i morën të gjitha masat e mundshme për të minimizuar viktimat civile gjatë operacionit të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë, gjatë të cilit u vra lideri i Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Quraishi. Ndërsa trupat amerikane iu afruan objektivit, Quraishi u ngrit duke vrarë anëtarët e familjes, përfshirë gra dhe fëmijë, tha Biden dhe zyrtarët amerikanë. “Urdhërova Pentagonin që të merrte të gjitha masat për të shmangur viktimat civile. Ne dërguam…