Author: tirana

Gazetari Artan Hoxha në një postim në Facebook ka ironizuar Gjykatën e Posaçme për vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri. Postimi i plotë: GJKKO kishte lajmëruar se vendimin për ish-ministrin Tahiri do ta jepte në orën 13:00. Ora po shkon 17:00 dhe gjykata e posaçme vazhdon të mbajë në pritje publikun, duke ja kaluar dhe Arbana Osmanit te Big Brother Vip… Mos u mendoni kaq gjatë zotërinj gjyqtarë, se me këtë ritëm, do të harroni për çfarë jeni mbledhur aty…

Read More

Anëtarët e familjes ruse, Natalia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov, u gjendën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit në Golem, ngjarje kjo që ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat hetimore dhe inteligjente të shtetit Shqiptar. Aktualisht prokuroria e Kavajës, që po udhëheq hetimin e këtij rasti, ka administruar të gjitha aktet e ekspertimit të kryera nga ekspertë privatë dhe shtetërorë, përfshirë dhe laboratorin toksik të Ushtrisë Shqiptare. Ora News mëson se duke filluar nga java e ardhshme, prokuroria do fillojë marrjen në pyetje të mbi 20 ekspertëve që kanë…

Read More

Karantina në Shqipëri për të prekurit me Covid do të ulet në 7 ditë. Burime zyrtare për Tv Klan bën me dije se Shqipëria do të ndjekë shembullin e shumicës së vendeve të tjera të Europës. Instituti i Shëndetit Publik ka bërë gati draft ndryshimet për masat antiCovid, që priten të rekomandohen në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, të prekurit me Covid janë të detyruar të qëndrojnë në kushte karantine në shtëpi dhe të shkëputen nga puna, 14 ditë. Pak ditë më parë, edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me…

Read More

Gazetari Ferdinand Dervishi i ka dërguar një foto Mit’hat Havarit, ish komisarit të famshëm të policisë, që tani është në pension, e cila i ka ngjallur këtij të fundit kujtime “të largëta”. Havari ka parë tek kjo foto një copëz të jetës së vet, por edhe një copëz të historisë së Shqipërisë. Ai ka qenë komisar në Shkodër në vitin 1998, dhe ndriçon më së pari kontekstin historik: “Ishin kohë të vështira, të mos them kohë lufte, nga njëra anë përballesha me bandat kriminale të atij qarku, përfshi dhe bandën kriminale brenda strukturës së policisë së shtetit që drejtohej nga…

Read More

Thomas Strakosha pritet të ndajë rrugët me Lazion në fund të këtij sezoni, pasi palët nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Portieri i kombëtares shqiptare largohet me parametra zero dhe shpesh ka pasur zëra për klube të Premier League të interesuara për shërbimet e tij. Së fundmi nga Italia ka lajme të reja. Napoli është klubi që po mendon ta transferojë Strakoshën, i cili kohët e fundit edhe po luan te Lazio.

Read More

Në Shqipëri janë rreth 60 mijë përdorues të drogave. Gjatë vitit 2021 pothuajse është dyfishuar numri i përdorueseve të heroinës. Në muajin e parë të vitit 2022 është shënuar viktima e radhës nga mbidoza e heroinës. REPORT TV sjell dëshmitë e dy përdorueseve të drogave, sfidat dhe shpresën se mund t’i rikthehen jetës normale. “Fillova të kuqen. Nga cigarja fillova varakun. Nga varaku, fillova shiringën. Kam shpëtuar nga vdekja 2-3 herë. Falë zotit jam sot gjallë”, tha Arjani.“Kam pasur një jetë plot me ngjyra. Tani nuk kam më asgjë”, tha Bledi. “Fenomeni tashmë është i pranishëm në çdo lagje tonën”,…

Read More

Analisti Artur Zheji mendon se rasti i Saimir Tahirit është dramatik, pasi ka shumë njerëz që kanë bërë shumë më tepër se ai dhe sot janë të lirë, madje bëjnë edhe politikë. “SPAK ka kërkuar 12 vite, ku dalin në 8 vite me gjykim të shkurtuar. Gjykata mund të marrë dhe një vendim tjetër, burgosje apo vuajtje dënimi në gjendje të lirë. Mendoj se rasti i Tahirit është një rast dramatik, sepse ka shumë njerëz që kanë bërë shumë më tepër se ai. Do dënohet për kanabizimin e Shqipërisë, kur ne e dimë që jo vetëm kanabizimi vazhdon, por gjithnjë…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një pjesë nga deklarata e një mbrëmje më parë në një intervistë për News24 ku theksonte se Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve. Kreu i Shtetit shprehet se fati i keq i Shqipërisë filloi me ndryshimet Kushtetuese PS-PD në vitin 2008 me listat e mbyllura. Postimi i Presidentit Ilir Meta: Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq,…

Read More

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje propozimet e degëve të PD-së për 6 kandidaturat për zgjedhjet e 6 marsit. Në Durrës, PD zyrtarizoi Luan Hotin; në Shkodër Xhemal Bushatin; në Dibër ishin negociatat e vështira dhe në fund u caktua Luan Haka; në Vorë u caktua Ymer Marku; në Rrogozhinë Ferdinand Saraçi; ndërsa në Bashkinë e Lushnjës do të kandidojë Indrit Sefa, i cili kohët e fundit mbajti postin e sekretarit për çështjet ligjore. Ndërkohë kryedemokrati Basha i ka quajtur zgjedhjet si të personalizuara të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta. Kjo, sipas Bashës, bëhet për të sulmuar Partinë…

Read More

Dashi Parashikohet një ditë mjaft komplekse. Venusi do ju bëjë disi të tensionuar në çdo drejtim të jetës, por kryesisht në dashuri. Bëni kujdes ndaj debateve dhe mundoheni që të mos ju dalë situata nga kontrolli. Kujdes edhe më të madh duhet të tregojnë ata persona që janë të ndarë mes dy historive. Demi Edhe nëse kjo është një javë pozitive, kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Mbani parasysh se ky për të lindurit e kësaj shenje është muaji i dashurisë dhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje të…

Read More

Një burri i jepet e drejta të të dhunojë në rast se ndodh që të lyesh flokët e të ndryshosh ngjyrën e tyre pa i kërkuar mendim dhe pa u këshilluar me të. Madje ky “gabim” është aq i rëndë sa ai mund të të përzërë nga shtëpia, të të kthejë tek prindërit dhe të të urdhërojë “reflekto”. Këto janë të drejtat që B.I nga Kamza i ka përsëritur duke shpjeguar se kulmi i debateve me bashkëshorten u shënua mbasi ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve. Të paktën ky është justifikimi i tij pranë policisë numër pesë e cila duke qenë…

Read More

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare, por sa të sigurtë jeni se vaji që përdorni çdo ditë është i pastër dhe pa hile? Në fakt ekziston një truk i thjeshtë i cili ju ndihmon të kuptoni nëse po konsumoni vaj ulliri të shëndetshëm apo një përzierje vajrash luledielli dhe kikiriku. Somelierja e vajit të ullirit Katerina Mountanos ndan metodën e saj për të provuar vërtetësinë e vajit të ullirit. Hidhni një gllënjkë vaj ulliri në një enë të vogël, mundësisht me fund të rrumbullakët (një gotë vere psh).…

Read More