Author: tirana

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që pranoi sot regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mes LSI-së dhe PDK-së, pa Sali Berishën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje dhe se demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. “Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin ‘Shtëpia e Ilirit’, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me ‘Shtëpinë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, tha qeveria të premten më 4 shkurt, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni. Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO që mbaron në fund të muajit shtator të këtij viti. Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisë,…

Read More

Vendimi i qeverisë ruse për mbylljen e transmetuesit gjerman Deutsche Welle është i pabazuar dhe i tensionon marrëdhëniet gjermano-ruse, njoftoi sot Ministria e Jashtme gjermane. “Masat e shpallura sot nga qeveria ruse kundër Deutsche Welle-s nuk kanë asnjë bazë dhe po shkaktojnë tensione të reja në marrëdhëniet gjermano-ruse, ” tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë. Vendimi për mbylljen e Deutsche Welle në Rusi, i shpallur dje nga Ministria e Jashtme ruse, ishte si përgjigje e vendimit të Berlinit për të ndaluar transmetimin e transmetuesit rus RT DE, pasi nuk kishte licencën e kërkuar të funksionimit nga rregullatori i…

Read More

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar në koalicion për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit koalicionin LSI – Partia Demokristiane, duke mos pranuar grupin e rithemelimit të Partisë Demokratike. “Nuk mund të them që pretendimi i përfaqësuesit të PD ishte alogjik por si pretendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke rikonfirmuar një kërkesë të përfaqësuesit të LSI për të patur një koalicion zgjedhor në këto zgjedhje. Lidhur me përmbajtjen të pretendimit të përfaqësuesit të PD, vlerësoj se ai pretendim qëndron, për sa i përket disa aspekteve. Nuk qëndron kërkesa për ta kthyer për plotësim sepse do të ishim në këtë…

Read More

 Zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka treguar se në kuadër të planit të veprimit që ka nisur që në muajin Dhjetor në lidhje me mosdeklarimin e pagave reale, kanë nisur dhe kontrollet. Ajo shpjegoi se vetë bizneset kanë filluar të reagojnë duke u rritur numri i atyre kompanive që tashmë bëjnë deklarim të plotë të pagës. Vjero u shpreh se ka individë të cilët posedojnë makina luksi, por që në tatime rezultojnë me paga minimale. “Është ulur me 27 për qind numri i pozicioneve të punës me pagë minimale. 33 për qind e tatimpaguesve kanë reaguar pozitivisht, duke rritur pagën…

Read More

Nga Entela Resuli-Dita Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërron jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak. Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin. Lajmi për ndarjen nga jeta të Denisit është mësuar mëngjesin e ditës së enjte. Denisi, i cili nuk arriti ta përcillte për në banesën e fundit babain e tij, për shkak të largësisë, por edhe të një amaneti që ai i kishte lënë, e kishte peng këtë të…

Read More

Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest me burg” për 13 zyrtarët e burgjeve të arrestuar tre ditë më parë pasi bashkëpunonin me të dënuarit duke marrë ryshfet në këmbim të lejimit të futjes së sendeve të paligjshme, drogë, alkool, bixhoz, etj. Në seancë kanë dalë vetëm zyrtarët. Nga operacioni u arrestuan 28 persona, 13, zyrtarë në qeli, 2 arrest shtëpi dhe 13 janë të dënuarit që u është komunikuar vepra e re penale me të cilën do të përballen përpos dënimit që po vuajnë. Personat e akuzuar: Hysni Ndreu, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan,…

Read More

Franco Locatelli, president i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë dhe koordinator i Komitetit Shkencor Teknik, njoftoi sot se pothuajse një muaj më herët se parashikimet fillestare, ilaçi i ri antiviral Paxlovid do të vihet në dispozicion edhe në Itali, i cili është një frenues i proteazës dhe është 89 % efektiv kur jepet brenda 3-5 ditët e para në progresion të rëndë të sëmundjes. Komisioneri për Urgjencën Francesco Figliuolo, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, ka nënshkruar me kompaninë farmaceutike për furnizimin në vitin 2022 të 600 mijë trajtimeve të plota. Pjesa e parë parashikon mbërritjen e 11200 trajtimeve në…

Read More

Shqipëria ka qenë në objektin e spiunazhit gjerman. Arkivat e Stas-it, hapur së fundi me ligj të veçantë, përmbajnë dosje të tëra me raporte sekrete nga Tirana e atyre viteve. Dojçe Vele në një emision të veçantë, hedh dritë në një pjesë të tyre. Sigurimit të Shtetit të ish-Republikës Demokratike Gjermane mund të hysh si person privat dhe të pyesësh për përmbajten e dosjes sate, (nëse ekziston një e tillë), mund të hysh si historian me një temë-çështje të caktuar, ose si punonjës i mediave. Nga kërkimi paraprak për çështjet që përmban arkivi mbi marrëdhëniet e jashtme RPSSH – RPGJ,…

Read More

Komisionit hetimor për çështjen e inceneratorëve i është zgjatur mandati. Lajmi është konfirmusar nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku.Vendimi për të rikthyer komisionin është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Tabaku thekson ndër të tjera se PD fitoi një të drejtë të mohuar për të thirrur dëshmitar kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, siç thotë ajo. Ndërkaq, më herët sot, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se mbështesin zgjatjen e mandatit të komisionit për inceneratorët dhe se do t’i monitorojnë. Reagimi i plotë nga Jorida Tabaku: 📍📍📍Ditën e…

Read More

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar koalicionin mes grupimit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv , Patozi tha se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha. Ai shtoi se Nard Ndokën në këtë “dyshe” për zgjedhjet e pjesshme vendore e përdorën si “llaç” për të ngjitur koalicionin. “Po e kisha parashikuar një koalicion të tillë. PD nuk e dëshironte koalicionin me LSI, po…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet sot të japë vendimin final për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca pritet të fillojë në orën 13:00. Teksa ish-ministri ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim zbret në 8 vite burg për të dy ish-zyrtarët për lidhjet e dyshuara me të ashtuquajturin “Grupi i Habilajve”, vëllezërit e akuzuar për trafik të…

Read More