Author: tirana

Mandy Alwood, britanikja që “monopolizoi” faqet e para të të gjitha tabloideve në vitin 1996 për tetë njakët që priste të lindte, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pasi vuante nga kanceri. Alwood dominoi të gjitha tabloidet britanike në vitin 1996. Ajo do të ishte e para që do të lindte tetë njakë në Britani, ndaj Mandy me të dashurin e saj Paul Hutson ishin fytyra e ditës në mediat britanike. Megjithatë, në 7 muajt e shtatzënisë, historia e Mandy mori një kthesë të keqe. Brenda tre ditëve dhe netëve ajo humbi të 8 fëmijët. Gjashtë djem dhe dy vajza.…

Read More

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi në një magazinë në lagjen nr. 8 të qytetit policia ka konstatuar se ka vjedhur energji elektrike. Burime jo zyrtare nga policia e Korçës pohojnë se ka dyshime se ambienti ishte i përshtatur nga Armand Rrusha për kultivim kanabisi, por plani dështoi. Aktualisht policia është në kërkim të autorit ndërsa priten hetime të mëtejshme.

Read More

Policia e Tiranës arrestoi sot noteren Rezarta Koçi, e cila akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre, pasi ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. Por cila është Rezarta Koçi? 40-vjeçarja rezulton emër i njohur për publikun dhe drejtësinë. Në muajin nëntor të vitit të kaluar makina e noteres tip “BMW” u hodh në erë me eksploziv. Të lënduar fatmirësisht nuk pati, pasi në momentin që shpërtheu eksplozivi makina ishte e parkuar. Në vitet e fundit, që prej 2019 ndaj noteres Rezarta Koçi, janë kryer 4 kallëzime për vepra të ndryshme penale. Konkretisht për…

Read More

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noterja”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases…

Read More

Sekuestrohen 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe fishekë në Përmet. Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin, procedohet penalisht babai i tyre. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “BROTHERS”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Zh., 39 vjeç dhe A. Zh., 36 vjeç (vëllezër) banues në fshatin Bodar, Përmet, si dhe u procedua penalisht shtetasi Ll.…

Read More

Mbrëmja e sotme në Big Brother do të jetë mjaft sfiduese, pasi të 4 banorët që janë në nominim, kanë dhënë gjithçka për të qenë pjesë e finales. Në nominim janë Einxhel, Arjola, Beniada bashkë me Donaldin, ndërsa liri dhe Monika kanë diskutuar për emtin e personit që rrezikon të dalë. Monika u shpreh me bindje se Donaldi do të shkojë në finale. Ndërsa sipas Ilirit njërës nga vajzat në nominim i ka mbaruar parfumi, duke lënë të kuptohet që vajza që mund të lërë shtëpinë sipas Ilirit është Beniada. “Unë kam thënë Benin për shkak të ‘O parfum parfumit’,…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë informacion që sinjalizon se Rusia ka hartuar një plan për të fabrikuar një sulm fals ushtarak nga Ukraina në territorin rus dhe do ta përdorë këtë si pretekst për të sulmuar Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden. Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se fabrikimi i një videoje për një sulm të tillë është një nga disa opsione që Kremlini po përgatit për t’i dhënë pretekstin për të pushtuar Ukrainën, tha zyrtari. “Videoja do të publikohet për të vënë në dukje rrezikun ndaj sigurisë së Rusisë dhe për të mbështetur operacionet ushtarake”,…

Read More

Kryeministri Edi Rama, deklaroi nga Aeroporti i Kukësit, se nga sot kompania WizzAir është e vendosur në Kukës dhe fillon prenotimet për katër destinacionet e para nga dy herë në javë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Rama tha se ka diskutuar me drejtorin e kompanisë edhe për udhëtime drejt Londrës ndërsa kreu i qeverisë theksoi se në këtë aeroport do hapen vende pune dhe i bëri thirrje të rinjve të aplikojnë. Nga maji do jenë destinacione të vijueshme, jo vetëm për sezonin. Me drejtorin e kompanisë kemi diskutuar edhe për destinacionit tjetër të rëndësishëm, që është Anglia. Nuk i ndahem…

Read More

Atdhe Xharavina ka përfunduar në mediat rozë italiane. Kjo për shkak të një postimi të modeles italiane, Maria Bove, në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video në “Instastory”, ku shfaqet me ish-konkurrentin e “Për’puthen” në makinën e tij. Mediat italiane ngrenë pyetjen nëse ata janë të lidhur bashkë. Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Wake Up”. Atdheu tha se i ka parë lajmet në mediat italiane, por nuk e di çfarë kanë shkruar, pasi nuk e kupton as italishten. “Unë se di çfarë ka shkruar, se nuk…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri m dije sot se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin ‘Flatrat e Veriut’. Ajo u shpreh se Aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike. “Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike”, tha Balluku.

Read More

Partia Demokratike ka publikuar sot një video të kryeministrit Edi Rama, ku në 2013-ën zotohej se para qytetarëve se do ta drejtonte vetë personalisht procesin e legalizimeve. Në videon e publikuar nga PD shfaqen edhe përgjimet e kreut të Kadastrës Artan Lame një vit më parë ku deklaron zvarritjen e procesit të legalizimeve. Sipas PD-së, Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo palë zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë dhe sot i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete. “Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo…

Read More

Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Rama është i shoqëruar në këtë aktivitet nga ministret Balluku dhe Spiropali.  “Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.  Punë dhe durim”, shkruan Rama.

Read More