Author: tirana

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas vendimit për zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Në një postim në “twitter”, ambasadorja Kim iu bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve shqiptare që të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. “Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër. Përgjegjësia është çelësi i demokracisë”, shkruan ambasadorja Kim.

Read More

Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale, për të cilën fansat kanë shumë kuriozitet. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në një intervistë ku ka folur rreth jetës së saj private dhe dhuratave më të veçanta që ka marrë. Ndërsa u pyet nga moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra” nëse i kishin bërë një dhuratë si ajo që i bëri Cristiano Ronaldo partneres së tij, Georginës, ajo tha jo. Dhurata më e kushtueshme që i kanë bërë është një pemë e…

Read More

“Tirana mban një vend special në zemrën time. Mezi pres të jem aty me ju” Ylli i muzikës botërore, shqiptarja Dua Lipa, përmes një videomesazhi drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë ka përshëndetur sot në ceremoninë hapëse të eventeve të “Tirana European Youth Capital 2022”. Dua Lipa ka premtuar një tjetër vizitë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve për “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”.“Përshëndetje çuna, përshëndetje Kryebashkiakut Erion. Shpresoj që po kaloni të gjithë mirë! Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë në të gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Europian i…

Read More

Bashkia e Tiranës çel zyrtarisht siparin e aktiviteteve të vitit 2022 ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë. Në një ceremoni të posaçme me qindra të rinj që do jenë pjesë e eventeve të “Tirana European Youth Capital 2022” u shpalos programi dhe risitë që do të sjellë në Tiranë ky titull që jepet pikërisht në një vit të shpallur edhe nga KE si viti i Rinisë! Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci, në çelje të këtij eventi theksoi se ka pasur një boom aplikimesh nga të rinjtë për aktivitete gjatë këtij viti. “Morëm 1100 aplikime nga…

Read More

Trejsi Sejdini vazhdon t’i bëjë për vete ndjekësit. ‘Miss Universe Albania’ nga viti 2016 është mjaft aktive në rrjetet sociale ku përherë ka diçka unike për të treguar. Ajo komentohet mjaft shumë për pozat joshëse që sjell në instagram për 450 mijë ndjekësit e saj. Por së fundmi edhe Trejsi është inspiruar nga vajza e familjes Kardashian-Jenner duke pozuar në dëborë e veshur me të brendshme.

Read More

GJKKO kalon për gjykim dosjen penale ndaj Erion Alibej, i akuzuar si porositësi i dy vrasjeve në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runajt. Viktimat dyshoheshin për përfshirje në vrasjen e të vëllait Endrit Alibej në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Erion Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe dyshohet të jetë i implikuar në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, me të cilin ka diskutuar mbi agresionin rus. Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se ka ndarë shqetësimin me ambasadorin ukrainas për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike. Postimi i Presidentit Meta: Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të…

Read More

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama si kokën e aferës së inceneratorëve. Nga takimi me demokratët në degën 4, Basha tha se arsyeja se pse ai vazhdon të shijë e të grijë, është sepse ka asgjësuar të vetmin instrument të llogaridhënies politike, që është vota. Sipas tij, dy rrugë kemi; opozitë ballore, pa kompromis ndaj Edi Ramës dhe e dyta të mbetemi parti e vlerave euroatlantike. “Ato para pastaj, i ndajnë me katër-pesë veta. Sa vite kemi që e denoncojmë ne këtë? Jo me fjalë, me fakte, si inceneratorët. Po imagjinoni pak në qoftë se ato 430…

Read More

Gigi Hadid ka thyer heshtjen e gjatë dhe më në fund ka folur në një kopertinë të realizuar me InStyle. Ajo u shpreh se ka mësuar një gjë të rëndësishms nga reflektimi që ka bërë vitin e kaluar. “Kam kuptuar se kur kalojmë kohë me njerëzit duhet thjesht ta vlerësojmë me të vërtet dhe t’i pranojmë të gjitha, përpiquni të mos luteni për gjëra të tjera. Edhe nëse ka diçka të vështirë, gjeni diçka të bukur në të.” Kjo deklaratë erdhi tre muaj pasi ajo dhe i dashuri i saj, Zayn Malik, i dhanë fund lidhjes së tyre. Ky u…

Read More

Paraqitja e Green Pass-it nuk do të jetë më një kërkesë e detyrueshme për të hyrë në lokalet dhe aktivitetet e tjera në ishujt Kanarie, sipas vendimit të fundit të qeverisë iberike. Kujtojmë se kjo leje ishte e detyrueshme për baret apo restorantet e ishullit. Vendimi është marrë pas konstatimit të një përmirësimi i indekseve epidemiologjike. Qeveria rajonale do të kërkojë, megjithatë, një autorizim gjyqësor për bizneset që dëshirojnë të vazhdojnë të aplikojnë për Green Pass për klientët. Spanja ka kaluar kulmin e valës së saj të fundit të koronavirusit të nxitur nga varianti Omicron. Kurba e infeksioneve po bie.…

Read More

Gentian Elezi 32-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion. Elezi është dënuar me 1 vit e 5 ditë burg për shkak se akuzohet se ka marrë ryshfet në kohën kur ka qenë inspektor në drejtorinë e Hetimit Tatimor. “Specialistët për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Gentian Elezi, 32 vjeç. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 1 vit e 5 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More